Книга - Shkrimtari

a
A

Shkrimtari
Danilo Clementoni





Tabela e përmbajtjes




Parathënie (#ua1c05401-5d68-5362-b2d6-7a1d9d2d249b)

Ndodhitë e mëparshme (#u44ce07e0-ccb5-52db-adde-98cf9ad353b3)

Anija kozmike Theos – Evakuimi (#uec250227-d4e3-5ae0-b65a-88ad2c570590)

Tell el-Mukayyar – Vetëtimë në qiell (#udc0562c1-3530-51ca-94fb-463e61b5fcbe)

Anija gjashtë – Inspektimi hënor (#ubd07766d-2f02-557b-982b-94c347376348)

Tell-el-Mukayyar – Kontakti me Nibirun (#u67335628-6265-5811-bcfa-653af4ce93bf)

Pasadena, Kaliforni – Budallai (#u2ffa1976-bc7c-55ba-8e49-613d63bf9a79)

Yjësia e Arushës – Planeti Kerion (#u1d085e4e-e6f6-50f5-abb1-b546511934f8)

Tell-el-Mukayyar – Energjia e piramidave (#u89ea2166-a71e-5e9e-a916-bffd386b2bee)

Pasadena, Kaliforni – Lajmi (#u3ea0fcc4-fdcf-5c73-a747-1cdc86234842)

Planeti Kerion – Zbulimi tragjik (#uc6604f1e-9724-5f86-898d-f87d56b75527)

Tell-el-Mukayyar – Imazhet (#u0286aaed-e6ed-52c2-ba63-b8ca74bfd51e)

Pasadena, Kaliforni – Skuta (#ue6f7ac12-f7a2-5304-88ca-5ff644ed0056)

Planeti Kerion – Supremi TYK (#litres_trial_promo)

Tell-el-Mukayyar – Presidenti (#litres_trial_promo)

Pasadena, Kaliforni – Testi (#litres_trial_promo)

Planeti Kerion – Nisja (#litres_trial_promo)

Anija gjashtë – Rikuperimi (#litres_trial_promo)

Pasadena, Kalifornia – Riparimet (#litres_trial_promo)

Orbita e Saturnit – Mbërritja e TYK-së (#litres_trial_promo)

Tell-el-Mukayyar – Projektet (#litres_trial_promo)

Santa Monika, Kalifornia – Pritja (#litres_trial_promo)

Sistemi diellor – Urani (#litres_trial_promo)

Tell-el-Mukayyar – Dyshimi (#litres_trial_promo)

Santa Monika, Kalifornia – Denoncimi (#litres_trial_promo)

Sistemi diellor – Neptuni (#litres_trial_promo)

Ishulli Hawai – Surpriza gjatë natës (#litres_trial_promo)

Santa Monika, Kaliforni – Lajmi (#litres_trial_promo)

Nibiru – Mesazhi (#litres_trial_promo)

Nevada, Zona 51 – Komunikimi me Nibirun (#litres_trial_promo)

Pasadena, Kalifornia – Marrëveshja (#litres_trial_promo)

Sistemi diellor – Plutoni (#litres_trial_promo)

Nevada, Zona 51 – Plani “B” (#litres_trial_promo)

Los Anxheles, Kaliforni – Takimi (#litres_trial_promo)

Nibiru – Beteja finale (#litres_trial_promo)

Kanali i Siçilisë – Telandis (#litres_trial_promo)

Los Anxhelos, Kaliforni – Blerësi (#litres_trial_promo)

Baza sekrete e ELSAD-it – Mesazhi (#litres_trial_promo)

Telandis – Laboratorët (#litres_trial_promo)

Meksikë – Bahia de Kino (#litres_trial_promo)

Orbita e Jupiterit – Ndryshim plani (#litres_trial_promo)

Bahia de Kino – Kapja (#litres_trial_promo)

Uashington – Zyra Ovale (#litres_trial_promo)

Etiopia – Qyteti i Aksumit (#litres_trial_promo)

Etiopia, Aksum – Arka e Aleancës (#litres_trial_promo)

Aksum – Epafi (#litres_trial_promo)

Vendi i panjohur – Shkrimtari (#litres_trial_promo)

Zona 51 – Rikthimi (#litres_trial_promo)

Tell-el-Mukayyar – Lamtumira (#litres_trial_promo)

Referencat bibliografike (#litres_trial_promo)






Danilo Clementoni



Shkrimtari

Aventurat e Azakisit dhe Petrit



Titulli origjinal: Lo scrittore

Përkthyer nga: Gentian Cane Publikuar nga: Tektime


Ky libër është një vepër e fantazisë. Emrat, personazhet, vendet dhe organizatat e cituara janë fryt i imagjinatës së autorit dhe kanë për qëllim t’i japin vërtetësi rrëfimit. Çfarëdo analogjie me faktet apo me njerëz realë, të gjallë apo jo të gjallë është krejtësisht rastësore.

SHKRIMTARI

E drejta e autorit © 2016 Danilo Clementoni



Botimet: prill 2016

Redaktuar dhe shtypur në mënyrë të pavarur



facebook: www.facebook.com/libroloscrittore

blog: dclementoni.blogspot.it

e-mail: d.clementoni@gmail.com



Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet në ndonjë mënyrë, përfshi çfarëdo lloj sistemi mekanik dhe elektronik, pa autorizim paraprak me shkrim nga Botuesi, përveç përjashtimeve të bëra për pasazhe të shkurtra me qëllim rishikimi.



Ky është volumi i tretë i serisë

“Aventurat e Azakisit dhe Petrit” Në mënyrë që ta shijoni plotësisht këtë aventurë magjepsëse, para se të filloni leximin e këtij romani, do t’ju sugjeroja t’i hidhnit një sy volumit të parë të titulluar "”Rikthim në Tokë” dhe volumit të dytë të titulluar “Kryqëzim me Nibirun” (N.d.A.)


Bashkëshortes dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.



Një përqafim të veçantë për mamanë time dhe një puthje shumë të madhe për babanë tim, i cili ndërkohë që lëngonte i sëmurë në shtrat, me praninë dhe me vështrimin e tij të ngulët më nxiti që të vija të gjithë zemrën time në këtë rrëfim të mrekullueshëm.



Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.



Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.




Parathënie


Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët në planin e sistemit tonë diellor.

Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante të Nibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (“dita e dytë” e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si “zona e asteroideve” apo “Krahthi i Dërrmuar” siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, shumë kohë më parë Jupiteri arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.

Satelitët shkaktarë të katastrofës, përfshi ata që mbijetuan nga ish-Tiamati, në pjesën më të madhe “u degdisën larg” mbi orbitat e jashtme, duke formuar ato që sot i quajmë si “kometa”. Ndërsa pjesa që shpëtoi në pasazhin e dytë u vendos në një orbitë stabël midis Marsit dhe Venusit, duke e zhvendosur mbrapa satelitin e fundit të mbetur dhe duke shkuar kësisoj drejt formimit të asaj që ne sot e njohim si Toka, së bashku me shoqen e saj të pandashme Hënën.



Shenja e shkaktuar nga ai impakt kozmik, i verifikuar rreth 4 miliardë vite më përpara, është akoma edhe sot pjesërisht e dukshme. Pjesa e çjerrë e planetit aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga ujërat e atij që sot quhet Oqeani Paqësor. Ai zë rreth një të tretën e sipërfaqes së tokës me një shtrirje prej më shumë se 179 milionë kilometër katrorë. Në tërë këtë sipërfaqe të pafundme praktikisht nuk ka prezencë të tokave mbi nivelin e detit, por vetëm një gropë të madhe që shtrihet deri në thellësi që i kalon dhjetë kilometrat.



Aktualisht Nibiru, si konfiguracion, është shumë i ngjashëm me Tokën. Në dy të tretat e tij është i mbuluar nga ujërat, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga një kontinent i vetëm që shtrihet nga veriu në jug, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 milionë kilometra katrorë. Disa nga banorët e tij, prej qindra deri mijëra vitesh, duke përfituar nga afrimi ciklik i planetit të tyre me tonin, kanë bërë vizita në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë dhe madje në vetë evolucionin e racës njerëzore. Paraardhësit tanë i kanë quajtur në shumë mënyra, por ndoshta emri që i personifikon ata më tepër është “Zotat”.




Ndodhitë e mëparshme


Azakisi dhe Petri, dy alienët simpatikë dhe të pandarë protagonistë të kësaj aventure, u rikthyen në planetin Tokë pas një viti sipas viteve të tyre (3.600 vite tokësorë). Misioni i tyre ishte rimarrja e ngarkesës shumë të çmuar që, si pasojë e një keqfunksionimi në sistemin e tyre të transportimit, kishin qenë të detyruar ta braktisnin me nxitim gjatë vizitës së tyre të mëparshme. Por këtë herë, ata gjetën një popullatë tokësore mjaft ndryshe nga ajo që kishin lënë. Zakonet, veshjet, kultura, teknologjia, sistemet e komunikimit, armatimet, gjithçka ishte padyshim shumë ndryshe nga ajo çka kishin gjetur gjatë vizitës së fundit.

Me të mbërritur, ata ndeshën një çift tokësorësh: profesoreshën Elisa Hanter dhe kolonelin Xhek Hadson, të cilët i pritën me entuziazëm dhe, pas peripecive të panumërta, i ndihmuan që të çonin në fund misionin e tyre delikat.

Por ajo që dy alienët nuk do të kishin dashur kurrë që t’u thonin dy miqve të rinj ishte se, planeti i tyre mëmë Nibiru po afrohej me shpejtësi dhe se, brenda shtatë ditëve tokësore, do të kryqëzohej me orbitën e Tokës. Sipas përllogaritjeve të kryera nga Të Moshuarit, një nga shtatë satelitët e tij do të prekte planetin duke shkaktuar kësisoj një varg përmbysjesh klimaterike të krahasueshme me ato që, në pasazhin e mëparshëm, ishin përmbledhur në një përkufizim të vetëm unik: Përmbysja e Botës.



Në të dy episodet e mëparshme, (“Rikthim në Tokë” dhe “Kryqëzim me Nibirun”), protagonistët e kësaj aventure, pavarësisht vështirësive të panumërta, arritën të shpëtonin Tokën nga katastrofa por tanimë një aventurë e re po i priste akoma. Kthimi i Azakisit dhe Petrit në shtëpi u sabotua dhe një kërcënim akoma më i tmerrshëm po i afrohej gjithë sistemit diellor.

Në episodin e fundit e kishim lënë ekuipazhin e Theosit madhështor nën tension si pasojë e aktivizimit të papritur të proçedurës së vetëshkatërrimit të anijes kozmike dhe pikërisht këtu do të rifillojmë rrëfimin e kësaj aventure të re dhe fantastike.




Anija kozmike Theos – Evakuimi


«Të braktisim anijen» thirri Azakisi i dëshpëruar.

Urdhri i prerë i komandantit u përhap njëkohësisht nëpër të gjitha nivelet e Theosit. Ata pak pjesëtarë të ekuipazhit, pas një ngurrimi të vogël si fillim, zbatuan automatikisht proçedurën e evakuimit që e kishin simuluar shumë herë gjatë ushtrimeve të emergjencës.

«Tetëdhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi» njoftoi përsëri zëri i ngrohtë dhe i qetë femëror i sistemit qendror.

«Jepi Zak» bërtiti Petri. «Nuk nga mbetet shumë kohë, duhet t’ia mbathim.»

«Por nuk mund të bëjmë asgjë fare për të ndërprerë sekuencën?» ia ktheu Azakisi i mërzitur.

«Për fat të keq jo, miku im. Përndryshe do ta kisha bërë tashmë, si thua ti?»

«Por nuk është e mundur» tha komandanti ndërkohë që shoku i tij i aventurave po e tërhiqte prej krahu, në drejtim të modulit të komunikacionit të brendshëm numër tre.

«Në fakt, mund edhe të bëhet provë për të ndërprerë proçedurën në mënyrë manuale por do të duheshin të paktën tridhjetë minuta, dhe ne kemi a s’kemi një minutë kohë.»

«Prit, ndalo» thirri atëherë Azakisi duke u liruar nga shtrëngimi i fortë i mikut me vetëm një tërheqje të krahut. «Nuk mund ta lëmë të shpërthejë këtu. Vala e energjisë e shkaktuar nga shpërthimi do të arrinte në tokë brenda pak minutave dhe pjesa e ekspozuar e planetit do të preket nga një valë goditjeje gjigande që do të shkatërronte gjithçka që do hasë gjatë kalimit.»

«Tashmë e kam bërë gati komandimin e Theosit nga anija. Do ta zhvendosim sapo të kemi hipur, gjithmonë nëse ti luan nga vendi» e qortoi Petri ndërsa i kapte sërish krahun mikut të tij dhe e tërhiqte peshë në drejtim të modulit.

«Gjashtëdhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

«Po ku kërkon ta zhvendosësh?» vazhdoi Azakisi ndërkohë që dera e modulit të komunikacionit të brendshëm po hapej në kabinën e anijes në nivelin gjashtë. «Nuk do të mjaftojë një minutë për të arritur një distancë të tillë nga...»

«A do pushosh së dërdëllituri?» ia preu fjalën Petri. «Mbylle sqepin dhe ulu aty. Tani do merrem unë me këtë.»

Azakisi, pa dhënë asnjë koment tjetër, iu bind urdhrit dhe zuri vend mbi kolltukun ngjyrë gri në krah të panelit qendror. Ashtu siç kishte bërë me dhjetëra herë në situata po kaq të rrezikshme, vendosi t’i besonte plotësisht aftësisë dhe eksperiencës së shokut të tij. Ndërkohë që Petri, gjithë zell, merrej me një sërë hologramesh manovrimi tredimensionale, mendoi të kontrollonte se si kishte përfunduar evakuimi i pjesës tjetër të ekuipazhit, duke kontaktuar ndërkohë pilotët një e nga një. Në pak sekonda konfirmuan shkëputjen e anijeve nga anija kozmike mëmë. Ishin duke u larguar me shpejtësi. Komandanti nxori një frymëmarrje të thellë prej lehtësimit dhe e drejtoi sërish vëmendjen tek manovrat mjeshtërore të mikut të tij.

«Tridhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

«Dolëm jashtë» u shpreh Petri. «Tani po zhvendos Theosin.»

«Çfarë mund të bëj për të të ndihmuar?»

«Asgjë, mos u bëj merak. Je në duar të sigurta» dhe i shkeli syrin e djathtë, ashtu siç ia kishin mësuar miqtë e tij tokësorë. «Do ta pozicionoj anijen pas hënës. Që aty nuk do të mund të shkaktojë asnjë dëm.»

«Dreq» u shpreh Azakisi. «Nuk më kishte ardhur fare në mend.»

«Po për këtë gjë jam këtu, apo jo?»

«Vala e shpërthimit do të përplaset mbi satelitin i cili do të thithë të gjithë energjinë. Je fenomen miku im.»

«Dhe që natyrisht nuk do të shkaktojë dëme në hënë» vazhdoi Petri. «Atje nuk ka gjë tjetër përveçse shkëmbinj dhe kratere.»

«Dhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

«Pothuajse ia dola...» foli Petri me një fije zëri.

«Tre... Dy... Një...»

«U krye. Theosi është në pozicion.»



Tamam në këtë moment, mbi faqen e padukshme të Hënës, në kordinatat gjerësi gjeografike 24,446471 dhe gjatësi gjeografike 152,171308 në gradë dhjetore, pikërisht në vendin ku tokësorët e kishin quajtur krateri Komarov, u vu re një lëvizje e pazakontë telurike. Mbi sipërfaqen e shkretuar dhe me gunga të kraterit, sikur të qe futur me forcë një teh i stërmadh i padukshëm, u hap një çarje e madhe dhe e thellë nga konturet jashtëzakonisht të përsosura. Menjëherë pas kësaj, sikur të qe goditur direkt në brendësi të kraterit, kërceu jashtë me forcë një objekt i pazakontë në formë vezake me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe u drejtua për nga hapësira, me një trajektore në pjerrësi tridhjetë gradë nga drejtimi vertikal. Objekti vazhdoi të ishte i dukshëm vetëm për pak sekonda para se të zhdukej përfundimisht në një vetëtimë drite në ngjyrë kaltëroshe.



Nga e çara në formë eliptike që të lejonte të shikoje përjashta, një dritë verbuese ndriçoi hapësirën e zezë dhe të ftohtë aty jashtë, duke e pushtuar anijen nga brenda me një dritë thuajse ireale.

«Miku im, si thua sikur të lëvizim që këtej?» sugjeroi Azakisi shumë i merakosur, ndërkohë që sodiste valën e energjisë që po zmadhohej dhe po afrohej me shpejtësi afër vendit ku gjendeshin.

«Më ndiqni» bërtiti Petri tek komunikuesi, duke iu drejtuar pilotëve të anijeve të tjera. Pastaj, pa folur më tej, manovroi mjetin dhe e zhvendosi atë me shpejtësi duke e fshehur pas faqes së hënës që është gjithmonë e kthyer në drejtim nga Toka. «Mbahuni fort» shtoi, ndërkohë që kapej fort pas krahëve të karriges së komandimit ku ishte ulur.

Në heshtje absolute, pritën që të kalonin sekonda pa fund, me vështrimin e ngulitur mbi ekranin qendror, duke shpresuar se zhvendosja e papritur e Theosit do të arrinte të shmangte një katastrofë në Tokë.

«Vala e energjisë po përhapet në hapësirë» foli Petri me qetësi. Bëri një pauzë të shkurtër pastaj, pasi kishte verifikuar një varg mesazhesh të pakuptueshme të shfaqur në hologramet që kishte përpara, shtoi «Dhe hëna e ka thithur në mënyrë të përsosur atë pjesë të drejtuar nga planeti.»

«Bah, më duket se ke bërë tamam një punë të shkëlqyer, plako» komentoi Azakisi pasi kishte rifilluar përsëri të merrte frymë.

«E vetmja që është rrezikuar vërtet ka qenë hëna e gjorë. Ka marrë tamam një goditje të mirë.»

«Mendo se çfarë mund të kishte ndodhur nëse vala do të arrinte mbi Tokë.»

«Do të kishte bërë fërtele gjysmën e planetit.»

«A jeni të gjithë mirë?» nxitoi të pyeste Azakisi, përmes komunikuesit, të gjithë pilotët e tjerë të cilët, duke ndjekur manovrat e Petrit, i kishin pozicionuar edhe anijet e tyre që mos dukeshin nga sateliti. Në vazhdim erdhën përgjigje qetësuese dhe, pas konfirmimit të komandantit të fundit mbi gjendjen e shkëlqyer si të ekuipazhit ashtu edhe të mjetit, u lëshua rëndë mbi shpinën e kolltukut dhe nxori të gjithë ajrin që kishte brenda në mushkëri.

«Vajti mirë» komentoi Petri i kënaqur.

«Ashtu është, po si do t’ia bëjmë tani? Theosi nuk është më. Si do të kthehemi në shtëpi?»




Tell el-Mukayyar – Vetëtimë në qiell


Në bazën e kampit të profesoreshës Elisa Hanter, macka Lulù, pasi kishte zbritur nga krahu i arkeologes, nisi të vërtitej me nervozizëm rreth e qark me vështrimin e ngulitur drejt qiellit. Dielli ishte duke perënduar dhe një hënë shumë e bukur thuajse e plotë ishte tashmë lart në horizont.

«Lulù, çfarë ke?» pyeti Elisa paksa e merakosur, e kthyer nga macka e saj nervoze.

«Duhet të jetë e trishtuar pasi do ta ketë kuptuar se miqtë tanë u larguan» komentoi Xheku fare shkurt, duke u përpjekur ta ngushëllonte me ndonjë fërkim poshtë mjekrës.

Fillimisht macka u duk se po i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes, duke mjaullitur dhe fërkuar turirin tek dora e madhe e kolonelit. Por papritur, ngriu në vend, bëri një qëndrim të pazakontë dhe ktheu vështrimin në drejtim të satelitit të zbehtë të Tokës. Të dy, gjithë kureshtje nga ajo sjellje e çuditshme e saj, u kthyen instiktivisht edhe ata në po atë drejtim. Ajo që panë pas pak çastesh i la gati pa frymë. Një shkëlqim verbues jonormal u duk sikur mbështolli hënën. Një dritë shumë e bardhë, që u përhap në një sipërfaqe dhjetë herë më të madhe se diametri i satelitit, formoi një tip kurore përreth saj. Kjo zgjati vetëm pak sekonda por thuajse ngjante sikur një diell tjetër ishte shfaqur papritmas në qiellin e mugëtirës, duke ndriçuar të gjithë zonën me një dritë aspak natyrale.

«Po ça dreqin...» arriti vetëm të pëshpëriste koloneli i shtangur.

Ashtu siç ishte shfaqur, drita jonormale u venit dhe u duk se gjithçka u kthye tamam si më parë. Hëna ishte gjithmonë aty dhe dielli vazhdonte me përtaci zbritjen e tij mbrapa dunave që dalloheshin në horizont.

«Po ça ka qenë vallë?» pyeti Elisa me habi.

«Nuk kam as idenë më të vogël.»

«Për një çast pata frikë se mos shpërthente hëna.»

«Qe me të vërtetë e jashtëzakonshme» u shpreh koloneli ndërkohë që, me dorën e vendosur mbi vetull, vështronte qiellin e kthjellët në kërkim të ndonjë shenje.

«Azakisi... Petri...» foli Elisa papritur. «Duhet t’u ketë ndodhur diçka, e ndjej.»

«Ec tani, mjaft me këto. Ndoshta ka qenë vetëm efekti i ndezjes së motorëve të anijes së tyre.»

«Nuk është e mundur. Ngjante fiks si një eksplozion i vërtetë. Ti duhej të dije diçka më shumë se unë në fushën e materies, apo jo?»

«Zemër» komentoi me durim koloneli. «Për të parë pasojat e një eksplozioni të tillë nga gjithë kjo largësi, mbi hënën do të ishin dashur të shpërthenin njëkohësisht të paktën njëqind bomba atomike ose ndoshta edhe një mijë të tilla.»

«Po ça ka ndodhur atëherë?»

«Mund të provojmë të pyesim miqtë tanë ushtarakë. Fundja unë jam akoma pjesë e ELSAD-it. Me gjithë ato pajisje të drejtuara nga qielli, një ngjarje e këtillë natyrisht që nuk do t’u ketë shpëtuar.»

«Edhe Lulùja i ra në të.»

«Besoj se kjo mackë është shumë më inteligjente nga ne të dy të marrë së bashku.»

«Kafshët shtëpiake janë një racë superiore» tha Elisa ndërkohë që po merrte sërish mackën në krahë. «Akoma nuk e kishe kuptuar?»

«Tamam. Me duket se edhe egjiptianët e lashtë i adhuronin gati si perëndi.»

«Fiks ashtu është, i dashur» tha Elisa, e gëzuar që diskutimi ishte futur në një fushë që e njihte më së miri. «Bastet, për shembull, ishin një nga perënditë më të rëndësishme dhe më të adhuruara të fesë së lashtë egjiptiane, portretizuar ose me pamje femërore dhe kokë maceje ose direkt si mace. Në origjinë Bastet ishin një perëndi e kultit të diellit por me kalimin e kohës u bënë gjithnjë e kultit të hënës. Në kohën kur ndikimi grek u shtri mbi shoqërinë egjiptiane, Bastet përfundimisht u bënë thjesht një Perëndi hënore, në atë që Grekët e identifikonin me Artemidën, personifikimi i "Hënës që zmadhohet".»

«Po, në rregull. Faleminderit për leksionin, e nderuara profesoreshë» tha Xheku me ironi, duke e vënë theksin tek ajo ça tha dhe duke bërë një përkulje të lehtë. «Por tani të mundohemi të kuptojmë se çfarë dreqin po ndodh aty lart. Po bëj nja dy telefonata.»

«Kur të duash, jam gjithmonë në dispozicionin tënd, zemër» iu përgjigj Elisa, duke ngritur ngadalë zërin ndërkohë që koloneli largohej në drejtim të tendës laboratorike.

Lulùja, që kishte rënë prapë në qetësi, me sytë e mbyllur i gëzohej ledhatimeve pa masë që po i jepte mikesha e saj.




Anija gjashtë – Inspektimi hënor


Pasi dora e padukshme e frikës që i kishte trazuar stomakun më në fund vendosi ta linte të qetë, Azakisi kishte nisur të vërtitej me nervozizëm përgjatë kabinës së anijes duke belbëzuar fjalë pa kuptim.

«A do pushosh së vërtituri rreth e rrotull si një turrjelë?» e qortoi Petri. «Kështu do konsumosh dyshemenë dhe do përfundojmë duke fluturuar nëpër hapësirë si dy satelitë të vjetër jashtë përdorimit.»

«Po si ia del që të jesh kaq i qetë? Theosi përfundoi i shkatërruar, gjendemi me miliona kilometra nga planeti ynë mëmë, nuk mund të kontaktojmë me asnjeri gjithashtu, edhe nëse do të arrinim, do të ishte e pamundur që të vinte të na merrte dikush, dhe ti? Je shtrirë sa gjatë e gjerë në kolltuk si të gjendeshe me pushime dhe të ishe ulur mbi shkëmbinjtë në gjirin e Saraanit për të shijuar pamjen e perëndimit të diellit.»

«Rri i qetë plako, rri i qetë. Do ta shohësh se një zgjidhje do ta gjejmë.»

«Për momentin nuk më vjen në mend asnjë zgjidhje.»

«Sepse je i acaruar. Janë valët gama që po lëshon ai truri yt i gjorë dhe i tensionuar dhe që të pengojnë të llogjikosh me kthjelltësi.»

«A thua?»

«Sigurisht» iu përgjigj Petri me një buzëqeshje rrëzëllitëse. «Hajde dhe ulu pranë meje, merr frymë mirë dhe mundohu të relaksohesh. Do ta shohësh se në një kohë shumë të shkurtër gjithçka do të marrë tjetër formë.»

«Do të jetë ashtu siç thua ti, miku im» tha Azakisi ndërkohë që, duke ndjekur këshillën e shokut, e lëshoi trupin mbi kolltukun ngjyrë gri të pilotit të dytë «por në këtë moment mund të bëj gjithçka me përjashtim të relaksit.»

«Nëse më premton se do qetësohesh, do të të lejoj edhe të pish një nga ato shpifësirat që mban gjithmonë me vete.»

«Bah, mund të ishte madje një mendim i mirë. Jam i sigurt se do më ndihmonte ndopak.» Duke thënë kështu, nxori nga xhepi një cigare të gjatë të errët të dredhur me dorë dhe, pasi i preu anët me një mjet të çuditshëm shumëngjyrësh, e vuri në gojë dhe e ndezi. E thithi shpejt disa herë duke i lënë shtëllungat e vogla të tymit kaltërosh të përhapeshin nëpër dhomë. Me një kërcitje të lehtë, sistemi automatik i pastrimit të ajrit në anije u aktivizua. Në fare pak çaste tymi u zhduk dhe bashkë me të edhe aroma e athët dhe e sheqerosur.

«Por, nuk është e drejtë kështu» u shpreh Azakisi që tashmë kishte filluar t‘i kthehej sërish humori. «Më kishte dalë nga mendja që sistemet tona të pastrimit qenkan shumë efiçentë.»

«I ke projektuar ti vetë» ia ktheu Petri. «Nuk mund të ndodhte ndryshe.»

Tensioni dukej se po zbutej dalngadalë.

«Le të shohim se si është situata» propozoi Azakisi ndërkohë që akoma me cigaren mes buzëve, aktivizonte një sërë hologramesh që u pozicionuan në ajër rreth e përqark dy alienëve. «Kemi katër anije në gjendje pune duke përfshirë edhe tonën. Theos-2 tashmë ka zbritur mbi Nibir dhe të dy janë jashtë rrezes së veprimit të sistemit të komunikimit me vorbullat e dritës.» Nxori nja dy shtëllunga tymi, pastaj vazhdoi «Furnizimi me karburant dhe ushqime është në nëntëdhjetë e nëntë përqind.»

«Të lumtë, po shoh se je duke marrë kontrollin e situatës. Vazhdo» e inkurajoi Petri i kënaqur.

«Të gjashtë pjesëtarët e mbetur të ekuipazhit janë në gjendje të shkëlqyer. Mbrojtëset dhe armatimet janë në efiçencë maksimale. Problemi i vetëm është që nuk kemi më një H^COM për të kontaktuar të Moshuarit që edhe t’u raportojmë për situatën.»

«Këtu gabohesh» i tha Petri.

«Çfarë kërkon të thuash?»

«Dua të them se është akoma edhe një H^COM që funksionon.»

«Por i vetmi që kishim u bë copë copë me anijen kozmike.»

«Po ai që i kemi lënë tokësorëve?»

«Ça dreqin, ke të drejtë. Më kishte dalë nga mendja. Duhet të kthehemi tek ata dhe të na e japin.»

«Merre shtruar, plako. Kemi kohë për këtë. Unë të parën gjë që do bëja, do shkoja për një shëtitje në hënë për të parë nëse arrijmë të rikuperojmë ndonjë pjesë nga anija jonë e mrekullueshme që ti e çove me gëzim drejt shkatërrimit të plotë.»

«Unë? E ç’hyj unë këtu? Ishe ti që e hodhe në erë aty lart.»

«Dhe kush ishte ai që humbi sistemin e pultit të kontrollit?»

«Po ai ishte faji yt. Metoda e lidhjes ishte difektoze.»

«Në rregull, në rregull. Ajo që ndodhi, ndodhi. Tani të përpiqemi t’i japim zgjidhje kësaj situate. Edhe pse jam një optimist i pandreqshëm, për momentin nuk arrij të shoh zgjidhje gjeniale.»

«Do të jenë valët gama» u përgjigj Azakisi duke ia kthyer shokut të vet me të njëjtën monedhë. «Duke supozuar gjithmonë se ato katër neurone që sorollaten në kokën tënde të zbrazët janë akoma në gjendje të transmetojnë.»

«Pas kësaj shakaje fare pa kripë mund të njoftoj më në fund se Zaku i vjetër është sërish mes nesh. Mirë se u ktheve.»

«Aëherë, a do ta çosh këtë anije tek vendi i eksplozionit pa na përplasur pas ndonjë mali hënor?»

«Sigurisht shef. Nën urdhrat e tua» u shpreh Petri duke imituar paksa mënyrat ushtarake që i kishte parë të përdoreshin shpesh nga miqtë e tij tokësorë. «Destinacioni në hënë» shtoi me gëzim, pasi kishte ndezur motorët dhe vendosur itinerarin në drejtim të satelitit.



U deshën vetëm nja dy minuta për të mbërritur në vendin ku ishte shpërbërë Theosi. Anija nisi të mbikqyrte me ngadalë zonën në faqen e padukshme të Hënës që kishte pësuar goditjen si pasojë e eksplozionit. Terreni, normalisht me shumë gunga dhe plot me kratere të shkaktuara nga goditjet e vjetra të qindra meteoritëve që, në miliona vjet e kishin bërë shoshë fare, tani dukej çuditërisht i sheshtë dhe i lëmuar në afro gjashtëqind kilometra katrorët e tij. Vala e energjisë së gjeneruar nga shpërthimi kishte bërë copë e çikë gjithçka që gjendej aty. Shkëmbinj, kratere dhe gropa nuk ekzistonin më. Dukej sikur kishte kaluar mbi të një rul gjigand, duke lënë pas vetes një sipërfaqe të pamasë me rërë të butë ngjyrë gri.

«E pabesueshme» foli Petri. «Duket sikur po fluturojmë sipër shkretëtirës së pafund të Siharit në Nibir.»

«Kemi shkaktuar një katastrofë të madhe» tha Azakisi i dëshpëruar.

«Jo, ore jo. Nuk e sheh sa i bukur është tani peisazhi? Më përpara sipërfaqet kishin më shumë rrudha se i Moshuari ynë Suprem, ndërsa tani është e lëmuar si lëkura e një fëmije.»

«Nuk më duket se ka ngelur shumë nga anija jonë e dashur kozmike.»

«Po bëj një kontroll të imtësishëm të zonës por shumica nga ato që kam gjetur janë copa të madhësisë vetëm disa centimetra kub.»

«Nuk ka ç’të thuash. Sistemi i vetëshkatërrimit ka funksionuar shkëlqyeshëm.»

«Ej Zak» tha papritur Petri. «Sipas teje, kjo çfarë është?» dhe tregoi një pikë të errët mbi ekranin qendror.

«E nga ta di... Nuk shihet mirë. Ça thonë sensorët?»

«Nuk po zbulojnë dot gjë. Sipas tyre aty nuk ka asgjë përveç rërës por mua më duket se shoh edhe diçka tjetër.»

«Është e pamundur që sensorët nuk po zbulojnë dot gjë. Provo të bësh një test të kalibrimit.»

«Më jep vetëm një sekondë.» Petri u mor me një sërë komandash holografike pastaj u prononcua «Parametrat janë në normë. Duket se gjithçka po funksionon mirë.»

«E çuditshme... E provojmë t’i afrohemi pak.»

Anija numër gjashtë lëvizi ngadalë në drejtim të atij objekti të çuditshëm që ngjante se po dilte nga shtresa e pluhurit dhe e rërës gri.

«Zmadhim maksimal» urdhëroi Azakisi. «Po ça është ajo?»

«Me aq pak sa arrihet të shihet, duket si një pjesë e një strukture artificiale» guxoi të thoshte Petri.

«Artificiale? Besoj se asnjë prej nesh nuk ka instaluar ndonjëherë diçka të tillë në hënë.»

«Ndoshta kanë qenë tokësorët. Më duket se kam lexuar diku se ata kanë kryer disa misione në këtë satelit.»

«Gjëja padyshim e çuditshme është se sensorët nuk po zbulojnë asgjë nga ajo që po na shohin sytë.»

«Nuk di ç’të të them. Ndoshta janë dëmtuar nga shpërthimi.»

«Po edhe nëse është bërë tani një test dhe gjithçka rezulton në rregull» këmbënguli Azakisi në mëdyshje.

«Atëherë ajo gjëja që po shohim duhet të jetë bërë nga ndonjë lloj materiali i panjohur për ne dhe që sensorët tanë nuk janë në gjendje ta ekzaminojnë.»

«Do të më thuash se tokësorët kanë arritur të shpikin një përbërje që nuk e njohim as ne, e kanë sjellë këtu lart dhe që kanë ndërtuar një bazë ose diçka të ngjashme me të?»

«Dhe, për më tepër që tani ne ia kemi prishur» komentoi Petri i dëshpëruar.

«Miqtë tanë nuk reshtin kurrë duke na surprizuar, hë?»

«Është e vërtetë... Bah, shëtitjen e vockël e bëmë të tërën. Do thoja që ta lëmë për momentin. Kemi gjëra akoma më të rëndësishme për të bërë tani. Si thua shefo?»

«Them se ke plotësisht të drejtë. Duke parë se nga Theosi nuk duket të ketë mbetur ndonjë gjë që mund të hyjë në punë, mendoj se edhe mund të ikim prej këndej.»

«Itinerari në drejtim të Tokës?»

«Kthehemi në kampin e Elisës dhe të përpiqemi të përdorim H^COM-in e tyre për të hyrë në kontakt me Nibirun.»

«Po shokët tanë të udhëtimit? Nuk mund t’i lëmë aspak këtu lart» tha Petri.

«Duhet të rregullojmë një bazë mbështetëse në Tokë. Mund të ngremë ndonjë lloj kampi afër me atë të miqve tanë.»

«Më duket ide e shkëlqyer. Të njoftoj pjesën tjetër të ekuipazhit?»

«Po. Jepu atyre kordinatat e kampit të gërmimeve dhe kërkoju që të organizojnë përgatitjen e një strukture emergjence. Ne do të zbresim të parët dhe do të përpiqemi që të kontaktojmë me të Moshuarit.»

«Nisemi» tha Petri gjithë gëzim. «Dhe të mendosh se, deri para pak minutave, isha në merak se si do të mundja të kapërceja mërzinë që do më kaplonte gjatë udhëtimit të kthimit.»

Në të njëjtin çast, në një largësi prej afro 500 U.A. nga dielli ynë, një objekt i çuditshëm me formë vezake u shfaq praktikisht nga hiçi, i paraprirë nga një vetëtimë kaltëroshe që theu të zezën absolute të hapësirës kozmike. U zhvendos në vijë të drejtë për afro njëqind mijë kilometra me një shpejtësi të jashtëzakonshme para se të zhdukej sërish, i përpirë nga një tip vorbulle gjigande në ngjyrë argjendi me reflekse prej ari. E gjitha kjo zgjati vetëm pak sekonda, pas së cilës, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai vend aq i largët dhe i shkretë i hapësirës së thellë u zhyt prapë në qetësinë e plotë ku ishte gjendur deri më tani.




Tell-el-Mukayyar – Kontakti me Nibirun


«Po, kolonel» foli me ton shumë të zbutur, një zë nga ana tjetër e telefonit. «Është vënë re, nga disa pika vrojtimi në tokë, një vetëtimë e panatyrshme që ka të ngjarë të jetë lëshuar nga hëna.»

«Por hëna nuk lëshon “vetëtima”» ia ktheu Xheku duke kundërshtuar.

«Për këtë keni të drejtë, zotëri. Mund t’ju them vetëm se shkencëtarët tanë janë akoma duke analizuar të dhënat e përftuara me qëllim që të zbulojnë shkakun.»

«Domethënë, nuk keni marrë vesh ndonjë gjë.»

«Bah, unë nuk do ta kisha thënë kështu por besoj se konkluzioni juaj mund të konsiderohet i drejtë.»

«Po si flet edhe ky» i tha Xheku Elisës e cila ishte afruar aty dhe ndërkohë, mbylli me dorë celularin e mikrofonit. «Në rregull. Faleminderit për informacionin» vazhdoi. «Ju lutem të më kontaktoni sapo të kemi lajme të tjera.»

«Do ta kemi në vëmendje, zotëri. Mirupafshim dhe ditë të mbarë» dhe mbylli këtu bisedën.

«Ça të thanë?» e pyeti profesoresha.

«Po ja, duket se ka ndodhur diçka e pazakontë aty lart por askush nuk ka gjetur ndonjë shpjegim të saktë.»

«Jam gjithmonë e më e bindur se miqve tanë u ka ndodhur diçka.»

«Ec pra, mos bëj kështu. Kushedi se ku do kenë arritur ata tani me atë anijen e tyre fantastike.»

«Shpresoj vërtet me gjithë zemër por vazhdoj të kem një parandjenjë të pazakontë.»

«Dëgjo, për të hequr çdo dyshim, përse nuk përdorim atë pajisjen që na lanë dhe të provojmë të lidhemi me ta?»

«Por, nuk e di... Ata u shprehën se do të mund ta përdornim vetëm kur të mbërrinin në planetin e tyre... Nuk besoj se...»

«Shko merre dhe boll më» ia preu shkurt koloneli. Pastaj duke e kuptuar se ndoshta kishte qenë pakëz i ashpër, shtoi një «Të lutem» duke e shoqëruar pastaj me një buzëqeshje rrëzëllitëse.

«Në rregull. Nuk ka ku shkon më keq» tha Elisa ndërkohë që po nisej të merrte H^COM-in portabël. U kthye gati menjëherë dhe, pasi kishte rregulluar pakëz flokët e gjata, vuri përsipër atë lloj kokore të çuditshme dhe të rëndë.

«Më patën thënë që të shtypnim atë butonin aty» tha Xheku duke treguar butonin. «Pastaj sistemi do të bënte gjithçka vetë.»

«Ça të bëj, ta shtyp?» pyeti Elisa me mëdyshje.

«Jepi pra, çfarë do që të ndodhë?»

Arkeologia shtypi butonin dhe, ndoshta duke i theksuar fjalët ca si tepër, tha «Alo? Më dëgjoni?»

Ndenji në pritje por asnjë përgjigje nuk mori. Priti akoma edhe disa çaste pastaj e provoi përsëri. «Alo... Alo... Petri, a je aty? Unë nuk dëgjoj asgjë.»

Elisa priti edhe disa çaste të tjera pastaj zgjati krahun dhe rrudhi supet.

«Shtype përsëri atë butonin» sugjeroi koloneli.

Provuan të përsërisnin proçedurën edhe disa herë të tjera por nga sistemi i komunikimit nuk erdhi për dreq as edhe një fishkëllimë fare e vogël.

«Nuk kemi ç’të bëjmë. Ndoshta diçka u ka ndodhur vërtet» pëshpëriti Elisa ndërkohë që hiqte H^COM-in nga koka.

«Ose ndoshta nuk kanë arritur akoma në fushën e veprimit të kësaj pajisjeje.»

Koloneli ende nuk e kishte mbaruar fjalën e fundit kur një zhurmë e çuditshme që vinte nga jashtë u tërhoqi vëmëndjen.

«Shiko Xhek» i tha Elisa me habi ndërkohë që zgjaste kokën nga tenda. «Sferat... Po riaktivizohen.»

Me zemrën në grykë, vrapuan të dy jashtë dhe, për habinë e tyre, panë piramidën virtuale të zbritjes që po merrte sërish formë. Miqtë e tyre po ktheheshin.

«A e pe se nuk janë hedhur në erë» tha Xheku i qetësuar.

«Ndoshta kanë harruar ndonjë gjë.»

«E rëndësishme është që janë mirë. Tani të mundohemi që të ruajmë qetësinë. Pas pak do të marrim vesh se çfarë ka ndodhur me të vërtetë.»

Proçedura e zbritjes u krye rregullisht dhe, në shumë pak kohë, figurat gjigande të dy alienëve u shfaqën tek platforma e zbritjes.

«Përshëndetje djema» bërtiti Petri duke tundur dorën e madhe sipër kokës.

«Po ça dreqin po bëni akoma këtu?» pyeti Xheku, ndërkohë që të dy po mbërrinin në tokë me anë të strukturës së lëvizshme.

«Po e ndjenim mungesën tuaj» iu përgjigj Petri ndërkohë që zbriste nga ai tip ashensori dhe më pas preku tokën, i ndjekur menjëherë nga shoku i tij i aventurave.

«Po bëheshim merak» tha Elisa më në fund e lehtësuar. «Kemi qenë dëshmitarë të diçkaje të pazakontë që ndodhi në hënë pak më parë dhe patëm frikë vërtet se mos ju kishte ndodhur ndonjë e keqe.»

«Për fat të keq e dashur, ka ndodhur vërtet diçka e keqe» tha Azakisi me një pamje të hidhëruar.

«Ja pra, e merrja me mend» tha Elisa. «Një zë brenda meje më thoshte diçka. Po ça ka ndodhur?»

«Ndodhi gjithçka krejt papritur.»

«Atëherë, do flasësh apo jo? Ec pra, mos na lër të rrimë nën tension. Na i thuaj të gjitha, tani.»

«Anija jonë nuk është më» i tha Azakisi me një frymë.

Të dy tokësorët u panë të shtangur për një çast. Pastaj qe Xheku që mori fjalën duke thënë «Po bën shaka? Çfarë do të thotë kjo që “nuk është më”?»

«Do të thotë se, në këtë moment, copëza më e madhe e Theosit mund të rrijë qetë qetë në majën e gishtit tënd tregues.»

«Po si është e mundur të ndodhë? Dhe pjesa tjetër e ekuipazhit ku gjendet? A janë mirë të gjithë?»

«Po, mirë janë, faleminderit. Tani ndodhen tek tre anijet e tjera dhe pas pak do të vijnë edhe ata këtu. Nëse nuk ju vjen keq, do të përgatisim këtu një strukturë emergjence dhe do të mundohemi të sistemohemi në ndonjë farë mënyre.»

«Po sigurisht, ça problemi ka» tha Xheku. «Do t’ju japim të gjithë ndihmën e mundshme. Nuk është fare nevoja ta kërkoni.»

«Si përfundim» shfryu Elisa e cila nuk po arrinte më të frenonte kureshtjen. «A do na e thuash apo jo se ça ka ndodhur aty lart?»

«Është një histori paksa e gjatë» tha Azakisi duke u vënë të ulej mbi një bidon llamarine të kthyer përmbys. «Rehatohuni.»



Pas nja dhjetë minutave, alieni u kishte rrëfyer atyre të gjithë historinë. Që nga humbja e sistemit të kontrollit në largësi, deri tek përpjekja për çaktivizimin e tij. Që nga pakujdesia e treguar për mosgjetjen e objektit të humbur, deri në riaktivizimin e papritur të instrumentit që kishte sjellë pastaj fillimin e proçedurës së vetëshkatërrimit.

«Po është e pabesueshme» u shpreh Elisa gjithë habi. «Kush mund të ketë qenë ai që shkaktoi një katastrofë të tillë?»

«Ka të ngjarë» tha Azakisi «që dikush ta ketë gjetur atë objektin e çuditshëm dhe i është vënë punës për të studiuar karakteristikat e tij. Pastaj do ketë gjetur ndonjë informacion në mes të miliona të dhënave që kemi shkarkuar në serverat tuaj, pra në njëfarë mënyre, do ketë arritur që ta ndezë përsëri, duke shkaktuar atë që tashmë dihet.»

«Ça dreqin» murmuriti koloneli i mërzitur. «Ngjan si një histori aq absurde... Dhe ju, duke e ditur rrezikshmërinë e një pajisjeje të tillë, nuk bëtë asgjë për ta gjetur prapë?»

«Faji qe i imi» tha Petri, duke u futur në diskutim. «Besoja se e kisha çaktivizuar plotësisht dhe mendoja se asnjë tokësor, edhe nëse do ta kishte gjetur prapë, nuk do të qe në gjendje ta riaktivizonte.»

«Ndërsa në fakt ndodhi» shtoi Xheku. «A e keni idenë se ku ua kanë marrë?»

«Sinqerisht pandehnim se e kishim humbur gjatë rikuperimit të kristalit të Zenios por, me shumë gjasa, duhet të ketë përfunduar në ndonjë vend shumë më të populluar. Aty poshtë nuk kishte asnjeri.»

«Zak, më erdhi një mendim» thirri Petri duke u ngritur në këmbë. «Besoj se, duke u përpjekur pak, ndoshta mund të rikthehemi te momenti kur pulti i kontrollit u zhduk nga rripi yt i mesit.»

«Tashmë nuk ka edhe aq rëndësi por duhet të them se edhe unë jam pak kureshtar.»

«Në rregull. Atëherë para së gjithash, të shohim që të informojmë të Moshuarit mbi situatën tonë dhe sapo të kemi mbaruar me këtë, do të përpiqem ta gjej këtë informacion.»

«Elisa» foli atëherë Azakisi. «Për fat të keq i vetmi H^COM që kishim, përfundoi copë e çikë bashkë me Theosin. A do mund të na jepje atë që të lamë para se të niseshim?»

«Po thua për kokoren? Sigurisht që po. Po e sjell menjëherë.»

«Për fat të keq, gjendja është e rëndë» pëshpëriti Azakisi i kthyer nga koloneli, sapo Elisa u largua aq sa nuk mundej të dëgjonte dot. «Edhe nëse arrijmë të lidhemi me të Moshuarit, mundësitë që kemi për t’u kthyer në planetin tonë praktikisht janë zero.»

«Por nuk mund të dërgojnë dikë që t’ju marrë? Edhe Zaneki ka një anije si e juaja apo gaboj?»

«Për fat të keq motorët e anijes së tij janë shumë më pak të fuqishëm se të anijes sonë. Prandaj dhe iu desh në fakt që të nisej menjëherë pas kalimit të Kodonit. Nëse nuk do të nisej në atë moment, nuk do të ishte më në gjendje të kapte Nibirun që po largohej me shpejtësi. Ne mundëm të qëndronim këtu shumë më shumë pikërisht në sajë të motorëve tanë eksperimentalë. Për fat të keq, Theosi ishte i vetmi nga flota jonë që kishte motorë të atij lloji. Prodhimi dhe montimi i dy motorëve të rinj mund të kërkonte shumë shumë kohë. Shumë shumë nga koha “jonë”.»

«Do të thuash se mund të qëndroni këtu deri në kalimin e ardhshëm të Nibirut?»

«Ja ku është» u shpreh Elisa ndërkohë që kthehej me shpejtësi në drejtim të tyre.

«Për fat të keq, po Xhek» tha Azakisi nën zë, ndërkohë që ngrihej për të marrë kokoren H^COM që po ia jepte arkeologia.

«Faleminderit Elisa» foli alieni dhe e vuri në kokë. «Të shohim nëse funksionon.»

«Me thënë të drejtën e provuam edhe ne por nuk arritëm të flisnim me ndokënd.»

«Janë punët e mikut tim» komentoi Azakisi duke parë në drejtim të Petrit. « Çdo gjë që bën ai, asnjëherë nuk punon.»

«Simpatik si gjithmonë» iu përgjigj Petri me një pamje serioze. «Do ta kujtoj kur të më kërkosh që të sistemoj banjën tënde.»

«Tamam» tha Elisa duke vënë buzën në gaz. «E kujtoj mirë se si funksionojnë banjat tuaja. Një eksperiencë me të vërtetë e paharrueshme.»

Të katër së bashku shpërthyen duke qeshur me zë të lartë, ku pas saj, Petri i mori kokoren Azakisit nga duart dhe tha «Prit, ore mosmirënjohës. Më parë duhet të ndryshoj modalitetin. Sistemi ishte programuar për të na telefonuar neve tek Theosi i shkretë dhe nuk besoj se mund të përgjigjet dikush atje.»

Alieni u mor për pak kohë me komandat e H^COM-it portabël pastaj, kur u kënaq me funksionimin e tij, ia kaloi prapë shokut duke i thënë «Provoje tani. Të shpresojmë se nuk më ka tradhtuar kujtesa dhe të arrij ta konfiguroj për t’u lidhur me personin që duhet.»

Azakisi nuk pati fare dyshime për kujtesën e mikut dhe vuri kokoren në kokë. Shtypi butonin e ndezjes dhe priti gjithë durim. Kaloi thuajse një minutë para se pamja tredimensionale e fytyrës kockore të shefit të tij I Moshuari të projektohej direkt në retinën e syve të tij paksa të lodhur.

«Azakis, është kënaqësi të të shoh» i foli interlokutori tullac duke ngritur krahun e djathtë të hollë në shenjë përshëndetjeje. «Po nga po më merr? Figura jote po më shfaqet shumë e pazakontë dhe e shtrembëruar.»

«Është një histori e gjatë» iu përgjigj alieni. «Ajo që po përdor tani është një pajisje e rastit për komunikimet në largësi të madhe.»

«Pra ti nuk qenke në anijen tënde? Mos më thuaj që nuk jeni nisur akoma. A e di apo jo, se kufiri kohor për të na arritur është tashmë drejt fundit?»

«Pikërisht për këtë doja t’ju flisja.» Bëri një pauzë të shkurtër për të gjetur fjalët më të përshtatshme pastaj vazhdoi duke thënë «Ndodhi diçka e papritur... Anija jonë nuk është më.»

«Si nuk është më? Çfarë do të thuash?»

«U hodh në erë. U aktivizua sistemi i vetëshkatërrimit dhe arritëm në kohë që të shpëtonim kokën para se të përfundonte copa copa.»

«Por atë proçedurë mund ta aktivizoje vetëm ti me sistemin tënd të kontrollit në largësi. Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë?» pyeti i Moshuari i shtangur.

«Le të themi se ndodhën disa gjëra njëra pas tjetrës, ku në një moment duhet të më ketë rënë pulti i kontrollit në largësi.»

«Dhe dikush tjetër e ka gjetur dhe e ka aktivizuar në vendin tënd?»

«Nuk kemi mundur akoma të zbulojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë por kjo është konkretisht e mundur.»

«Po tani? Çfarë mendoni të bëni për t’u kthyer përsëri?»

«Pikërisht për këtë arsye jemi lidhur me ju. Do të kishim nevojë për një zgjidhje të mirë dhe të shpejtë lidhur me këtë problem të vogël.»

«Të vogël?» ia ktheu i Moshuari duke kërcyer në këmbë me një zhdërvjelltësi që të habiste. «A e kupton se çfarë po thua? Dritarja kohore është gati në kufirin maksimal. Duhej të ishit nisur tashmë dhe ti më thua se Theosi nuk është më dhe se praktikisht keni ngelur të bllokuar në tokë. Çfarë duhet të bëjmë ne tani?»

«Bah, e nga ta di. Ju jeni të Moshuarit. Kemi besim se, me përvojën dhe mençurinë tuaj të jashtëzakonshme, mund të na ndihmoni që të dalim nga kjo situatë e pakëndshme.»

Bashkëbiseduesi vajti të ulej duke u lëshuar rëndë rëndë mbi kolltukun e tij të butë ngjyrë gri, mbështeti bërrylat në tavolinën që kishte përpara, dhe vuri duart në mes të flokëve të bardhë dhe të gjatë duke qëndruar në heshtje absolute. Ndenji palëvizur për disa sekonda pastaj ngriti përsëri vështrimin dhe tha «Do të kërkoj mbledhjen sa më shpejt të Këshillit dhe do të vë në punë të gjithë Ekspertët tanë më të mirë. Shpresoj që të mund t’ju jap shpejt lajme të mira» dhe mbylli bisedën.




Pasadena, Kaliforni – Budallai


«Kjo është gjithçka?» u shpreh tipi i shëndoshë, vërtet obez, ndërkohë që kqyrte pajisjen e çuditshme që mbante në dorë i riu budalla. «Mos më thuaj se na ke bërë të presim më shumë se një muaj për të parë këtë gjënë që ndriçon.»

«Mund t’ju siguroj se po punon» iu përgjigj djali shumë i frikësuar. «Me të vërtetë, besoj se ka bërë atë për çfarë është projektuar.»

«Po, por a do na thuash se çfarë?» i bërtiti tipi i gjatë dhe i hollë ndërkohë që hidhej në këmbë. «Tani po e humbas vërtet durimin.»

Në bodrumin plot me aparatura, ekranë dhe kompjutera të të gjitha llojeve, ndriçuar nga një dritë led e zbehtë që përhapej duke u pasqyruar në faqet e ngrëna, fytyra e hequr e djalit ngjante akoma më e zbehtë nga ç’ishte në të vërtetë.

«Tani nëse nuk na thua se për çfarë shërben vërtet ajo gjëja, të betohem se do të të bëj ta gëlltisësh të tërën» tha trashaluqi duke e kapur budallain nga qafa.

«Po jua thashë» pohoi prapë djali gjithnjë e më i frikësuar. «Është një sistem për të aktivizuar në largësi një proçedurë.»

«Po ça proçedure? Për ça bëhet fjalë?» vazhdoi tipi i shëndoshë, ndërkohë që shkundte djalin sikur po tundte një Margarita.

«Nuk jam i sigurt» u përpoq të përgjigjej djali i ri. «Por besoj se kemi aktivizuar diçka shumë të veçantë dhe të rrezikshme duke parë sistemet e mbrojtjes që m’u desh të lidhja.»

«Sqaroje më mirë» foli trashaluqi duke mos reshtur së shkunduri djalin.

«Do të ta tregoj nëse më lëshon.»

«Në rregull. Po shiko që të jesh sa më bindës se përndryshe copa jote më e madhe e gjendur prej teje, do mund të shihet vetëm me mikroskop.»

Djali rregulloi bluzën, sistemoi flokët e gjatë që nuk e shihnin shampon prej shumë kohësh dhe lëvizi në drejtim të një tavoline pune ku gjendeshin dy tastiera dhe një seri kompjuterash gjysëm të çmontuar. Shtypi shpejt disa komanda të pakuptueshme dhe pas disa minutash, mbi një ekran gjigand që varej nga tavani, u shfaq një pamje tredimensionale e objektit të çuditshëm që rrotullohej ngadalë rreth vetes.

«Kjo është telekomanda jonë misterioze.»

«Ah, tani qenka bërë telekomandë?»

«Bah, duke parë funksionin e saj besoj se mund ta quajmë kështu pa merak.»

«Vazhdo» foli tipi i hollë ndërkohë që sistemohej mbi një karrige të shkatërruar në mënyrë që të mund të kqyrte më mirë ekranin e madh.

«Kështu që, problemi kryesor është që ta riaktivizojmë. M’u desh të lodhesha ca pasi, me shumë gjasa, nuk ishte vetëm i fikur por i zoti donte që askush mos ta ndizte më kurrë.»

«A e pe se nuk i janë shkarkuar bateritë, ti ore që nuk je gjë tjetër veçse një idiot i shëmtuar» foli tipi trupmadh, duke iu drejtuar shokut të vet.

«Jo, nuk ka fare bateri aty brenda» vazhdoi të thoshte budallai. «Besoj se punon në sajë të një burimi energjie të jashtme, një tip fluksi elektromagnetik që arrin të kapë dhe transformojë në fuqi të pastër.»

«Interesante» komentoi ai i holli. «Por cila është rrezja e saj e veprimit?»

«Teorikisht, edhe disa qindra mijëra kilometra.»

«E marrtë dreqi» shfryu trashaluqi ndërkohë që merrte në dorë objektin e çuditshëm. «Do të më thuash se kjo gjëja do ishte në gjendje të transmetonte një sinjal që këtu deri në hënë?»

«Besoj vërtet se po dhe ndoshta e ka bërë tashmë.»

«Dhe çfarë të ketë transmetuar?»

«Këtu vjen pjesa interesante» vazhdoi djali ndërkohë që shfaqte një pamje tjetër mbi ekranin e madh. «Këto janë simbolet që, pasi u riaktivizuan, u shfaqën në pjesën ballore.»

«Duket si një lloj gjuhe e lashtë» komentoi ai i holli. «Më duket se diku e kam parë.»

«Në fakt, është kuneiforme. E përdornin Sumerët disa mijëra vite përpara Krishtit.»

«Dhe çfarë bëjnë mbi një instrument kaq të përparuar në aspektin teknologjik?»

«Kjo është gjuha e vizitorëve tanë alienë.»

«Do të thuash se ata gjigandët që na kapën flasin gjuhën kuneiforme?» pyeti tipi trupmadh po aq i habitur.

«Bah» u përpoq të sqaronte djaloshi «nuk është puna se gjuha kuneiforme flitet. Është një lloj shkrimi. Sidoqoftë besoj se gjuha e tyre është tamam kjo.»

«Dhe ti arrite ta deshifrosh?»

«Në realitet, për të siguruar ekzekutimin e komandës, m’u desh të fusja një tip passwordi. Pratikisht, simbolet e shfaqura në sekuencën e duhur janë futur në modalitetin operativ.»

«Pra me pak fjalë, si ai sistemi që përdoret tani për të zhbllokuar celularin?»

«Po, pak a shumë» tha budallai duke vënë buzën në gaz, i lumtur që ata të dy më në fund e kishin kuptuar atë që po thoshte.

«Ke bërë vërtet një punë të shkëlqyer» tha trashaluqi i kënaqur.

«Po, por nuk e kemi kuptuar akoma funksionin e saj të vërtetë» ia ktheu tipi i hollë duke e kundërshtuar.

«E ndjej se po guxoj një hipotezë për të cilën besoj se mund të jetë mjaft realiste» foli atëherë djali, me një fije zëri.

«Bah, çfarë pret? Fol» ia ktheu trashaluqi duke iu afruar vetëm pak centimetra nga hunda.

«Besoj se është sistemi për të aktivizuar proçedurën e vetëshkatërrimit të një anije kozmike përveç sa e sa funksioneve të tjera.»

Të dy shokët u panë për një çast të shastisur pastaj, ai më i shëndoshi, sikur t’i kishte bërë dikush dhuratën më të bukur në botë, tha «Të lutem, më thuaj nëse i kemi hedhur në erë.»

«Me shumë gjasa alienët do kenë patur të gjithë kohën e nevojshme për të shpëtuar kokën por mjeti i tyre mund të ketë patur vërtet një fund të hidhur.»

«Biri im, je gjeni» thirri tipi trupmadh. Pastaj, nxori nga xhepi një flesh USB dhe shtoi «Vendosi këtu brenda të gjitha të dhënat që ke për këtë gjënë dhe pastaj fshiji të gjitha. Nëse zbulojmë se ke ruajtur për vete edhe një byte të vetëm...»

«E di, e di. Do më bëni copa copa.»

«Të lumtë. Isha i sigurt se je një tip i zgjuar.»

Proçedura e kopjimit zgjati vetëm pak sekonda. Budallai, pasi kishte hequr fleshin nga kompjuteri i vet, ia dha tipit trupmadh i cili ia mori shpejt nga duart. Pastaj, me të marrë edhe objektin e çuditshëm dhe me t’i futur të dy në xhepin e djathtë të pantallonave, i tha shokut të vet «Ikim plako, ndoshta ëndrrat tona po bëhen realitet.»

Kishin arritur pothuajse te pragu kur djaloshi foli «Ej, nuk keni harruar diçka?»

«Ku e ke fjalën?» pyeti tipi i gjatë dhe i hollë.

«Pjesën tjetër të parave që më takojnë.»

«Parave?» ia ktheu trashaluqi. «Falendero zotin që nuk të përdrodhëm qafën» dhe përplasi portën pas vetes.




Yjësia e Arushës – Planeti Kerion


Afro gjashtëqind e pesë vite nga toka, gjigandi i kuq i quajtur Aldebaran ndriçonte zbehtë një planet të zhveshur i njohur me emrin Kerion. Sipërfaqja e tij, sot e karakterizuar vetëm nga shkretëtira të zhveshura, fusha dhe peisazhe shkëmbore, gryka të thella dhe rrafshnalta të buta, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Planeti filloi rënien e tij të ngadaltë afro dhjetë mijë vite para se, për arsye ende të panjohura, lëngu metalik nga i cili përbëhej bërthama nisi lehtë por në mënyrë të pakthyeshme të ngadalësonte rrotullimin e vet, duke shkaktuar reduktimin progresiv relativ të fushës së tij magnetike.

Sot atmosfera e Kerionit, që njëherë e një kohë përbëhej kryesisht nga azoti dhe metani në afro njëzet përqind të saj, realisht nuk ekziston më. Rrezet e dëmshme që vinin nga ylli i tij, në fakt jo të mbrojtura më nga fusha e fuqishme magnetike planetare, e kanë prishur atë deri sa e kanë reduktuar atmosferën fillestare me afro 0,1 përqind. Dete plot me ujë hidrokarburesh zinin gati gjysmën e planetit. Liqene plot me metan dhe shtresa të panumërta prej akulli piklonin mbi sipërfaqet e tokave dhe jeta përparonte me gjallëri. Por me sa dukej, një katastrofë ishte paracaktuar për fatin e Kerionit. Banorët e tij, me mijëra vite, kishin provuar të kërkonin një zgjidhje për të rigjallëruar bërthamën por pa arritur t’ia dilnin mbanë. Që nga fillimet e ngadalësimit, kishin provuar madje edhe të ndërmerrnin udhëtime shumë të gjata dhe të rrezikshme ndëryjësore në kërkim të një planeti të ngjashëm me të tyrin ku edhe mund të zhvendoseshin por asnjë prej këtyre misioneve nuk kishte patur sukses.

Duke ardhur në fund të burimeve të tyre jetike, praktikisht i ishin dorëzuar zhdukjes së pashmangshme kur, një nga mendjet më brilante të planetit propozoi atë që shumica e popullsisë së planetit e quajti si çmenduri absolute: të çliroheshin nga gjithçka nga e cila do të mundnin “të vdisnin”. Keriani filloi një sërë eksperimentesh që, në harkun e disa dhjetra viteve, do të çonin në heqjen e trupave materiale të atij që ne do të mund ta përkufizonim si “shpirti”, duke e çliruar kështu nga lidhja që deri më atëherë besohej se ishte e pashkëputshme me trupin fizik. Esenca e disa vullnetarëve u nda nga materia e gjallë dhe u implantua në strukturat e reja tërësisht mekanike. Ajo që lindi qe një specie e re, bazuar tërësisht në trupat kibernetikë por e pajisur me inteligjencën e vet dhe të asaj esence kozmike e quajtur shpirti, ose më thjesht, jeta.

Shkëputja e shpirtrave të të gjithë banorëve përfundoi në pak vite por, duke marrë parasysh sasinë e paktë të materialeve të përshtatshme për realizimin e trupave të rinj kibernetikë, zhvendosja po kryhej shumë ngadalë. Atëherë u vendos, që të bëhej ruajtja e “esencave” në mbështjellëse të posaçme në formë ovoidale, në mënyrë që të mbroheshin nga shkatërrimi deri sa të realizohej ekzoskeleti i tyre i ri.

Të parat qenie të reja të krijuara, tashmë realisht të pavdekshme, filluan atëherë një epope të re eksplorimesh të kozmosit në kërkim, këtë herë, të planeteve që mund t’u jepnin atyre lëndët e para të nevojshme për përfundimin e projektit. U identifikuan dhjetë, madje në një largësi disa qindra vite dritë nga planeti i tyre mëmë, në të cilët u ndërtuan laboratorët e vërtetë dhe të duhur ku burimet e planeteve u hoqën dhe u shfrytëzuan në vend për realizimin e trupave të rinj. Shumë e rëndësishme ishte prania e elio-3 i cili, përmes një sistemi kompleks të bashkimit nuklear, do t’i garantonte strukturës së çdo keriani të ri një burim energjie praktikisht të pashtershëm. Për të arritur të gjithë ata planete aq të largët, u krijuan portale të vërtetë dhe të duhur ndëryjësore, nëpërmjet të cilëve kontenitorët me shpirtrat e banorëve dhe pajisjet e nevojshme u trasferuan në laboratorët e montimit. Realizimi i çdo trupi të vetëm, implantimi i shpirtit dhe aktivizimi i tij i plotë kërkonte çdo herë një proçedurë shumë të gjatë por, për ta, koha nuk përbënte më problem.



«Kemi marrë një mesazh të pazakontë nga impianti /\» njoftoi keriani që merrej me transmetimet.

«Çfarë mesazhi është?» ia ktheu eprori i tij, që përgjigjej në emër të Shefit RTY, forma fizike e të cilit të kujtonte shumë një specie araknide me putra shumë të gjata dhe trup të stërmadh.

«Çuditërisht u ndërpre para se të përfundonte. Kjo është ajo që na ka ardhur» dhe transmetoi më një nën-dritë një copëz të komunikimit.



Laboratori është sulmuar. Dërgojmë mbrapsht...



«Dërgojmë çfarë? Sulmuar nga kush?»

«Nuk kishte gjë tjetër. Që prej atij momenti, komunikimet me /\ u ndërprenë.»

«Të përpiqemi që të rivendosim kontaktin sa më shpejt dhe të kuptojmë çfarë ka ndodhur» urdhëroi RTY. «Gjenden më shumë se dhjetë miliona shpirtra në atë laborator në pritje për t’u zhvendosur.»

«E di mirë» i tha punonjësi i transmetimeve. «Por, për momentin, gjëja e vetme që po marr është sinjali i kontenitorit (|) që po përshkon tunelin e ndërkomunikimit.»

«Ndoshta është ajo gjëja që po na dërgojnë mbrapsht.»

«Do ta zbulojmë shpejt. Do të jetë këtu brenda treqind e njëzet cense.»




Tell-el-Mukayyar – Energjia e piramidave


«Ja pra, po zbresin» foli Petri duke treguar tre anijet që me shpejtësi po i afroheshin kampit të gërmimeve.

«Dispozicioni standart» u urdhëroi Azakisi dy pilotëve të mjeteve te komunikuesi i tij portabël.

Të dy alienët, bashkë me Xhekun dhe Elisën, qëndruan në heshtje duke soditur anijet ndërkohë që përfundonin manovrat e tyre të shpejta dhe të sakta në zbritje.

«Do të duhet të aktivizojmë një fushë force në kupolë për të rikrijuar një atmosferë më të përshtatshme për sistemin tonë të frymëmarrjes» sugjeroi Petri.

«Jam dakord» ia ktheu Azakisi. «Jam mërzitur sa s’ka me këto pajisje të mallkuara» dhe tregoi dy tubat e hollë të frymëmarrjes që i mbante të futur në vrimat e hundës.

«Këtu ka shumë oksigjen për ne. Ndoshta do të ishte më mirë që ta organizonim bazën tonë të emergjencës lart në mal.»

«Jo jo. Të paktën jo për momentin. Fusha e forcës do të jetë më se e mjaftueshme në pritje për t’u organizuar pak më mirë.»

«Në rregull, në rregull, ti je shefi» foli Petri, duke e theksuar fjalën me një lloj përshëndjetje ushtarake që e kishte parë ta bënin ushtarët në Tokë.

«Anija dy. Aktivizoni kupolën kufizuese» tha përsëri Azakisi tek komunikuesi.

Duke u nisur nga maja e anijes qendrore, tradhtuar vetëm nga një dridhje e lehtë e ajrit, një tip velloje gati e padukshme u përhap me shpejtësi në një rreze afro njëqind metra, duke arritur të formonte një kapuç në formë gjysëmsfere që, nga pika më e lartë e piramidës virtuale të anijes dy, u përhap në mënyrë uniforme deri sa u zhyt në terrenin gjithë rërë të shkretëtirës.

«Më duket një punë e shkëlqyer» u shpreh Petri i kënaqur.

«Përse janë vendosur kështu?» pyeti Elisa gjithë kureshtje.

«Kështu si?» ia ktheu Azakisi. «Çfarë do të thuash me këtë?»

«Anijet. Piramidat që kanë formuar janë thuajse në vijë të drejtë dhe të vendosura me fytyrë nga jugu. Dy në pjesën më të jashtme me sa duket janë drejtuar ndërsa ajo që gjendet në qendër duket pak e dalë nga aksi.»

«Ke një shpirt vëzhgimi fantastik» komentoi Azakisi.

«Fakti është se më kujtojnë shumë diçka tjetër.»

«Çfarë saktësisht?» pyeti atëherë koloneli që papritmas ishte interesuar ndaj diskutimit.

«A ke qenë ndonjëherë në Egjipt?»

«Shumë kohë më parë.»

«Dhe e ke vizituar pllajën e Gizës?»

«Sigurisht që po» iu përgjigj Xheku. Pastaj, duke i rënë ballit me pëllëmbë thirri «Po natyrisht. Janë vendosur tamam si tre piramidat më të mëdha.»

«Keopi, Shefreni dhe Miçerino» saktësoi profesoresha.

«Vërtet që nuk po marr se ça apo thoni» foli Azakisi me dyshim.

«Prit» foli atëherë Elisa. «Po ta tregoj» dhe u drejtua me hapa të shpejtë drejt tendës së laboratorit. Pa kaluar as një minutë doli andej me një libër të trashë shumë të konsumuar nga përdorimi i tepërt. Ndërkohë që u afrohej tre të tjerëve, shfletonte faqet me shpejtësi. «Ja këtu. Shiko» dhe ia dha alienit.

«Interesante... Çfarë janë?»

«Më lër ta shoh» tha ndërkohë Petri, duke ia marrë librin e madh shokut nga duart. «Ah po. I kam parë këto lloj ndërtimesh. Janë të ngjashme me atë aty» dhe tregoi Ziqquratin mbrapa kampit. «Por duhet të jenë ndërtuar nga një popull tjetër dhe në kohë të ndryshme.»

«Të lumtë Petri. Ke shumë të drejtë. Studiuesit tanë që nga dita e e zbulimit të tyre, kanë shtrydhur trurin për të kuptuar arsyen se pse u ndërtuan dhe pse janë vendosur në atë mënyrë.»

«Po është shumë e thjeshtë» tha Petri duke nxjerrë në pah një buzëqeshje plot gëzim. «I sheh ato yjet aty lart?» dhe tregoi një yjësi në mes të tjerave, që vendin ia kishte lënë diellit tashmë të perënduar.

«Po, sigurisht. Ne e quajmë yjësia e Orionit. E ka marrë emrin nga gjysëm perëndia greke Orioni» tha Elisa. Pastaj, ndërkohë që me gishtin tregues vizatonte profilin në ajrin e kthjellët të shkretëtirës, shtoi «Nëse yjet e saj bashkohen me një vijë virtuale, atëherë formohen koka, supet, beli dhe këmbët e një njeriu. Sipas mitologjisë greke, Orioni ishte një gjigand i lindur me aftësi mbinjerëzore, një gjuetar i fuqishëm që vriste gjahun me një vare bronxi të pathyeshme. Kur heroi grek vdiq, ai u vu midis yjeve në përjetësi.»

«Gjithmonë shumë mbresëlënëse historitë tuaja» komentoi Petri i mahnitur. «Nga ajo që na kanë mësuar të Moshuarit, të gjitha ndërtimet e këtij lloji, dhe të tilla ka shumë të shpërndara në të gjithë tokën, të gjitha pra na referohen neve.»

«Ju alienëve?»

«Ne “Zotave”, të zbritur nga qielli për të nisur racën njerëzore» saktësoi Petri.

«Dhe të dukej se edhe këtu nuk qe dora juaj» shfryu Xheku. «Duket se gjithçka që kemi bërë deri më sot është ekskluzivisht për shkakun tuaj.»

«Bah, ta mendosh mirë fare» shtoi Elisa «duhet të them se nuk mund t’i vëmë të gjitha fajet.»

«Doja vetëm të thoja» shtoi Petri me qetësi «se anijet tona janë pozicionuar thjesht si tre yjet e “mesit” të Orionit tuaj.»

«Kështu që e njëjta gjë do të vlente edhe për piramidat në Egjipt?» pyeti Xheku i habitur.

«Do thoja vërtet se po.»

«Atëherë ishin të vërteta supozimet e shkencëtarëve tanë» tha profesoresha gati nën zë. Pastaj mori mjekrën mes dy gishtave të mëdhenj të dorës dhe shtoi «Por, akoma nuk e kam kuptuar arsyen e vërtetë të kësaj vendosje.»

«E thjeshtë fare, e dashur» foli Petri. «Energjia.»

«Këtë duhet të ma sqarosh mirë» ia ktheu profesoresha ndërkohë që po drejtonte kurrizin dhe kryqëzonte krahët.

«Nuk është se edhe ne dimë shumë për këtë» nxitoi të sqaronte Petri. «Por duket se, një objekt i bërë në formë piramide është në gjendje të gjenerojë një lloj energjie pozitive të dobishme për të gjitha qeniet e gjalla që i ndodhen afër. Me sa duket, sa më i madh objekti aq më e madhe është energjia që gjeneron. Pastaj nëse është në kontakt me një trup qiellor ose më mirë, me disa prej tyre, gjithçka amplifikohet në mënyrë eksponenciale.»

«Por për çfarë lloj energjie jemi duke folur?» pyeti ndërkohë arkeologia.

«Siç po të thoja, nuk është e qartë as për ne. Shumë nga Ekspertët tanë janë duke u marrë me studimin e saj por akoma nuk kemi të dhëna të sigurta.»

«Më në fund ja edhe diçka që nuk e dini as ju» foli atëherë Xheku i kënaqur. «Është thuajse një mrekulli.»

«Janë shumë gjëra që ne nuk i dimë, miku im. Në shkallë globale, ne jemi pak më të zhvilluar se ju. Në univers gjenden kaq shumë mistere. Nuk e ke çuar aspak në mend se ne i njohim të gjitha?»

«Po të rrëfej se, për momentin, e besova vërtet.»

«Ka koncepte që nuk do të mund t’i kuptojmë dot kurrë. Duhet ta pranojmë këtë.»

«Por ne jemi qenie inteligjente, gjithë fantazi, gjithë kureshtje. Çfarë do na pengonte që të kuptonim?»

Në atë moment qe Azakisi ai që ndërhyri në diskutim duke thënë «Është vetëm problem i niveleve të perceptimit.»

«Këtë nuk e kam kuptuar tamam» u shpreh Elisa me mëdyshje.

«Për sa kohë që ti mund të mendosh që mendjet tona janë kushedi se sa të “zhvilluara”, ka disa elemente aq larg nga strukturat tona të mendimit saqë ne as arrijmë dot t’i supozojmë, të paktën me njohuritë tona aktuale.»

«Më vjen keq por nuk po të ndjek dot.»

«Marrim si shembull një qelizë të mëlçisë tënde» vazhdoi Azakisi me durim. «Imagjinoje atë nga këndvështrimi i arsyetimit mbi gjendjen e saj, mbi punën, mbi qelizat që gjenden afër saj. Kushedi sa herë do të jetë përpjekur të kuptojë se çfarë ka përtej atij realiteti ku jeton. A ka grupe të tjera qelizash? A do të jenë si mua? Ndoshta do të ketë provuar së supozuari edhe mbi praninë e një Zoti. Gjithshtu do të ketë tentuar të hyjë në kontakt me të duke ndjekur kushedi se çfarë ritesh komplekse, duke u lutur për ndërhyrjen e tij në zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme. Po kush është Zoti i saj? Tëmthi? Zemra? Ti? Çfarë perceptimi mund të ketë vallë një qelizë e mëlçisë sate, për ty, për Zotin e saj? Si mund të hyjë ndonjëherë në kontakt direkt me ty? Dhe nëse nuk të percepton dot ty, a do mund të më perceptojë ndonjëherë mua? Dhe detin, qiellin, diellin, galaktikën... Këtë desha të them për nivelet e ndryshme të perceptimit.»

«Dreq» u shpreh Elisa sikur sapo kishte dalë nga një gjendje hipnoze. «Nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë... Kështu pra, ne nuk mund të arrijmë dot kurrë të hyjmë në kontakt me entitetet e niveleve të larta dhe as ta imagjinojmë se çfarë mund të gjendet jashtë përmasave ku ne jetojmë.»

«Nuk është e thënë. Duket sikur dikush, falë edhe energjisë së veçantë të çliruar nga piramidat për të cilat po flisnim më parë, mund të ishte në gjendje të kapërcente një apo më shumë nivele. Për fat të keq edhe njohuritë tona në këtë fushë kaq të veçantë, janë akoma shumë të kufizuara.»

«E mrekullueshme» pëshpëriti profesoresha krejt e mahnitur. «Pra edhe ju jeni në kërkim të Zotit tuaj.»

«Në fakt, kjo është një temë diskutimi mbi të cilën jemi duke studiuar që prej shumë kohësh.»

«Nëse edhe ju nuk ia keni dalë mbanë kësaj pune, as mos ta mendojmë që edhe ne mund të kemi shpresa.»

«Shpesh intuitat më të rëndësishme fshihen ashtu vetvetiu» konludoi Azakisi. «Racat tona janë shumë të ngjashme dhe jam i sigurt se si ne edhe ju, do mund të kemi të njëjtat mundësi për të zbuluar funksionimin e këtij mekanizmi misterioz, përmes të cilit mund të vihemi në kontakt me disa entitete më lart.»

Elisa kryqëzoi duart pas shpine dhe nisi të vinte vërdallë. U mendua për disa sekonda pastaj shtoi «Por, në fakt, nëse qeliza për të cilën folëm më parë nuk do ta bënte mirë punën e vet, për mua do të kishte probleme dhe do të isha e vetëdijshme për këtë. Fundja edhe kjo është një formë kontakti, apo nuk është kështu?»

«Ke të drejtë. Ne të gjithë gjendemi këtu për një qëllim të qartë dhe duhet të kërkojmë thjesht të bëjmë sa më mirë punën tonë. Prandaj për këtë arsye në Nibiru, qëkur vijmë në jetë, Trainuesit tanë përpiqen që të identifikojnë se cila është veçoria jonë kryesore. Secili prej nesh e ka një të tillë, ashtu siç mendoj që e keni edhe ju tokësorët. Problemi më i madh është që ta zbulojmë dhe ta ngremë në maksimum. Trainuesit, përveç se na japin të gjitha njohuritë bazë, merren fiks edhe me këtë. Janë ata që, pasi i kanë analizuar me kujdes karakteristikat tona, na orientojnë drejt grupit që i afrohet më shumë dhuntive tona personale si ai i Artistave, i Artizanëve, i Ekspertëve dhe kështu me radhë. Ne nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të japim gjithmonë maksimumin në aktivitetin ku ne shkëlqejmë dhe të përfundojmë rrugën që është menduar për ne.»

«Mirë djema» ndërhyri në atë moment koloneli. «Si thoni sikur t’i lëmë fare këto diskutime filozofike dhe t’i përkushtohemi seriozisht zgjidhjes së problemit që kemi tani?»

«Po tamam» shtoi Petri. «Në fakt, ndërkohë që ju “mendjet e mëdha” po arsyetoni mbi misteret e universit, unë bëra shkarkimin e të dhënave nga regjistruesi jot personal.»

«Po për çfarë je duke folur?» e pyeti Azakisi me mëdyshje.

«Me thënë të drejtën, nuk më kujtohej sa mua» vazhdoi Eksperti. «Por, para nisjes, mora masat për të aktivizuar një sistem të regjistrimit personal që do të memorizonte të gjitha veprimet e çdo komponenti të ekuipazhit.»

«Po, po, tani më kujtohet. Po flet për këtë gjënë që më ke vënë këtu mbrapa, apo jo?» ia ktheu komandanti, ndërkohë që duke përthyer trupin, përpiqej të tregonte një katror të vogël të zi fiksuar mbi rripin e tij të mesit në ngjyrë gri të çelët.

«Tamam ashtu, plako. Dhe ta imagjinosh se sa mirë ka funksionuar. Ia dola të zbuloj fundin që pati sistemi yt i kontrollit në largësi.»

«Ah po? Dhe ç’fund do të ketë patur vallë?»

«Nuk do ta imagjinoje dot kurrë.»




Pasadena, Kaliforni – Lajmi


«Po tani si do t’ia bëjmë me këtë xhinglën?» pyeti tipi i gjatë dhe i hollë ndërkohë që hipte nga ana e shoferit, brenda një makine Chevrolet Corvette në ngjyrë të kuqe si zjarri.

«E ke fjalën për makinën apo për pajisjen aliene?» e pyeti shoku i tij trupmadh ndërkohë që, me shumë zor, po përpiqej edhe ai të hipte brenda makinës së shpejtë sportive.

«E kisha fjalën për pultin e kontrollit, edhe pse nuk e kuptoj akoma vendimin tënd për të blerë një automjet si ky, duke parë se nuk ia del dot as të futesh brenda.»

«Më duket se edhe ti ke ndonjë vështirësi, i dashur pishtari im ndriçues.»

«Pikërisht. Nuk mundeshim dot të merrnim diçka pak më komode për ne të dy?»

«Kur ta shkelësh këmbën në pedalin e gazit të kësaj bishës, do ta kesh menjëherë të qartë përsenë» dhe pasi e mbylli me shumë forcë derën, shtoi «Ec tani, ikim.»

«Të ikim ku?»

«Të kthehemi tek baza. Dua të analizoj me qetësi të dhënat që na dha miku ynë budallai dhe të zbulojmë të gjitha sekretet e këtij aparati alien.»

«Tani mos do më thuash se di më shumë se ai. Ai m’u duk shumë i përgatitur.»

«Duhet të them se djaloshi ka bërë një punë të shkëlqyer por edhe unë kam bërë kërkimet e mia.»

«Për çfarë je duke folur?» pyeti ai i holli me mëdyshje.

«Ça mendon se kam bërë gjithë këto netë muajin e fundit, ndërkohë që ti gërrhisje si një ari në gjumë letargjik?»

«Shihje sajte pornografikë?»

«Po ku të gjeta unë ty? Kohët e fundit ia bëj shpesh pyetje vetes, e di apo jo?»

«Është fati që na bashkoi» ia ktheu ai i holli ndërkohë që shkelte deri në fund pedalin e gazit dhe shkundej akoma më shumë, dhe Corvetta fluturonte duke lënë dy vija gome të zeza mbi asfalt.

«Ej, ec ngadalë» iu vërvit trashaluqi ndërkohë që tundej mbi sediljen si pasojë e shpejtësisë së papritur. «Nuk dua aspak që ta prishësh shpejt. Kam paguar vetëm dy këstet e para.»

«Uauu» tha ai i holli. «Ecën si raketë. Është tamam bishë kjo, me vlerë të çmuar.»

«E dija që do të të pëlqente. Por tani, shiko se mos e shtrin përtokë atë plakën» i foli shoku trupmadh, duke i treguar një zonjë elegante që po kalonte ngadalë mespërmes rrugës. «Të mundohemi që ta lëmë ta gëzojë edhe ca pensionin.»

«Mos u bëj merak plako. Je në duar të sigurta» ia ktheu tipi që po ngiste makinën ndërkohë që, me manovër të fortë, desh e preku plakën për një qime.

«Dreq» thirri trashaluqi. «Gati ia hoqe rrobat nga trupi.» Pastaj u kthye mbrapa dhe duke parë zonjën e moshuar që, duke tundur çantën s’po i linte gjë pa i thënë, shtoi «Edhe disa mallkime të tjera si ato dhe do të jesh ti ai qe nuk do ta gëzosh pensionin» dhe shpërtheu duke qeshur me të madhe.

«Lëre fare. Natyrisht që nuk jam supersticioz.»

«Dhe nuk bën mirë. Po në qoftë se ishte ndonjë që praktikon voodoon? Mund ta gjeje veten të ngritur përpjetë si bulkth ndërkohë që plaka të fut një karficë te kukulla me të cilën të simbolizon.»

«A do pushosh me këto budallallëqet dhe më thuaj më mirë se si do ia bëjmë me këtë gjënë?»

«Në rregull, në rregull. Mos u nxeh. Po bëja vetëm shaka, apo jo?» Tipi trupmadh e vendosi përsëri objektin alien në pëllëmbën e dorës së majtë dhe tha «Budallai do të ketë një thes me dije por, për kërkimet e mia, mund të të siguroj që kam përdorur kanale të cilat ai me siguri nuk do të ketë pasur mundësinë për t’u futur.»

«Nganjëherë ti më tremb.»

«A do të shohësh një gjë?»

«Bah, varet ça gjëje.»

«Në disa fajla të ndryshëm që kam lexuar në lidhje me këtë tekonologji aliene, zbulova se kjo gjëja, përveçse hedh në erë anijet kozmike, mund të bëjë mjaft gjëra po aq simpatike.»

«Por a je i sigurt se me të vërtetë ka funksionuar?» foli tipi që po ngiste makinën ndërkohë që po kalonte një kthesë me gjithë shpejtësinë, duke e hedhur pasagjerin tutje tek dera.

«Ej, a do ecësh ngadalë? Vetëm policat kemi mangut që të na vihen nga pas dhe të na arrestojnë përsëri.»

«Më erdhi një ide» foli atë moment tipi i hollë. «Ndize radion.»

«Por të duket momenti i përshtatshëm për të na vënë të dëgjojmë ndonjë këngë?»

«Po jo pra, ti ore që s’je veçse një idiot. Vër lajmet.»

Tipi trupmadh, ndonëse po aq në mëdyshje, vendosi të mos bënte pyetje të tjera dhe, pasi kishte ndezur radion, nisi të ndërronte disa stacione derisa gjeti një që po transmetonte lajme nga bota.

«Pasi u futën me forcë në bankën qendrore, të katër keqbërësit me fytyra të maskuara, duke u drejtuar pistoletat dhe pushkët automatike, i kërcënuan punonjësit që të mbushnin çantat me para. E gjithë grabitja zgjati më pak se pesë minuta. Me mbërritjen e policisë, grabitësit ishin zhdukur pa lënë gjurmë. Postblloqe janë ngritur në të gjitha rrugët hyrëse në qytet.»

«Po ça na plas neve për këto gjëra?» pyeti atë moment trashaluqi gjithmonë e më në mëdyshje.

«Ki durim miku im, ki durim.»

«Dhe tani të kthehemi tek lajmi i hapjes. Duket sikur ka disa lajme të fundit interesante. Linja për të dërguarin tonë në Washington, Fred Salomon.»

«Faleminderit Lisa. Gjendem në sallën e konferencave në Shtëpinë e Bardhë ku Presidenti sapo ka mbërritur dhe do të japë një deklaratë zyrtare. Ta dëgjojmë direkt.»

Pati ca momente heshtjeje pastaj zëri i veçantë i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përhap nga altoparlantët e fuqishëm të Corvettës.

«Zonja dhe zotërinj, para së gjithash faleminderit për ndërhyrjen tuaj. Për fat të keq lajmet që sapo më kanë ardhur nuk janë aspak të mira. Me sa duket drita verbuese, që u konstatua afro një orë më parë mbi hënë, ka qenë e shkaktuar nga një shpërthim i pamasë dhe ka prekur pikërisht anijen kozmike të miqve tanë alienë. Akoma nuk e dimë nëse kanë arritur të shpëtojnë apo jo. Do të vijojmë me një deklaratë të mëvonshme sapo të kemi lajme të tjera në lidhje me këtë. Ju faleminderit.»

«Ça dreqin» thirri trashaluqi i shastisur. «Pra e paskemi hedhur në erë vërtet.»

«Dhe nuk je i kënaqur? Kur ishim tek budallai dukej sikur ishte gjëja të cilën dëshiroje më shumë në botë.»

«Bah, po... sigurisht... Por, fundja, më vjen keq paksa.»

«E pabesueshme. Nuk e kisha menduar kurrë se brenda atij trupi bullafiq gjendej edhe një zemër.»

«Tani boll më me këto budallallëqe» foli ai i shëndoshi me një pamje prej të penduari. «Jepi gaz dhe të shkojmë tek baza.»




Planeti Kerion – Zbulimi tragjik


«Kontenitori (|) sapo doli nga tuneli i ndërkomunikimit» njoftoi keriani i vockël xhuxh që merrej me kordinimin e manovrave. «Pas 0,1 cens do të arrijë pikën e ndalesës.»

«Dua që të sillet këtu menjëherë për verifikimin e përmbajtjes dhe për analizën e të dhënave të memorizuara» e urdhëroi Supervizori i RTY-së vartësin e vet.

Objekti i pazakontë në formë ovoidale, që vinte nga afro gjashtëdhjetë e pesë vite dritë larg, u përfshi nga një lloj fushe frenuese që e lidhi pas orbitës së planetit dhe e tërhoqi me shpejtësi në drejtim të një të çare të madhe të strukturës së pamasë, tërësisht metalike, që shtrihej për gati dyqind kilometra katrorë përgjatë ekuatorit të Kerionit.

«Kontenitori (|) pothuajse në pozicion» foli kordinatori.

«Nxitoni për ta sjellë sa më shpejt këtu» u shpreh RTY. «Duhet të zbulojmë medoemos se çfarë ka ndodhur sipër /\.»

Sapo karkasa arriti pikën e ndalesës, u mor menjëherë në ruajtje nga dy kerianë me pamje padyshim të pazakontë. Njëri ishte shumë i ngjashëm me një tip rimorkio pa rrota, ndërsa tjetri ishte më i krahasueshëm me një gaforre të stërmadhe me gjashtë kanxha. Ai me pamjen e gaforres e kapi enën me delikatesë dhe e vendosi në brendësi të kerianit/rimorkios që, pasi ishte siguruar për lidhjen me ganxhë, u nis pa lëshuar zë fare me një shpejtësi të jashtëzakonshme në drejtim të laboratorëve.

«Kontenitori (|) mbërriti» u shpreh kordinatori. «Ekipi i verifikimeve, kryeni analizën komplete të përmbajtjes.»

Katër kerianë, edhe ata të formave po aq të çuditshme, dolën mbi objekt dhe, pasi e hodhën në një pellg të vogël që përmbante një solucion me bazë amoniaku, nisën skanimin e brendshëm. Kaluan vetëm pak minuta kur keriani më i vogël nga të katërt njoftoi «Nëntëqind e nëntëdhjetë shpirtra prezentë, të gjithë në gjendje të përsosur. Po i dërgoj sistemit qendror regjistrimin e eventeve të memorizuara nga kapsula.»

«Mbi ekran» urdhëroi RTY prerazi.

Imazhet treguan sipërfaqen e hënës në largësi të shpejtë ndërkohë që një objekt i madh përsosmërisht sferik po i afrohej zonës së laboratorit të nëndheshëm /\. Pas pak çastesh, një dritë verbuese përfshiu thuajse gjithçka që gjeti aty dhe menjëherë pas saj, nuk mbeti më asgjë. E gjithë zona ngjante sikur ishte goditur nga një çekiç gjigand. Imazhet treguan vetëm një zonë shumë të madhe të sheshtë të dheut hënor, jashtëzakonisht të lëmuar dhe të sheshuar. Regjistrimi vazhdoi akoma edhe për disa çaste duke treguar satelitin gjithnjë e më larg, dhe pastaj u ndërpre.

«Laboratori» thirri RTY-ja i shastisur. «U shkatërrua krejtësisht.»

«Nuk ka tjetër» komentoi hidhur kordinatori. «Regjistrimi përfundoi.»

«Ky është një sulm i pacipë dhe i paramenduar ndaj avampostit tonë. E dija se nuk duhet t’i zinim besë atij lloj alieni.»

«Je i mendimit se ajo armë sferike është ndërtuar nga vetë ata?»

«Vetëm dy planete janë të banueshëm në atë sistem diellor dhe në të dyja gjenden qenie të atij lloji. Nuk duhej ta kishim vendosur bazën tonë aty.»

«Është një tragjedi e pamasë» foli gjithë trishtim kordinatori kerian. «Tek laboratori kishte afro dhjetë milionë shpirtra gati për t’u zhvendosur. U shpëtuan vetëm nëntëqind e nëntëdhjetë të cilët ia dolën t’i largoheshin katastrofës nëpërmjet kapsulës (|).»

«Unë nuk po arrij akoma ta besoj» u shpreh RTY-ja i shtangur. «Duhet të lajmërojmë menjëherë TYK Suprem.»




Tell-el-Mukayyar – Imazhet


Petri dhe tre miqtë e tjerë ndërkohë ishin zhvendosur në brendësi të tendës laboratorike të profesoreshës Hanter.

«Tani po bëhem vërtet kureshtar» tha Azakisi nën ankth. «Dua të shoh tamam se çfarë nuk ka funksionuar në sistemin tënd të lidhjes me ganxhë.»

«E jo, i dashur. Do ta shohësh që gjërat qëndrojnë paksa ndryshe» ia ktheu Petri ndërkohë që shfaqte një hologram tredimensional, në një lartësi rreth gjysëm metri nga toka.

«Vërtet më mrekullon kjo që po bën» u shpreh Xheku ndërkohë që sodiste imazhet që formoheshin pikërisht në mes të tendës, dhe po merrej me një instrument të çuditshëm dhe skenat riprodhoheshin nga e para. «Ky është momenti kur kemi paraqitur në Zonën 51 gjeneralin Kembëll, senatorin Preston dhe dy personazhet qesharake që na sulmuan kur po përpiqeshim të merrnim ngarkesën.»

«Po, po. Më kujtohet shumë mirë» komentoi Azakisi.

«Tani po ju tregoj diçka» dhe hologrami shfaqi një tip trupmadh që po i afrohej me kërcënim Azakisit, duke i dhënë një rrahur të lehtë supeve.

«Pandeha se po më kërcënonte» foli komandanti alien. «Nuk më lëvizi as edhe një milimetër. Po ç’hyn kjo me zhdukjen e pultit të kontrollit?»

«Prit. Lëre sa të zmadhohet ky detaji... Ajo që po shihni është dora e trashaluqit ndërkohë që, me një aftësi të zhdërvjellët, po merr aparatin nga rripi yt i mesit.»

«E pabesueshme» thirri koloneli. «Një manovër e denjë për hajdutët më të mirë të xhepave që vërtiten nëpër metro.»

«Me pretekstin e të rrahurës së supeve përfitoi për të të vjedhur pultin e kontrollit» shtoi Elisa. «Është një teknikë e vjetër që hajdutët e përçojnë brez pas brezi.»

«Ma ka vjedhur ai?» pyeti Azakisi i shastisur.

«Fiks ai, plako» konfirmoi Petri.

«Po si dreqin ia ka arritur që ta riaktivizojë dhe të zbatojë komandën e vetëshkatërrimit? Ti madje e kishte çaktivizuar krejtësisht apo jo?»

«Po Zak. Aparati ishte çaktivizuar. Ka të ngjarë që ai dhe shoku i vet, pasi janë liruar, i janë vënë punës për të kërkuar në mes të informacioneve të panumërta që u kemi lënë tokësorëve sesi të shmangnin sistemin e bllokimit.»

«Ata të dy na shkatërruan anijen dhe na penguan që të ktheheshim në shtëpi» shfryu Azakisi në kërkim të një inati të paparë ndonjëherë. «Kur të më bien përsëri në dorë do t’i bëj që të pendohen që kanë ardhur në këtë botë, për be.»

«Qetësohu, miku im. Tashmë, ajo që u bë, u bë. Nuk mund të zhbëjmë dot më asgjë. Ajo që do na duhet të bëjmë është të biem në gjurmë të atyre të dy qelbësirave dhe të marrim atë që na kanë vjedhur para se të zbulojnë edhe funksionet e tjera që ka.»

«Pse, çfarë funksioni tjetër ka?» pyeti Elisa gjithë kureshtje.

«Ta lëmë fare për momentin. Më mirë mos ta dish.»

«Ça dreq, sa shumë mistere» ia ktheu profesoresha e pakënaqur.

«Sigurisht, nëse ia arritën të zbulonin aktivizimin e vetëshkatërrimit, mund të gjejnë edhe funksionet e tjera» tha Azakisi i merakosur.

«Por a nuk duhet të mendonit që më parë për një sistem tjetër për t’u kthyer në shtëpi?» pyeti koloneli. «Nuk më duket se kjo është një punë aq urgjente.»

«Ke të drejtë Xhek por ajo pajisje në duar të gabuara, mund të ishte vërtet me rrezik.»

«Dhe padyshim që ato janë duar të gabuara» shtoi Elisa.

«Ndoshta do të gjendej një sistem» foli Petri gati nën zë.

«Atëherë? Do flasësh apo jo? Duhet të të lutem në gjunjë?» foli Azakisi gjithë mërzi.

«Ai aparat është i pajisur me një sistem ushqimi të veçantë. Nëse do gjendeshim akoma në Theos do të mund të realizoja një pajisje që të arrinte të identifikonte gjurmët që lë pas.»

«Dhe të ra ndërmend vetëm tani?» Azakisi kishte ndryshuar krejtësisht. «Nuk mund ta bëje sapo e pamë që qe zhdukur?»

«Më vjen keq por ky sistem kërkimi funksionon vetëm nëse objekti është në lëvizje dhe e kemi marrë si të mirëqenë faktin që të ka rënë në ndonjë vend.»

«Tani qetësohuni djema» foli koloneli, duke i theksuar fjalët e tij me anë të gjesteve me duar. «Fundja, me aq sa kuptova, pa Theosin nuk mund të bëhet dot asgjë, apo jo?»

«Bah, ndoshta do mundesha të organizoja diçka po njëlloj» foli Petri duke kruajtur kokën.

«Më falni për shpërthimin, miku im» tha komandanti i penduar. «E di që nuk është faji yt. Ky është vërtet një moment i keq për të dy.» Pastaj, duke i vënë një dorë tek supi, shtoi «Shiko se çfarë mund të bësh. Besoj se është shumë e rëndësishme që ta gjesh dhe ta marrësh përsëri atë objekt sa më shpejt që të mundesh.»

«Mos u merakos Zak. Pa problem fare. Do të përpiqem të sajoj ndonjë gjë, duke u rregulluar me ato pak mjete që më kanë ngelur.»

«Vetëm ti mund t’ia dalësh mbanë. Jemi në duart e tua»

«Po shkoj» dhe, pa shtuar gjë tjetër, Eksperti doli nga tenda laboratorike duke lënë pas vetëm disa shtëllunga pluhuri.

«Do t’ia dalë?» pyeti Xheku i pasigurt.

«Sigurisht. Nuk kam asnjë dyshim. Petri ka aftësi të jashtëzakonshme. Më shumë se një herë e kam parë të realizojë gjëra që as edhe një ekip me Artizanët më të mirë nuk do ishte në gjendje t’i bënte. Është një person fantastik. Më vjen keq që kam qenë ca si shumë i ashpër me të. I dua të mirën me shpirt dhe do të isha gati të jepja jetën për të në çfarëdo lloj momenti.»

«Mos u shqetëso Zak» foli Elisa me një zë të thellë shumë të ëmbël. «Ai e di shumë mirë. Është një moment i keq por do ta kapërcejmë pa probleme. Nuk kam fare dyshim.»

«Faleminderit Elisa. Vërtet shpresoj me gjithë zemër.»




Pasadena, Kaliforni – Skuta


Sapo u hap dera, burri tepër i shëndoshë u godit nga një rrymë e këndshme me ajër të freskët. Kondicioneri i dhomës, i ndezur që një mbrëmje më parë, e kishte bërë punën e vet në mënyrë fantastike.

«Ça mrekullie» tha. «Nuk po mundja ta duroja dot më atë të nxehtë asfiksues.»

«Sikur të vendosje të bëje një dietë serioze dhe të liroheshe nga gjithë ai dhjamë që mban me vete, i nxehti nuk do të të bezdiste edhe aq shumë.»

«Por ti gjithmonë me tulet e mia kapesh?»

«Quaji tule. Do mund të rrije pa merak një muaj pa ngrënë» u shpreh tipi i hollë që shpërtheu menjëherë pas kësaj në një të qeshur me zë të lartë.

«Po bëj sikur nuk e dëgjova.»



Apartamenti i vogël që të dy e përdornin si bazë ishte rregulluar në mënyrë krejtësisht spartane. Në sallonin kryesor kishte vetëm një tavolinë të thjeshtë druri në ngjyrë të hapur me katër karrige në po atë ngjyrë dhe një divan të rëndë ngjyrë gri të errët me shiltet dhe krahët e ngrëna. Në qoshen në afërsi të derë-dritares që shikonte mbi një oborr të trishtueshëm, një vazo plastike ngjyrë kafe mbante brenda ato çka kishin mbetur nga një lule Washingtonia Filifera e cila, pavarësisht rezistencës së saj ndaj klimës së thatë, ishte tharë disa javë më parë si pasojë e mungesës së ujit. Banjoja tepër e vogël tregonte shenja të dukshme të neglizhencës. Disa pllaka kishin dalë nga vendi dhe njolla të mëdha të errëta mbi tavanin e dalë boje dëshmonin për rrjedhje uji që asnjëherë nuk ishte ndrequr. Dy dhoma gjumi tepër të ngushta, secila me nga një krevat të vetëm dhe një komodinë të prishur, bashkë me një aneks guzhine ku gjendej një mobilje të paktën njëzet vite e vjetër, kompletonin gjithçka tjetër të atij të ashtuquajturit apartament.

«Natyrisht që përsa i përket shijeve në zgjedhjen e skutave, ti je vërtet më i miri, hëë?» komentoi tipi i gjatë dhe i hollë.

«Pse? Çfarë ka që nuk shkon në këtë vend?»

«Është një mishmash. Ja çfarë ka që nuk shkon. Këtu flasim gjithmonë për të bërë një thes me pare por, në fund, katandisemi përherë në këto gjiriza të shpifur.»

«Por ti gjithmonë ankohesh» ia ktheu ai i shëndoshi. «Të përpiqemi se mos e vendosim këtë gjënë dhe do ta shohësh që do të rregullohemi një herë e mirë.»

«Epo, meqë e thua ti... Puna është se unë nuk jam edhe aq i bindur.»

«Ec tani, më kalo kompjuterin portabël që të tregoj një gjë.»

Tipi i hollë mori nga mbrapa divanit një çantë të vogël të zezë me rrip dhe nxori prej andej një notebook ngjyrë gri të errët. E kqyri për një çast pastaj ia kaloi shokut të tij që e vendosi mbi tavolinë dhe e ndezi. Ndenjën të dy për pak duke vështruar ekranin ndërkohë që sistemi përfundonte proçedurën e ndezjes, derisa në një moment të caktuar, tipi i hollë shfryu «Nuk i duroj dot më këto gjëra. Po kaloj orë të tëra duke parë kolona progresi, ora me rërë që rrotullohen, azhornime të ndryshme... Si është e mundur që nuk arrihet që të bëhet një kompjuter që të funksionojë si televizor? Shtyp butonin dhe ndizet.»

«Tamam, do të ishte vërtet gjë e bukur. Kurse unë, gjëja që urrej më shumë është kur, pasi ke mbaruar së punuari dhe do ta fikësh për të vajtur në shtëpi, kompjuteri të paraqet një goxha mesazh ku shkruhet “Mos e fik kompjuterin. Azhornimi i instalimit nga 1 në 325 është duke u ekzekutuar...” dhe të takon të presësh gjysëm ore ndërkohë që bën ato punët e veta. Po a nuk mund t’i bënte që më parë ato dreq azhornimesh? Duhej të më priste pikërisht mua që të bëhesha gati për t’u larguar?»

«Eh, informatika. Ndoshta, programuesit që kanë projektuar këto sisteme gëzohen madje kur na shohin ne të shkretët e pakallur që shkatërrojmë nervat para “krijimeve” të tyre.»

«Po thua se e bëjnë kastile?»

«Nëse mendon se sot, për të shkruar një letër, nevojitet një kompjuter me një forcë përpunuese miliarda herë më të madhe se ajo që misionet Apollo kanë përdorur për të dërguar njeriun në hënë, ma ha mendja se diçka është duke shkuar keq në evoluimin teknologjik.»

«Por, ti je eksperti» komentoi ai i holli. «Me siguri që, kohë kanë humbur shumë por pa këto pajisje tashmë nuk do arrijmë dot të shkojmë as në banjë.»

«Lëre fare, ec tani se më mirë është. Shiko më mirë se çfarë kam zbuluar gjatë netëve të mia pa gjumë.»

Burri trupmadh shfaqi mbi ekran një sërë imazhesh që duhej t’i kishte marrë në ndonjë arkiv vërtet jo publik. Shfletoi disa prej tyre dhe pastaj tha «Ja pra. Ato që po sheh tani besoj se janë një seri kombinimesh karakteresh kuneiforme, që janë në gjendje të aktivizojnë funksione të tjera shtesë të kësaj pajisjeje.»

«Po ku i ke marrë?» pyeti i holli me habi.

«Nëse ta them, atëherë më duhet të të vras pastaj» iu përgjigj trashaluqi me një pamje shumë serioze.

Tipi i gjatë dhe i hollë ngeli për një çast si i paralizuar pastaj e kuptoi që shoku i tij kishte bërë siç dukej një shaka dhe, pasi i dha një goxha shkelm, tha «Je vërtet trap. Hajt pra më lër të shoh atë zbulimin e parrëfyeshëm.»





Конец ознакомительного фрагмента. Получить полную версию книги.


Текст предоставлен ООО «ЛитРес».

Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию (https://www.litres.ru/pages/biblio_book/?art=40850605) на ЛитРес.

Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.



VOLUMI 3/3 Po sikur dhe ne, mos të ishim gjë tjetër veçse personazhe të thjeshtë të një romani spektakular të titulluar ”Njeriu”? Në këtë episod të tretë të serisë ”Aventurat e Azakisit dhe Petrit”, të dy miqtë tanë simpatikë të Nibirut do të duhet të përballen me një rrezik të llahtarshëm që vjen nga hapësira kozmike. Por këtë herë, forcat dhe teknologjia e tyre e jashtëzakonshme mund të mos jenë të mjaftueshme. Dhe nëse ndihma do të vinte nga një burim absolutisht i paparashikueshëm? Kthesa të papritura, zbulime dhe rishtjellime të ngjarjeve dhe momenteve historike e mbajnë lexuesin me frymën pezull deri në rreshtin e fundit të romanit.

Как скачать книгу - "Shkrimtari" в fb2, ePub, txt и других форматах?

  1. Нажмите на кнопку "полная версия" справа от обложки книги на версии сайта для ПК или под обложкой на мобюильной версии сайта
    Полная версия книги
  2. Купите книгу на литресе по кнопке со скриншота
    Пример кнопки для покупки книги
    Если книга "Shkrimtari" доступна в бесплатно то будет вот такая кнопка
    Пример кнопки, если книга бесплатная
  3. Выполните вход в личный кабинет на сайте ЛитРес с вашим логином и паролем.
  4. В правом верхнем углу сайта нажмите «Мои книги» и перейдите в подраздел «Мои».
  5. Нажмите на обложку книги -"Shkrimtari", чтобы скачать книгу для телефона или на ПК.
    Аудиокнига - «Shkrimtari»
  6. В разделе «Скачать в виде файла» нажмите на нужный вам формат файла:

    Для чтения на телефоне подойдут следующие форматы (при клике на формат вы можете сразу скачать бесплатно фрагмент книги "Shkrimtari" для ознакомления):

    • FB2 - Для телефонов, планшетов на Android, электронных книг (кроме Kindle) и других программ
    • EPUB - подходит для устройств на ios (iPhone, iPad, Mac) и большинства приложений для чтения

    Для чтения на компьютере подходят форматы:

    • TXT - можно открыть на любом компьютере в текстовом редакторе
    • RTF - также можно открыть на любом ПК
    • A4 PDF - открывается в программе Adobe Reader

    Другие форматы:

    • MOBI - подходит для электронных книг Kindle и Android-приложений
    • IOS.EPUB - идеально подойдет для iPhone и iPad
    • A6 PDF - оптимизирован и подойдет для смартфонов
    • FB3 - более развитый формат FB2

  7. Сохраните файл на свой компьютер или телефоне.

Видео по теме - Shkrimtari nga Tirana do të ju bëjë të kuptoni jetën përmes Pyetësorit R

Книги автора

Рекомендуем

Последние отзывы
Оставьте отзыв к любой книге и его увидят десятки тысяч людей!
  • константин александрович обрезанов:
    3★
    21.08.2023
  • константин александрович обрезанов:
    3.1★
    11.08.2023
  • Добавить комментарий

    Ваш e-mail не будет опубликован. Обязательные поля помечены *