Книга - Një Flluskë Jashtë Kohe

a
A

Një Flluskë Jashtë Kohe
Andrea Calo'


”Kur të më shohësh të vdekur prej dashurisë për ty, gruaja ime, dhe buzët e mia të jenë të çelura dhe i zbrazur nga shpirti të jetë trupi im … atëherë, e mbushur me dhimbje dhe  keqardhje, do të vish tek ana e krevatit tim dhe me zë të  ëmbël dhe të ulët do të thuash: Unë jam ajo që të ka vrarë dhe e penduar jam kthyer...”. Dy trupa, një shpirt i vetëm. Një kthim në jetë një shekull e gjysmë pas herës së parë që  asgjëson kufijtë e caktuar nga koha. Një jetë e re apo vetëm një shpërblim. Po sigurisht një dashuri e re që çel në rishikimin e përditësuar të një të kaluare tashmë të zhdukur. ”NJË FLLUSKË JASHTË KOHE” është një Roman i pasur me emocione, me imazhe dhe të papritura që e mbajnë lexuesin të gozhduar deri në faqen e fundit.

Po sikur të ishte e vërtetë se të gjithë ne jetojmë një jetë të dytë? Po sikur të rriteshim me sigurinë e të kujtuarit të një jete të mëparshme? Katherine, nga të gjithë e quajtur Kate, është një grua e re  italo-amerikane që jeton në New York. Shumë janë të bindur që ka probleme mendore, përfshirë familjen e saj të origjinës. Por, nuk është kështu: e veçanta e saj është që kujton me qartësi absolute detajet e një jete të saj të kaluar, jetë e jetuar në një vend të largët nga qyteti i saj i lindjes. Tashmë tridhjetë e pesë vjeçare, vendos të kthehet në Joseph, në kontenë e Wallowa-s, në Oregon, ku është e sigurtë se ka jetuar. Kërkon të kaluarën e saj, atë që qe shpirti i saj i mbyllur në trupin e një gruaje të kohërave të tjera. E detyruar të ndalojë në Portland nga një shtrëngatë, takon John-in, me të cilin përjeton një tërheqje të çuditshme. Ai do ofrohet ta ndihmojë të kërkojë gjurmët e kësaj të kaluare që nuk rresht së obsesionuari atë. Një pikturë, një puthje, një shtëpi dhe një ditar i shkruar nga ajo vetë në gjysmën e dytë të viteve tetëqind, gjithçka konvergon drejt një zbulimi befasues ruajtur për një finale të aftë për ta bërë këtë roman të paharrueshëm.







NJË FLLUSKË JASHTË KOHE

Botimi i Parë – Janar 2013

Ky libër është një vepër e fantazisë. Personazhet dhe ngjarjet janë sajesa të autorit ose që kanë për qëllim të japin vërtetësi ndaj tregimit. Çdo analogji me faktet, ngjarjet, vendet dhe njerëzit, të gjallë ose të vdekur, është absolutisht e rastësishme.

© Copyright 2013 – Andrea Calò

@ e-mail: andrea.calo_ac@libero.it

Përkthimi i Laureta Berberi


Andrea Calò

NJË FLLUSKË JASHTË

KOHE



۩



Roman



.

Përkthimi i Laureta Berberi


Për të gjithë ata të cilët e dinë

se kanë të paktën një ëngjëll

në Parajsë.


FALËNDERIME



Të shkruash një libër është sikur të nisesh në një udhëtim. Përgatiten valixhet, nisesh nga një pikë e caktuar dhe vazhdon duke u përpjekur të arrish pikën e mbërritjes, destinacionin e dëshiruar. Por, siç ndodh ndonjëherë gjatë një udhëtimi, grackat, gabimet, frikërat dhe të papriturat janë aty gati të na befasojnë, të na ndalojnë, ndonjëherë deri në atë pikë sa të na bëjnë të heqim dorë nga vazhdimi. Me ndihmën e njerëzve që na gjenden pranë ose të atyre që takojmë përgjatë rrugës, arrihet gjithsesi t’ia dalësh mbanë, ndonjëherë me lehtësi, herë të tjera me shumë mundim; por nuk mund të shkelësh kurrë mbi gabime, për të mos humbur investimin e bërë. Gjatë këtij udhëtimi kam patur disa njerëz afër meje, të gjithë më kanë nxitur dhe inkurajuar të vazhdoja rrugën, të realizoja atë ëndërr që prej shumë vitesh mbaja të mbyllur në një sirtar, duke më lejuar t’i hapesha plotësisht asaj, projektin tim.



Faleminderit gruas time Sonias, që më shumë se gjithkush ka besuar tek unë, gjithmonë, për leximin e duruar të bocave bërë që në fazat e hershme të përgatitjes së këtij teksti dhe për diskutimet frytdhënëse që kanë çuar në krijimin e fabulës së këtij romani.



Faleminderit prindërve të mi, që më kanë dhuruar jetën, më kanë rritur dhe shkolluar, duke lejuar që gjithë kjo të transformohej në realitet.



Dhe në fund, por jo e fundit, faleminderit ty Elena, që ke udhëzuar zemrën time dhe udhëhequr mendjen time gjatë gjithë këtij udhëtimi: këtu brenda ka vërtet një pjesë të madhe nga ty.


KAPITULLI 1



Mendoj që një histori si kjo e imja nuk është treguar kurrë. Ndoshta nga frika e gjykimit nga të tjerët, ose ndoshta nga ajo vello e hollë çmendurie që e shoqëron.

Quhem Katherine ose më shkurt Kate, më thonë që kam lindur tridhjetë e gjashtë vite më parë në New York, ku dhe akoma jetoj, me baba italian dhe nënë angleze. Pra gjaku im nuk është amerikan. Data e ditëlindjes sime është shtypur në pasaportë, pranë fotos sime dhe gdhendur me bojë mbi fotografitë e zverdhura nga koha që nëna ime bëri kur isha e vogël. Por, unë jam e bindur që kam jetuar më shumë, shumë më tepër. Ndoshta dyfishin e viteve të mia, nëse marr parasysh edhe ato që unë mendoj të jetuara nga gruaja që isha në jetën time të shkuar. I ruaj të qarta kujtimet, të radhitura me kthjelltësi në mendjen time sikur të flitej për jetën time të tanishme, iu kthehem atyre kur kam dëshirë ose ndiej nevojën ta bëj. Do të mendoni që unë jam një e çmendur e shkretë në një krizë identiteti dhe ndoshta keni të drejtë. Kështu mendonte edhe nëna ime, kur që e vogël i tregoja historitë e miqve të mi të mëdhenj me të cilët flisja dhe ndaja eksperienca dhe ndjenja që mund të jenë pjesë vetëm e jetës së një gruaje, jo të një fëmije. Flisja për njerëz që ajo thoshte se ekzistonin vetëm në mendjen time fëminore. Në vitet e para të jetës sime ajo e pranonte gjendjen time, identitetin tim të dyfishtë, duke ia veshur papjekurisë sime dhe lidhjes sime me lojën. Besonte, në fakt, që unë po luaja, që përpiqesha të interpretoja rolet e një personazhi të krijuar nga fantazia ime dhe që merrte jetë dhe formë përmes fjalëve dhe sjelljeve të mia. Madje, ndihej edhe krenare për gjithë këtë sepse në sytë e saj prej nëne krenare shfaqesha në gjithë unicitetin tim. Ishte e sigurtë, megjithatë, që me kalimin e kohës kjo lojë do të kishte mbaruar vetë ashtu siç kishte nisur, duke më lejuar të hidhja ngadalë hapin për t’u bërë grua. Por, nuk ishte kështu sepse kjo për mua nuk ishte aspak një lojë. Unë i njihja shumë mirë njërëzit me të cilët flisja dhe që ia përshkruaja sime mëje në detajet më të vogla, i shikoja vazhdimisht në ëndërr gjatë netëve. Një lojë nuk lë emocione kaq të forta ose plagë të hapura në shpirt, siç ndodhte në rastin tim. Nëna ime më çoi në mjekë të shquar të mendjes, të paguar mirë për t’i konfirmuar në fund mendime që ajo vetë i kishte tashmë. Ndihej e ngushëlluar nga konfirmimet e tyre për një shërim timin të ardhshëm. ‘Është vetëm një çështje kohe’, i thoshte i ndrituri i radhës. Dhe ajo besonte e përpiktë, pa u privuar kurrë nga ata lotë shpërthimi që i mbushnin sytë, çdo herë. Për të gjithë unë jetoja një identitet të dyfishtë. ‘Vetëm në këtë jetë’, mendoja unë herë pas here. Gjithmonë m’u ndalua të bëja ç‘farëdo gjëje që më lejonte të ripërshkoja të kaluarën time, atë më të largëtën, atë tashmë të zhdukur prej kohësh. Ndoshta më shumë nga frika e nënës sime se një ditë të bukur do zbulonte që vajza e saj e çmendur kishte pasur gjithmonë të drejtë dhe jo për një akt real mbrojtjeje ndaj meje. Ndërsa e vështroja të palëvizur në shtratin e vdekjes, të qetë në fytyrë nga pushimi i përjetshëm që sapo e kishte kapur, kuptova që edhe unë duhej të kisha kaluar përmes asaj faze, edhe pse ndihesha plotësisht e paaftë ta përfaqësoja, ta përshkruaja dhe t’jua tregoja të tjerëve, përveçse vetes sime. Dhe nuk mundja më t’ju bëja dëm me shfaqjen e mendimeve të mia, me dëshirën time për të zbuluar veten time tjetër tashmë të zhdukur prej shumë kohësh.

Jam bllokuar nga një kohë e përjetshme, e burgosur e një flluske transparente. Mijëra sfera të tjera celuloze levitojnë në ajër, duke mbështjellë të tjerë individë që, si unë, lëvizin rëndshëm brenda. Të gjithë përreth, si një tufë konfuze kafshësh, një grup njerëzish shfaqen përpara flluskave të mëdha: kërkojnë një pikë për t’u kapur dhe me sy lutës, lëvizin buzët dhe thonë fjalë që nuk arrij t’i kuptoj. Të largëta por të qarta janë kujtimet, si ëndrrat e harruara kur sapo zgjohem, por të qarta deri një moment më parë. Prekin mendjen time duke e turbulluar: edhe unë, për disa vite, duhet të kisha qenë atje jashtë, por nuk arrij të lidh kohën me imazhet dhe gjithçka mbetet në nivelin e luhatshëm të përshtypjes.

Kujtesa ime është një zbrazëti që herë pas here popullohet me imazhe bardhë e zi. Dhe nuk ka hapësirë as për një kujtim, në një zbrazëti kur kërkohet nga vullneti im. Përpiqem t’i paralajmëroj njerëzit për ndjenjat që provoj për t’i larguar, por nuk duket se më dëgjojnë ose shikojnë. Jam plotësisht e izoluar. Ata që janë jashtë, edhe pa më parë, tregojnë drejt meje në mënyra të çuditshme. Disa përkëdhelin sferat, të tjerët mbështesin kokën në to, duke u përpjekur të kapin çdo lëvizje minimale, ndërsa të tjerët ende buzëqeshin pa një motiv të dukshëm. Brenda meje rritet dyshimi se po marr pjesë në një shfaqje të vënë në skenë nga krijesa imagjinare: zhvendosje të mendjes në ndërgjegjen time të kaluar, të tashme dhe të ardhme, lojëra nga një e kaluar e harruar por jo e panjohur dhe të kthyera drejt një të ardhmeje të pasigurt. Nuk e di se ç’farë tregojnë fjalët që mendoj, ndoshta janë vetëm njohuri atavike, të mbetura për shekuj në nivel papërgjegjshmërie, por duken më të përshtatshmet për të shprehur atë që ndiej.

Edhe pse nuk jam e sigurt se jashtë është më mirë, dëshira për të dalë rritet brenda meje, duke bërë hapësirë me prepotencë: jam e lodhur nga nxehtësia e vakët dhe nga siguria e trishtë e flluskës. Filloj të kërkoj një çarje brenda qelizës, por ende po lodhem ta gjej. Kthimi në vegimet e lashta, pothuajse atavike, por pikërisht për këtë të sigurta, më ka penguar të shikoj vrullin tim të fundit. Vuajtja e fundit e jetës së djegur nga zjarri i vdekjes sime është rritur mbi gjithçka dhe gjithkënd, duke formuar një flluskë të re në të cilën trupi është rikompozuar. Por, askush nuk ishte në gjendje ta shihte. Ja, kanë humbur të gjithë rastin e mirë për të kuptuar, përfshirë mua. Ndoshta nuk do ta kuptojmë kurrë: risia sjell të panjohurën dhe frikën, ndërsa kujtimi të ngushëllon me qartësi dhe siguri.

Diçka e re duket se është formuar në mendjen time. Janë ato imazhe konfuze dhe të mbivendosura, të ushqyera nga një trup që më çon para-mbrapa, që pastaj, në fund të gjithçkaje, më braktisin gjithmonë këtu. Koha dhe vetë imazhet nuk vijnë së bashku dhe çdo gjë zbehet ende para se të fillojë. Dua të dal! Përplas grushtat, bërtas dhe qaj. Nuk shërben për asgjë, asnjë nuk më dëgjon, përveç ndërgjegjes sime.

Ndoshta flluska është transparente vetëm në anën time dhe ata që janë jashtë duket se vetëm tani ndiejnë lëvizjet e mia. Afrohen kureshtarë, për të kuptuar, pikërisht siç bënte nëna ime. Fiksojnë me pamje ëndërrimtare sferën që duket sikur i çon pas në kohë me mua. Fillojnë të flasin, fjalë që ende nuk arrij të kuptoj, por nga shprehja e tyre pothuajse duket se më kanë zili. Vihem sërish në kërkim të një rrugëdaljeje. Ishte e kotë deri tani të kërkoje, sepse koha duhej të ndiqte rrugën e saj dhe njohuritë kishin nevojë të plotësoheshin. Vetëm tani e ndiej qasjen e momentit të lindjes sime të re, nuk mund ta humbas këtë takim për mua kaq të rëndësishëm. Drita e jashtme filtron përmes një çarjeje të vogël që tenton të zgjerohet dhe që aty do të dal, për të kuptuar.

Prej shumë pak kohësh kam filluar të kuptoj fjalët që thonë ata jashtë, falë edhe ndihmës dhe pranisë së vazhdueshme të nënës sime në jetën time. “Duhet të hyjmë për të dalë me ty”, përsërisin pafundësisht, me fytyrat lutëse dhe të tërhequra nga pritja e kotë. Drita të zbehta të jetëve të kaluara dhe të ardhme trondisin përshtypjet e mia, ndjesitë e kaluara, të tashmë dhe të ardhëm janë kapakët e rëndë të ekzistencës sime dhe të tyre. Lexoj në mendjet e tyre frikëra fëminore, të zmadhuara nga vitet dhe nga përvoja. Zënë pjesën më të madhe të kujtesës së tyre, qoshe të errëta dhe tavane të prishura pezullojnë në trurin e tyre, rripa lëkure të fiksuara dhe të drejtuara nga duart me kallo, fytyra të deformuara nga zemërimi dhe nga zhgënjimi rehatohen në mënyrë të pandërprerë në bebet e syrit, britma dhe kërcënime bëjnë jehonë në daullet e veshit. “Duhet të hyjmë për të dalë me ty!”. Materializimi i fiksimeve të përsëritura dhe zakoneve më absurde, të rrënjosura me forcë në tru nga prindër jo të zgjedhur nga unë. Thonë që duan të hyjnë për të dalë me mua, për të eleminuar vuajtjen e frikërave të kaluara dhe rrjedhimisht edhe pa ato që janë të pranishme apo të ardhshme; por duhet të kenë kujdes, sepse aty ku koha humbet çdo vlerë, është e lehtë që e kaluara të ngatërrohet me të ardhmen dhe të zërë vendin e saj.

E çara zgjerohet gjithnjë e më shumë, përpiqem të dal, shtyj, sforcohem me supet e mia të vogla, bie në dyshemenë e zhveshur dhe të ftohtë. Pastaj mbledh veten dhe zbuloj që jam kthyer ajo e mëparshmja. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Papritmas, një goditje e papritur dhe e dëshpëruar, qindra njerëz po lëvizin drejt flluskës: ndoshta, përmes plasaritjes që tashmë është mbyllur, dikush ka arritur të hyjë. Mua sfera më duket transparente edhe nga jashtë, dhe vetëm njerëzit e ngjeshur përreth saj më pengojnë të shoh brenda. Por nëse njëri prej tyre ka arritur të hyjë, do të arrijë deri në fund, do të përfundojë ciklin vetëm nëse e kthen kujtesën e tij në një zbrazëti. Nuk ka hapësirë për të mbushur në një zbrazëti. Shikoj përreth vetes dhe e di, edhe pa mbajtur mend, se kam qenë këtu në këtë botë. Më mirë kështu: pa kujtimet, e kaluara ime nuk do mund të jetë kurrë edhe e ardhmja ime. Thjesht, sepse nuk e mbaj mend. Di vetëm që momenti i vdekjes sime është i përputhur me formimin e flluskës. Fillimi i rilindjes sime. Jeta dhe vdekja ngatërrohen, e kaluara dhe e ardhmja mbivendosen dhe koha nuk ekziston më. Kush ka humbur shpresën dhe nuk e ka kuptuar se fundi nuk do të ishte asgjë tjetër përveçse fillimi, nuk mund ta kuptojë kurrë atë që ka kaluar edhe kufijtë e kohës dhe të kujtimeve, siç kam bërë unë. Ata do të mbeten përgjithmonë të burgosur të kujtimeve të tyre, të obsesioneve dhe të anktheve të tyre.

Koha ka humbur çdo kuptim të sajin, ajo do jetë nëna jonë. Kthehem pas një çast, të tjerët nuk na ndjekin më. Edhe nëna ime, janë rikthyer të gjithë drejt sferave të tyre. Nuk do na shohin më. Ndoshta nuk na kanë parë kurrë për atë që jemi në të vërtetë.

Mblodha gjurmët e kurajos që më kishin mbetur akoma, shkunda nga trupi dhe nga mendja ime gjithë ndalimet që më ishin vendosur ndër vite dhe vura re që tashmë për mua kishte ardhur momenti të ripërshkoja hapat e mi, njëri pas tjetrit, sipas radhës. Do të më duhej të kapërceja kufirin e asaj periudhe të pacaktuar, të errët kaluar midis dy jetëve të mia dhe për të cilën nuk kisha dhe akoma nuk kam asnjë kujtim, asnjë imazh të qartë. Kur rishoh të kaluarën time, humbas kontaktin me realitetin e së tashmes sime. Shkëputem dhe mendja ime fillon të udhëtojë, e shoqëruar nga trupi im…



Jetoj në Joseph, në Oregon, në një shtëpi prej druri që shikon nga bregu i liqenit Wallowa, një pasqyrë e mrekullueshme uji e gërmuar midis maleve me të njëjtin emër që e rrethojnë. Shtëpia është e vendosur në një kep të vogël, nga i cili ajo dominon liqenin në gjithë shtrirjen e tij, ashtu si dhe shtëpitë e tjera të pakta që gjenden në këtë zonë, më tepër të banuara nga barinj dhe fshatarë. Mali Sacajawea duket mirë nga oborri dhe nga dhomat, me gjithë madhështinë e tij dhe bardhësinë e dëborës që e mbulon për një pjesë të madhe të stinës së ftohtë. Shtëpia është goxha e madhe, ndoshta shumë që të mbajë një person të vetëm, mesa duket. Hapësirat e përmasave gjigande, pothuajse shpërndarëse, përshtaten me të gjitha gjërat që mund të gjenden në këto anë. Fasada e jashtme është e lyer me një ngjyrë të kuqe të fortë, e ndërprerë nga dritare të bardha dhe me kontrastin e çatisë me rasa elegante, lehtësisht venitur nga dielli dhe njollosur nga kolonitë e myshkut jeshil që e popullojnë në anën më të ftohtë dhe të lagësht. Duket mirë edhe nga larg sidomos kur lyerja është e freskët dhe e ndritshme aq sa reflekton mirë rrezet e diellit. Ndërsa brenda mbretëron druri shqeto me ngjyrën e tij natyrale, nuk kam dashur kurrë ta modifikoj me zgjedhjen time, pavarësisht këshillave të njerëzve. Unë jetoj e izoluar, si një heremit i larguar nga bota, nga komuniteti. Gjithmonë kam dëshiruar paqen dhe urryer përballjen. Asnjë zhurmë e ndryshme nga tingujt e prodhuar nga natyra nuk shqetëson kohën time, netët e mia ashtu si dhe ditët e mia. Në netët me hënë të plotë, drita futet me forcë në dhoma dhe më shpaloset pranë, duke më shoqëruar në mendimet e mia, duke u tallur me perdet që mbulojnë dritaret, duke i zbardhur plotësisht. Nuk nevojiten qirinjtë, por unë i ndez gjithsesi sepse adhuroj aromën e dyllit të shkrirë nga forca e pakundërshtueshme e zjarrit. Me to, ndez edhe zjarrin e oxhakut në netët e ftohta dimërore. E dua zjarrin dhe nxehtësinë që ai çliron me energjinë e tij, trungjet aromatike prej druri pishe, ende të mbrujtur me rrëshirën e tyre, që digjen me ndadalë, kërcitjen e prodhuar nga flakët që i përpijnë. I shkruaj mendimet e mia në një ditar, që me vdekjen time të mos tretem e gjitha. Do të derdh përmbajtjen e ditëve dhe gjithë emocionet e mia në faqet e tij, duke i kthyer në gjurmë boje shkrimi që dikush ndonjë ditë ndoshta do mund të lexojë, nëse do të ketë dëshirë apo kuriozitet të zbulojë diçka nga unë ose nëse do të dojë ndoshta të më gjejë. Më ndihmon pamja imponuese e liqenit tim të adhuruar, tek i cili linda dyzet e pesë vite më parë dhe që shoh nga dritarja e dhomës sime të gjumit, çdo ditë. Nuk ka në botë një pikturë më të mirë pikturuar nga ndonjë piktor. Kam dashur ta sistemoj tavolinën e shkrimit pikërisht në vendin nga ku mund të shijohet panorama më e mirë, që të mund të më presë dhe shoqërojë më së miri gjatë rrëfimeve të mia të përditshme. Mu dhëntë aftësia dhe hiri, të mos mërzis apo ofendoj ndonjë dhe nëse nuk është kështu, ju kërkoj ndjesë dhe ju lutem të mos mallkoni personin tim por thjesht të vini këto faqe në vendin ku i keni gjetur ose t’jua jepni atyre që jua kanë dhuruar. Dhe ti i dashuri im, nëse ndonjëherë do lexosh këto mendime, lidhi përgjithmonë me dashurinë që ndjej për ty. Dhe nëse mundesh, falmë.



Sistemova gjërat më të rëndësishme në një valixhe mjaftueshëm të madhe por pa i kushtuar shumë vëmendje, parashikoja një zgjatje mjaft të gjatë për udhëtimin tim. Pak a shumë kjo ishte ajo që kisha përcaktuar para se të nisesha. Valixhja ime kishte veshje të rënda dhe të ngrohta, duke qenë stina tashmë afër një dimri, thuhej, mjaft të ashpër. Ditët e ngrohta verore tashmë ishin një kujtim i largët, megjithatë i ftohti nuk më ka mërzitur kurrë. Më ndihmonte të mendoja, ndërsa rrija lumturisht e ulur në divanin e sallonit tim të ngrohtë, me një filxhan çaji jasemini që nxirrte avull, të mbajtur midis duarve. Pasi rinovova pasaportën, prenotova fluturimin American Airlines me nisje nga aeroporti J.F.K. në orën pesë të pasdites së ditës tjetër dhe drejtuar në Portland. Gjatë javës mund të gjendej gjithmonë një vend me një farë lehtësie, edhe në minutën e fundit dhe me kosto jo të larta. Sidoqoftë, ana ekonomike nuk më interesonte aspak në atë moment, prioritetet e mia ishin të tjera. Mbërritja në Portland ishte parashikuar rreth orës tetë të darkës. Nuk gjeta fluturime direkt për në Joseph, ndaj do përshkoja rrugën nga Portland në Wallowa me mjete publike. Nuk do kishte qenë një shëtitje, largësia prej 343 miljesh për të bërë, do kishte kërkuar shtatë orë të mira udhëtimi. Do të kisha kërkuar informacione direkt në aeroport, sa të arrija. Shpresoja të gjeja një mjet që nisej po atë natë, për të mbuluar rrugën gjatë natës. E lashë kështu qytetin pa njoftuar asnjë për nisjen time. Rregjistrova vetëm një mesazh me zërin tim në shiritin e sekretarisë telefonike. Doja të evitoja të më quanin të humbur ose të shihja fytyrën time të përplasur në plan të parë në televizion në rubrikën kushtuar njerëzve të humbur ose në faqet e gazetave të kronikës. Do të kishte qenë pengesë për mua, do isha ndjerë e ndjekur kudo që të drejtohesha, në Shtetet e Bashkuara ose në të gjithë botën. Sidoqoftë, nuk doja të jepja shumë detaje për këtë, prandaj u kufizova të njoftoja mungesën time të përkohshme me premtimin e një kontakti të ardhshëm. Mesazhi thoshte:

Më falni por, nuk jam në shtëpi. Jam nisur për një udhëtim, do dëgjohemi kur të kthehem.

Pasuar nga toni që njoftonte fillimin e rregjistrimit.

Kishin kaluar tashmë shumë vite nga dita e pritjes sime të fundit në radhë tek çekini në aeroportin J.F.K. Herën e fundit që ndodhi, qe për një udhëtim të organizuar nga nëna ime, për të më kontrolluar kokën tek një psikolog që punonte në një lokalitet që nuk e mbaj mend, në kufi me Meksikën, i konsideruar nga ajo shumë i zoti dhe sigurisht në gjendje t’i jepte fund “problemit” tim. Natyrisht që nuk qe kështu sepse unë nuk e kam jetuar kurrë gjendjen time si një problem. Koha rridhte ngadalë. Sytë e mi ishin më të hutuar nga akrepat e orës që dukeshin si të ngjitur, të palëvizur gjithmonë në të njëjtin pozicion, se sa nga njerëzit që i kisha para ose pas në radhë. Megjithatë, vëzhgoja njerëzit që ecnin me shpejtësi, pothuajse duke vrapuar, ndërsa tërhiqnin pas valixhet e mëdha dhe të rënda me rrota. Këta njerëz ishin mësuar me ritme të tilla të jetës, kuptohej kollaj, saqë ishte bërë tashmë një zakon për ta. Njerëzit i jepnin aeroportit pamjen e një qendre qyteti: hynin me duar të zbrazëta në dyqane dhe dilnin të ngarkuar me qese të ngjyrosura, hanin dhe pinin zhurmshëm në baret dhe restorantet, lexonin gazeta, libra ose revista mbi stolat e çeliktë, poshtë dritave artificiale të llampave neon me një bardhësi verbuese, aty-këtu të shpërndara në terminal. Unë i ndiqja me shikimin tim të humbur, duke iu përshtatur atyre por, duke mbetur e zhytur në mendimet e mia. Ndihesha pothuajse e pavetëdijshme për pamjet që popullonin mendjen time, plotësisht e paaftë për të dalluar nëse përshkruanin pjesë të kohës sime të tanishme apo të së kaluarës sime. Po të mos kishte qenë për ndihmën e ndonjë elementi tipik të një epoke tashmë të shkuar, që fiksonte tek unë ndonjë pikë referimi, nuk do arrija lehtë një përfundim. Ndoshta pikërisht këtu ishte mbyllur çmenduria ime, ajo që ime më përpiqej shumë të tregonte: paaftësinë time të dalloja imazhet reale nga ato që ishin fryt i fantazisë sime. Ushqeja frikën e dukshme se mos zbuloja që isha vërtet e çmendur dhe se duhej t’i jepja përfundimisht të drejtë nënës sime dhe të pranoja fjalët dhe mendimet e saj. Megjithatë, tani që kishte vdekur, nuk do kisha patur më mundësinë të flisja me të dhe të sqarohesha. Kisha frikë se kisha vërtet nevojë për një mjek, për të më penguar të bëja budallallëqe në të ardhmen, kur të kisha qenë e braktisur përfundimisht nga ajo fije e hollë arsyetimi që më mbetej ende, duke u vetëizoluar në një realitet të banuar nga shumë të tjerë të çmendur. Të çmendur si unë. Po filloja të ndërgjegjësohesha për diversitetin tim, pikërisht tani që po ndihesha e vetme në botë, e braktisur nga gjithçka dhe nga të gjithë. Ndoshta po të isha kthyer në shtëpi, do ta kisha evituar gjithë këtë. Do mund të vija frikërat e mia në fund të shportës së gjërave për t’u harruar. Do kisha vazhduar të flisja me miqtë e mi imagjinarë dhe, ndoshta, do kisha mbledhur mendimet e mia në një libër duke u përpjekur të zbrazesha përgjithmonë, duke i larguar nga unë dhe duke i nxjerrë jashtë nga trupi dhe nga mendja ime, që të mund të shpëtoja përfundimisht.

Altoparlanti në geit njoftonte fillimin e imbarkimit të fluturimit tim, duhej edhe gjysmë ore të shkonte pesë: prioritet ndaj të paaftëve dhe grave shtatzëna. Të çmendurit konsiderohen të paaftë, mendova, përse të mos përfitoja? Vura re se njerëzit pranë meje po zgjateshin të ngriheshin nga karriget e tyre, ishin të vetëdijshëm për normalitetin e tyre në të gjitha aspektet. Vazhdonin të pashqetësuar të luanin me telefonat e tyre. Në atë moment vura re që kisha harruar në shtëpi timin. Kishte pak rëndësi, mendova. Nëse në jetën time të kaluar kisha mundur të jetoja pa telefon, mund ta bëja edhe tani, në këtë jetë, gjatë këtij udhëtimi. Ndërkohë nuk do isha gjurmuar nga të afërm dhe miq që do kishin shpërqëndruar vëmendjen time nga kërkimi duke më kërkuar informacione, shpjegime ose gjëra të ngjashme që nuk do kisha patur kohë as dëshirë për to. U sistemova në vendin e caktuar në avion, dhe pasi kisha kontrolluar printimet e adresave, të hartave dhe të zyrave turistike të Joseph-it që kisha mbledhur në ditët para nisjes sime, vendosa çantën time në pjesën e hapur, mbi vendin tim. Ndieja të ftohtë dhe trupi im përshkohej vazhdimisht nga dridhje që nuk arrija t’i kontrolloja. Ende nuk di të them nëse ishin shkaktuar nga ajri i kondicionuar ose, më tepër, nga kushtëzimi im mendor.

‘Ç’farë bëj unë këtu? Lermëni të zbres, ju lutem, unë nuk duhej të isha këtu tani!’, mendoja ndërsa avioni po fillonte të rrotullohej në pistën e ngritjes, për t’u ngritur pastaj në majë dhe shkëputur nga toka.

Vëzhgoja përsëri njerëzit rreth meje, ishte bërë hobi im për atë ditë. Duke lundruar në detin e hapur të mendimeve që mund të ngopnin mendjet e tyre në ato momente, humbisja në buzëqeshje të forta dhe bërbëlitjen e dëshpëruar dhe të përzier me zhurmën e motorëve të aeroplanit, ndërsa hostess-et kalonin përgjatë korridorit duke na ofruar pije. Ky imi nuk do të kishte qenë një pushim, mendova. Ktheva shikimin nga dritarja e vogël dhe vura re se perdja errësuese kishte mbetur e hapur, shikoja shtëpitë dhe rrugët tani të largëta duke u bërë gradualisht gjithmonë e më të vogla. Ishin pjesë e një rrjeti të dendur ndërtimesh në çimento që mbyllnin njerëz që ishin të paimagjinueshëm për mua. Ishte e vërtetë ajo që më thoshte nëna ime kur isha e vogël:Kur pretendon të duash të shohësh gjithçka, humbet ndjeshmërinë tënde ndaj detajit dhe gjithçka duket e ndalur në sytë e tu. Mos pretendo të duash të njohësh ose të kontrollosh gjithçka dhe të gjithë sepse, sidoqoftë nuk do të shërbejë dhe në fund do të kuptosh se nuk ke parë asgjë. Përkundrazi përqëndrohu tek detaji, sepse tek ai mund të veprosh, ai detaj që ti vetë je në botë dhe që është i aftë ta bëjë atë të lëvizë dhe të evoluojë.Qielli, me një blu të fortë, ishte njollosur nga re të rralla, të ndrojtura. Mbylla sytë për t’u qetësuar pak, më prisnin tre orë fluturim. Ndjeja zërat e udhëtarëve të tjerë që largoheshin gjithmonë e më shumë nga unë, fjalët e tyre bëheshin gjithnjë e më të mjegullta, të padallueshme. Më zuri gjumi thellë dhe kur u zgjova, kishim filluar tashmë fazën e zbritjes drejt pistës së uljes në aeroportin e Portlandit.


KAPITULLI 2



Qyteti i Portlandit ishte i mbuluar nga dëbora, që kishte rënë me bollëk një natë më parë. E kisha dëgjuar lajmin në televizion, por e kisha nënvlerësuar problemin, duke e konsideruar pa interes për mua. Nëpërmjet vetratave të aeroportit shiheshin male me dëborë të akullt të shpërndara përgjatë anëve të pistave, ishte dëbora që ishte hequr nga pastruesit e dëborës për të lejuar funksionimin normal të aeroportit, një nga të paktët të përfshirë në listën e atyre që garantojnë një efikasitet të shkëlqyer në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyesja veten nëse rrugët do të kishin qenë po aq të pastra ose nëse rreziku i pranisë së akullit në lidhjet kryesore do mund të kishte komprometuar seriozisht qarkullimin e automjeteve. Sapo pashë të vinte valixhja ime e transportuar nga rripi i bagazheve të sapo shkarkuara nga depua e aeroplanit, pashë orën e dorës: nëntë e darkës, ishim me vonesë. Përshpejtova hapin, drejtuar tek banaku i informacionit, ku gjeta shumë njerëz që, si unë duhej të drejtoheshin në ndonjë vend. Nëpunësja, një grua e shëndoshë dhe grindavece në të pesëdhjetat, thoshte me zë të lartë se linjat e jashtme të autobusëve kishin ndaluar për shkak të motit të keq dhe të gjitha rrugët në distanca të gjata ishin anuluar dhe shtyrë për në mëngjesin tjetër, ndërsa me gjeste të shpejta të dorës mimonte rënien e dëborës dhe praninë e fletëve të akullit nëpër rrugë. Njerëzit ishin të inatosur dhe shumë burra tregonin forcën e tyre duke goditur grushtat në banak, duke akuzuar gruan e shkretë për paaftësi. Edhe pse nuk shkëlqente në simpati, ajo grua nuk kishte asnjë faj. Sapo turma u tret, u afrova në banak.

«Më thoni!», bërtiti gruaja tashmë e dërrmuar.

«Mirëmbrëma, nuk jam këtu për t’ju kërkuar të njëjtat gjëra që ju kanë kërkuar të gjithë, e kam dëgjuar përgjigjen tashmë. E kuptova që sonte nuk nisemi. Doja t’ju pyesja nëse mund të më tregonit ndonjë vend ku mund të kaloj natën, këtu në aeroport ose në qytet».

Gruaja u qetësua.

«Më vjen keq zonjë por, fatkeqësisht vendet e pakta të disponueshme tashmë janë zënë të gjitha. Siç mund ta imagjinoni, në këto situata mbarojnë shpejt. Mund të shkoni në qendër të qytetit, ku me siguri do të gjeni dhomë në hotel. Për ku jeni drejtuar?»

«Në Wallowa», u përgjigja.

«Mirë. Autobuzi për në Wallowa niset nga kalata e pestë, që e gjen pikërisht këtu jashtë, nesër në mëngjes në tetë. Rruga është mjaft e gjatë, do të duhen rreth tetë orë».

«Shtatë orë replikova», duke i treguar llogaritjet e bëra nga kompiuteri gjatë simulimit të udhëtimit.

«Tetë orë pra», ngulmoi gruaja, «edhe pse do jetë e mundur të udhëtohet, mos prisni që autobusi të mund të vazhdojë me të njëjtën shpejtësi ose pa pengesa. Akulli nuk shkrihet aq lehtë dhe kripa nuk bën mrekulli në këto situata. Dëborë ka rënë vërtet shumë. Të jeni këtu nesër në mëngjes, pak para orës tetë. Nëse keni nevojë për një taksi, i gjeni në daljen e terminalit, në të djathtë. Rrugë të mbarë, zonjë», përfundoi duke më dhuruar një buzëqeshje të fikur.

«Nëse zonja më lejon, mund ta shoqëroj unë në qytet», dëgjova të shqiptohej qartazi nga një zë që vinte nga shpatullat e mia. U ktheva dhe gjeta para syve një burrë. Kishte pamje të mirë, me flokë gështenjë me sy jeshilë, kishte një prerje flokësh të kuruar mirë dhe që lejonte të shihej aty-këtu ndonjë njollë gri. Ishte pa mjekër, por mbante me krenari mustaqe. Tregonte nja dyzet vjeç dhe për mënyrën se si ishte veshur, duhej të ishte një biznesmen, një person që luante ndonjë rol të rëndësishëm në një kompani apo diçka e tillë. Mbante të varur në një krah pallton e tij të gjatë, ndërsa me dorën tjetër zvarriste një valixhe me rrota mjaft të vogël. Më fiksonte në sy më pak se një metër larg, ndërsa priste nga unë një përgjigje, një shenjë jete.«Jeni shumë i sjellshëm. Por unë nuk ju njoh, ju kërkoj falje, nuk pranoj kurrë pasazhe nga të panjohurit. Dhe tani nëse më lejoni, do të doja të shkoja», iu përgjigja ndërsa papritur u ktheva përsëri drejt banakut të informacionit, duke u shtirur sikur po kërkoja diçka brenda çantës sime. Ndjeja praninë e tij prapa meje, ndoshta duhej të kisha përdorur mënyra pak më të sjellshme, por vërtet që nuk mundesha. Ndihesha në një siklet të madh. U ktheva sërish dhe e pashë në sy.«Jua përsëris, nuk ju njoh. Nuk është për shkak të mungesës së besimit ndaj jush, por me të vërtetë nuk mendoj se është rasti të largohem nga ky terminal me ju, më falni», vazhdova, duke menduar kështu të mbyllja më në fund dialogun me atë njeri që nuk e kisha parë kurrë më parë. Edhe pse nga një anë më vinte keq, i kujtova vetes se nuk isha me pushime.

«Nëse kjo mund t’ju ndihmojë, po prezantohem. Emri im është John. John Beal», tha duke më zgjatur dorën. U ndjeva e detyruar të replikoj, të shpalos faktet e mia në një tavolinë me fytyrë zbuluar. Një gjë që nuk do kisha dashur kurrë në një qytet ose ndaj njerëzve plotësisht të huaj për mua.

«Katherine Fortuna», u përgjigja pa e parë në sy, ndërsa sistemoja portofolin në xhepin e brendshëm të çantës sime.

«Fortuna? Është një mbiemër italian, nëse nuk gaboj», tha i habitur dhe me një shprehje budallai në fytyrë.

«Po, Fortuna është një mbiemër italian», replikova, e bezdisur dukshëm nga këmbëngulja e tij që donte të vazhdonte me çdo kusht një bisedë që unë e quaja tashmë të përfunduar apriori.

«Mund të insistoj t’ju ofroj një pasazh atëherë, Katherine?». Këmbëngulte. Po filloja mos ta duroja dot më. Sidoqoftë, një pasazh do më kishte bërë vërtet punë në atë mbrëmje të akullt dimërore.

«Sa larg është nga këtu?», pyeta gjithmonë e më shumë e vrazhdë.

«Një gjysmë ore, do të thoja, duke parë kushtet e rrugëve. Makina ime është e parkuar këtu jashtë, ejani me mua, më ndiqni. Ndërkohë, mbulohuni mirë, jashtë bën shumë ftohtë», u përgjigj ndërsa vishte pallton e tij të gjatë mbi xhaketën elegante gri që, kuptova, fshihte gjithashtu një kravatë të bukur, të kuqe, të lidhur mirë nën jakën e një këmishe të bardhë. U ofrua të merrte valixhen time dhe e tërhoqi pas vetes. Ndoqa këshillën e tij dhe vesha xhakaventon që kisha lidhur rreth belit para se të zbrisja nga avioni. Në sytë e tij si i zoti i shtëpisë duhet të jem dukur një provinciale e shkretë dhe e paaftë. Vazhdonte me hap të sigurt, hapat e tij ishin aq të gjata saqë po lodhesha ta arrija. Fillova të ndieja dihatje në frymën time dhe zemrën që më rrihte fort, kështu që ndalova papritmas.

«Dëgjoni John “filani” apo si dreqin quheni. Keni ndërmend të bëni një maratonë? Një garë? Nëse është kështu ma thoni, të paktën të ndërroj këpucët dhe të bëhem gati!». Ai u kthye me një kthesë elegante dhe të saktë të qafës dhe më buzëqeshi.

«Keni të drejtë Katherine, më falni. Është zakoni im i pafalshëm. Unë vrapoj gjithmonë. Ju lutem, merrni frymë. Merrni gjithë kohën që ju duhet, pastaj do vazhdojmë më me ngadalë».

Ishte një burrë elegant, nuk kishte hije dyshimi. Nuk doja të dukesha si një vajzë e shkretë tekanjoze, kështu u përgjigja thjesht se mund të ecnim përpara. Në atë moment isha unë që përshpejtova hapin dhe e lashë atë pas meje.

«Ju e parë nga prapa jeni po aq e këndshme, e dini? Kush e di nga sa burra do e keni dëgjuar tashmë t’jua thonë!».

M’u skuqën faqet, ndjeva një nxehtësi të pamundur të më shpërthente në veshë, u inatosa.

«Por si guxoni? Pa dëgjo këtë! Më patë vetëm pesë minuta më parë për herë të parë dhe tashmë e lejoni veten të shprehni konsideratat tuaja personale për personin tim. Kush jua dha gjithë këtë besim? Mos i lejoni kurrë më vetes liri të tilla, John Beal!». Isha e tërbuar si një dem përballë një çarçafi ngjyrë të kuqe gjak, por në zemrën time ndihesha edhe e kënaqur që isha vënë re për diçka fizike. Edhe pse nuk do t’ia kisha thënë kurrë, më pëlqente pafytyrësia e treguar nga ai burrë.

«Shumë mirë zonjushë, shikoj që e mbani mend mirë emrin tim të plotë! Mund të shkojmë tani?».

«Po, shkojmë. Është më mirë!».

I ftohti ishte me të vërtetë shpues jashtë terminalit. Për fat të mirë nuk kishte shumë lagështi në ajër, gjë që e bënte të durueshme temperaturën. Zgjata hapin për të ndjekur burrin dhe menjëherë rrëshqita. Nuk kisha këpucët e duhura dhe asfalti ishte i mbuluar me njolla nga copa të holla akulli.

«Ju lutem, ndaloni këtu!». John u kthye duke shfyrë, duke pyetur veten për arsyen e kërkesës sime, por menjëherë e kuptoi.

«Keni probleme me këpucët, apo jo? Para se të niseshit nuk u interesuat mbi kushtet meteorologjike? Të gjithë e dinin për stuhinë e dëborës në Portland. Në rregull, është e kotë të flasim për këtë tani. Keni këpucë më të rehatshme me vete?».

«Në valixhe, por do më duhej të nxirrja jashtë të gjitha rrobat këtu në mes të rrugës, do më duhej shumë kohë dhe nuk kam aspak dëshirë. Do përpiqem të kem kujdes», e sigurova.

«Përndryshe mund t’ju mbaj në krahë, nëse dëshironi. Si thoni Katherine?». Ishte i paturp, por edhe i sjellshëm. Sidoqoftë atë mbrëmje gjendja ime shpirtërore nuk më lejonte të shprehja asnjë ndjenjë mirësie.

«Ose mund të shkoni të merrni makinën tuaj ndërsa unë po ju pres këtu, me valixhen time. Si thoni zoti Beal?», replikova me të njëjtën paturpësi.

«Do të vij shpejt. Ndërkohë, kujdesuni të mos merrni të ftohtë, përndryshe pushimet tuaja në Wallowa do t’i kaloni në shtrat me temperaturë». Eci drejt makinës së tij pa u kthyer, duke kaluar rreshtat e makinave dhe pick-up-et parkuar në sipërfaqen e madhe. Mendova se ndoshta nuk po bëja gjënë e duhur, kisha patur pak përvoja me meshkujt dhe të gjitha të përfunduara keq. Më kishin bërë të vuaj, asnjë nuk kishte arritur të më pranonte për atë që jam. E ndoqa John-in me shikim derisa nuk arrita më ta shihja dhe në atë moment fillova të frikësohem se nuk do ta shihja kurrë më. Ndoshta imazhi i John-it ishte vetëm një projeksion i jetës sime të kaluar, domethënë joreal. Kisha pranuar një pasazh nga një fantazmë? U drithërova nga ideja. Shikoja kudo njerëz rreth meje që hynin dhe dilnin nga Terminali ndërsa bisedonin dhe buzëqeshnin. Disa diskutonin me gjallëri midis tyre, por të paktën nuk ishin të vetmuar, të braktisur në veten e tyre, siç ndihesha unë. Mbylla xhaketën mirë dhe mbështolla rreth qafës një shall që kisha futur më parë në çantë. Nuk kisha qenë plotësisht e papërgatitur, mesa duket. Pastaj shkretëtira. Llampa e madhe që ndodhej pikërisht përpara meje reflektonte dritën e saj në dëborë, duke e bërë të shkëlqejë sikur të ishte pluhur diamanti. Mendova se sa shumë i pëlqeja kur isha e vogël gjërat që shkëlqenin, i thoja nënës sime se kur të rritesha do kisha dashur të kisha shumë stoli të çmuara. “Sigurisht që do kesh shumë”, më përgjigjej gjithmonë, ndërsa përkëdhelte flokët e mi të gjatë, të zinj.

Në fund të rrugës pashë dy fenerët e një makine që largoheshin gjithnjë e më shumë mes tyre, ndërsa automjeti afrohej. Ishte një pick-up dhe brenda ishte John që e ngiste. Nuk e imagjinon sa e kënaqur jam që po të shoh përsëri në këtë moment, mendova me vete, ndërsa John zbriste nga makina për të ngarkuar sipër valixhen time. Vetëm në atë moment vura re se kishte lënë atje me mua edhe të tijën, më parë nuk e kisha kuptuar, e zhytur siç isha në mendimet e mia. Ai më kishte besuar, më shumë sesa kisha bërë unë në lidhje me të. Do doja t’i thoja faleminderit, por buzët e mia nuk arritën t’i jepnin shtytje instinktit tim, duke mbetur të ngjitura midis tyre. Hipa në makinë ndërsa John po rregullonte bagazhet tona.

«A ju pëlqen temperatura e ajrit, Katherine?».

«Është mirë, e dua të ngrohtën, mos u shqetësoni», arrita të thoja, edhe një herë pa falënderuar. Përse e kisha kaq të vështirë ta bëja? Ç’farë nuk funksiononte tek unë?

«Ky atëherë nuk është vendi i përshtatshëm për ju, nëse jo në kohë të caktuara të vitit», thërriti duke buzëqeshur, «këtu bën goxha ftohtë. Nisemi?». Dakordësova vetëm me një lëvizje të kokës.

Vuri në lëvizje makinën dhe përparuam me ngadalë drejt daljes së aeroportit, pa folur. Edhe pse John ishte sjellë në atë mënyrë aq të sjellshme në lidhje me mua, më shikonte dhe buzëqeshte, unë nuk arrija akoma t’ia ktheja.


KAPITULLI 3



Notat e këngës ‘Strangers in the night’ të Frank Sinatra-s zbusnin heshtjen e zbrazët të lënë nga zërat tanë. Në çdo kryqëzim me semfor të kuq, John më shikonte dhe çdo herë dukej sikur donte të më bënte pyetje. Unë kisha frikë se do më bëhej ajo që do kishte qenë pyetja më e vështirë për t’u përgjigjur. Sjellja ime josociale dhe pak e respektueshme ndaj tij, që më kishte mbrojtur në një farë mënyre deri në atë moment, nuk zgjati shumë.

«Ç’farë ju solli këtu Katherine?», pyeti ndërsa ia hidhte shikimin rrugës. Meqenëse nuk kisha pse të këmbeja shikimin e tij me timin dhe meqënëse pyetja nuk ishte aq kompromentuese, mendova se mund të jepja edhe një përgjigje të paqartë dhe ai nuk do t’i jepte shumë rëndësi. Gabohesha.

«Doja të ndryshoja ajrin, të bëja një udhëtim nga këto anë të pavizituara kurrë në jetën time. Më kanë folur shumë mirë miqtë e mi në New York».

«Nuk besoj të jetë vetëm kjo, nëse më lejoni», u përgjigj. Nuk e kisha bindur aspak, ishte më se e dukshme. Në fund të fundit kurrë nuk kisha treguar se kisha cilësi të lindura aktoreje dhe gënjeshtra nuk ka qenë kurrë me të vërtetë pika ime e fortë. Megjithatë, si gjithmonë, nuk isha e gatshme të hiqja dorë duke pasur parasysh kokëfortësinë time, ndoshta veçoria ime e vërtetë dhe unike.

«Po ju ç’farë dini? Një grua nuk mund të vendosë në një moment të mbyllë shtëpinë dhe të bëjë një udhëtim të bukur? Mendoni se më njihni aq mirë? Nuk dini asgjë për mua, në fund të fundit, apo jo Beal?».

«Unë them thjesht që nuk është vetëm kjo. Ju nuk jeni një grua e qetë në këtë moment, tregoni frikë ndaj diçkaje, jepni idenë e të ndodhurit këtu në kërkim të diçkaje që keni frikë mos nuk e gjeni ose, përkundrazi, të mbeteni e tronditur në rast se do gjeni atë që kërkoni. Një grua që ikën nga ose drejt diçkaje. Pikërisht kjo, ju dukeni një grua që po ikën nga diçka me këmbët zdrënkthi. Sidoqoftë, ju kërkoj falje, këto nuk janë punët e mia dhe për këtë keni të gjitha arsyet e botës, më falni».

Ramë në heshtje, një memecëri e sikletshme. Më bezdiste që John kishte gjithë atë respekt për mua, për mendimet e mia dhe për privatësinë time. Mendova se të përpiqesha ta njihja pak ndoshta nuk do të më shkaktonte probleme. Ndoshta do mund ta falënderoja në fund të udhëtimit tonë.

«Dhe ju pse jeni këtu John? Jetoni në Portland?». Menjëherë mendova se, me sjelljen time, ai mund të prekej nga pyetja ime. Pse vallë ai mund të bëj pyetje dhe unë jo? «Sigurisht, jeni i lirë të mos përgjigjeni nëse nuk e mendoni të përshtatshme». John më pa dhe duke bërë një buzëqeshje goditi në shenjë.

«Pse vallë duhet të sillem si ju Katherine?». Shpërtheu në të qeshura ndërsa më shikonte të përkulja kokën për t’u mbrojtur nga shikimi i tij. U solla si një fëmijë që sapo e kishin qortuar.

«Në Portland jeton ende nëna ime. U zhvendosëm këtu pak pas vdekjes së babait tim, më parë jetonim në Joseph, pikërisht atje ku ju jeni drejtuar, në Wallowa. E njoh mirë zonën, për këtë arsye pak më parë po ju paralajmëroja për kushtet e vështira atmosferike».

«Dhe përveç zisë për vdekjen e babait tuaj, përse vallë keni vendosur të zhvendoseni në Portland?».

«Të them të drejtën nuk bëhej fjalë për një transferim, po më tepër një kthim. Nëna ime ka lindur dhe jetuar në periferi të qytetit. Duke mos pasur më asnjë lidhje me Wallowan, vendosi të kthehet këtu. Unë e pasova, edhe pse kisha atëherë një punë të mirë në Joseph. I lashë të gjitha, përgatita çantat dhe erdha të qëndroja këtu me të. Tani, mbi shtatëdhjetë vjeç, ka nevojë për mua më shumë se kurrë. Ajo është ende një grua e pavarur pavarësisht nga mosha e saj, por siç mund ta imagjinoni, po fillon të ketë vështirësi serioze në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme. Ndonjëherë ka momente të errëta në mendjen e saj, gjatë të cilave nuk kujton as emrin e saj ose fytyrën time. Për fat të mirë janë ende momente të rralla dhe të shkurtra, por që e detyrojnë të mbetet e mbyllur në shtëpi. Ajo ka qenë gjithmonë një grua shumë dinamike dhe ky kufizim është për të si një dënim me burg. Ka një kujdestare që kujdeset për të».

«Ishit në aeroport John. Nga po vinit?», pyeta ndoshta duke guxuar shumë.

«Unë isha me ju në avion, Katherine, po vij edhe unë nga New York-u. Shkova në qytet për të marrë pjesë në një konventë, unë isha folësi».

«Nuk ju vura re John».

«Të them të drejtën nuk mund të më vërenit, e zhytur siç ishit në mendimet tuaja. Gjatë fluturimit pastaj, menjëherë pas ngritjes, ju zuri gjumi. Ndërsa unë ju vura re menjëherë. Ju jeni një grua që nuk mund të mos viheni re, duhet ta dini këtë». John fliste me sinqeritet dhe pa pengesa, me buzëqeshjen e tij vazhdimisht të shtypur në fytyrë dhe një elegancë që rrallë kisha parë më parë tek një burrë. E pashë atë dhe ndoshta u skuqa pak. Po, kam qenë gjithmonë një grua e bukur. Im atë e mbështeste këtë mendim që kur isha fëmijë, ndërsa nëna ime ishte e shqetësuar më shumë për aspekte të tjera të jetës sime, që e bënin ta vinte argumentin ‘bukuri’ në plan të dytë. Shumë herë e kam dëgjuar të thënë prej meshkujve, deri në pikën ku arrita të bindem. Por isha, shumë më tepër, në trupin tim të mëparshëm. Isha një grua elegante, me një bukuri të rafinuar, pothuajse të rrallë. Por këtë unë nuk mund t’ia thosha John-it. Të paktën ende jo.

«Ju falënderoj John…», tunda kokën me ndrojtje.

«Edhe shkëmbi shkulet kur tregon se ka një zemër! Është e vërtetë atëherë!», tha me ton të sigurt.

«Ç’farë doni të thoni me këto fjalë?»

«Ju sapo më falënderuat, Katherine. Nuk e vutë re? Apo ndoshta gabohem?», tha, duke më shkelur syrin në shenjë bashkëfajësie. Unë buzëqesha dhe pohova vetëm me një shenjë të kokës, çdo fjalë tjetër do të kishte qenë plotësisht e tepërt dhe jashtë vendi në atë moment.

«Më duhet t’ju kërkoj falje, John. Më falni për sjelljen time të ashpër ndaj jush. Ju jeni kaq i sjellshëm me mua dhe unë jua ktheva vetëm duke ju trajtuar mjaft keq. Kam qenë pak e sjellshme».

«Do t’i pranoja justifikimet tuaja, por vetëm me një kusht! Duhet të më jepni kënaqësinë të ha mëngjes me ju nesër në mëngjes, si thoni?». Nuk dija si të përgjigjesha, isha në siklet. Pastaj më erdhi në mendje se mëngjesin e ardhshëm do të duhej të merrja autobusin për në Wallowa.

«Do ta pranoja me kënaqësi John, por nesër në mëngjes duhet të kthehem në aeroport shumë herët për të marrë autobusin për në Wallowa. Ndryshe nuk do arrija në kohë», u përgjigja.

«Nuk keni nevojë Katherine. Do t’ju çoj unë në Wallowa nëse do doni të më nderoni me shoqërinë tuaj të këndshme».

«Jo John, ju kam shqetësuar shumë tashmë. Nuk do guxoja kurrë t’ju bëja të humbisnit kohë të çmuar për të më shoqëruar deri atje, është shumë larg».

«Një gjë që nuk arrita në kohë t’jua thoja në historinë time është se unë ende punoj në Wallowa».

«Ç’farë thoni? Jeni larguar përsëri nga Portland, kështu?», pyeta, e befasuar.

«Po. Këtu nuk ndihesha në shtëpi. Nëse nuk do të kishte qenë për nënën time, nuk do të isha kthyer asnjëherë», u përgjigj, «Nuk gjeta asnjë punë që të më kënaqte si ajo që kisha në Joseph. Më pas fola me nënën time dhe i komunikova se do të kthehesha në Wallowa. Do të shkoja ta takoja shpesh. Mund ta bëja sepse në ato vite kurrë nuk kishte treguar shenja vithisjeje, mund të rrija i qetë. Pas një hezitimi të parë fillestar, pranoi zgjedhjen time dhe më la të shkoj. U ktheva në Wallowa, në Joseph. Fatmirësisht, nuk kishin gjetur një zëvendësues në postin tim të punës dhe unë u rifuta në organikë. Jetoj në një shtëpi jo shumë larg punës sime, nuk mund të isha më mirë se kaq».

«Jeni i martuar? Keni fëmijë?»

«Jam i divorcuar dhe nuk kam fëmijë». Po më hapej plotësisht, çdo pyetje e imja gjente menjëherë një përgjigje. Mund t’i kisha kërkuar çdo gjë dhe ai do të më ishte përgjigjur pa probleme. Unë nuk do ta kisha bërë kurrë. Si mund të jesh kaq transparent ndaj një plotësisht të huaji? Ai dhe unë ishim dy njerëz shumë të ndryshëm në shikim të parë.

«Më falni John, nuk do doja t’ju kujtoja me pyetjet e mia mendime apo ndjenja për ju të dhimbshme»

«Absolutisht jo Katherine. Gruaja ime dhe unë jemi ende në raporte të mira. Ishte shuar ajo dashuri që na kishte bashkuar më parë, kjo është e gjitha. Nuk vazhdohet në një marrëdhënie nëse nuk ka dashuri, apo jo?». E drejtë, mendova. Shumë e drejtë. Përvojat e mia të kaluara në këtë drejtim nuk mund të konfirmojnë veçse atë që ai tha. Nuk isha lënë kurrë nga një burrë, kisha qenë gjithmonë unë që kisha bërë hapin e parë. Nuk e njihja gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhesh kur është tjetri që të thotë se morri fund, atë ndjenjë refuzimi të justifikuar me arsyet më të ndryshme. Ndonjëherë justifikohemi duke marrë me zgjedhje të gjithë fajin për vendimin e marrë, të vetëdijshëm për faktin se nuk bëhet fjalë për të vërtetën e pastër, por për një mënyrë për të mbyllur çështjen shpejt dhe pa pasoja. Po përpiqesha ta imagjinoja, por arrija vetëm ta asimiloja me atë të një vdekjeje të papritur, duhej të ishte një dhimbje e madhe ajo që ndjek fjalën ‘lamtumirë’ shprehur nga një person që me të vërtetë e do. Bëra të kuptonte se isha dakord me të dhe nuk vazhdova më në këtë temë, nuk kisha asnjë të drejtë ose asnjë nevojë ta bëja.

«Keni gjetur gjithçka të pandryshuar kur u kthyet në Wallowa apo ka patur ndryshime gjatë mungesës suaj?»

«Gjeta gjithçka ashtu siç e kisha lënë. Nuk kam munguar për shumë kohë sidoqoftë, vetëm disa muaj. Por mua më dukej sikur kishte kaluar një përjetësi».

«Vërtet pak kohë atëherë. Për këtë arsye keni gjetur edhe punën tuaj të vjetër».

«Ose ndoshta edhe sepse jam shumë i mirë dhe nuk kanë arritur kurrë të gjejnë një person tjetër që të ishte në lartësinë time?», u shpreh kryelartë.

«Ju jeni me të vërtetë shumë modest John», u përgjigja duke i buzëqeshur me kënaqësi për herë të parë.

«Modestia është një virtyt i imi, ashtu si eleganca juaj Katherine». E shikoja ndërsa më fiksonte me shikim. Drita e shenjës me neon të hotelit ku më kishte sjellë ndriçonte një anë të fytyrës së tij, ndërsa tjetra mbetej plotësisht në hije, në errësirë.

«Në ç’orë do hamë mëngjes nesër John?», pyeta duke iu përgjigjur vështrimit të tij intensiv, ndërsa sytë e tij fiksonin të mitë.

«Ju bëhet mirë për në orën tetë? Do të vij unë këtu tek ju. Kujdes, vishni rroba të rënda dhe shumë të ngrohta. Do të bëjë ftohtë në Wallowa nesër, do e shohësh. Natyrisht ndjesa jote pranohet, Katherine», përfundoi.

Ia ktheva me një buzëqeshje dhe me përkulje të lehtë dhe komplekse të kokës. Ai morri valixhen time nga bagazhi dhe e çoi deri në banakun e Recepsionit të hotelit, në fund të hollit në të djathtë. Njihte edhe nëpunësin, një djalë mjaft i fortë me emrin Fred.

«Fred, kjo është zonja Katherine. Kam rezervuar dhomën e saj në emrin tim, kontrollo listën. Do të merrem unë me çdo gjë nesër në mëngjes, kur të vij për ta marrë. Ki kujdes, dëshiroj për të një trajtim me respekt, është një mikja ime e dashur!». Pastaj u kthye përsëri nga unë për të vazhduar bisedën, «Verifikova disponueshmërinë e dhomës ndërsa po shkoja të merrja makinën në aeroport. Këtu do të jeni mirë Katherine. E njoh këtë djalë dhe të jesh e sigurt se nëse ndonjë gjë shkon keq, ai do ketë të bëjë me mua në mëngjes. Them mirë Fred?»

«Nuk keni pse shqetësoheni zoti Beal. Zonjë, ja çelësi i dhomës suaj. Po ju thërras një portier që t’ju çojë valixhen në dhomë pas disa minutash, lëreni këtu tek unë». Falënderova Fredin. Nuk m’u desh as të bëja check-in-in, dhoma ishte regjistruar në emrin e John-it.

«Faleminderit përsëri John për të gjithë ndihmën tuaj dhe disponueshmërinë tuaj bujare, ju jeni me të vërtetë një person i mirë, shumë më tepër se ç’isha unë. Dhe më falni përsëri për paturpësinë time, në aeroport si dhe në makinë, pak më parë».

«Jua përsëris Katherine, ndjesa jote është pranuar tashmë. Të mos flasim më për atë, nuk është e rëndësishme. Për më tepër përpiquni të kaloni një natë të mirë, shihemi këtu në holl nesër në mëngjes në orën tetë. Do hamë mëngjes këtu në restorantin e hotelit, është i shkëlqyer. Pastaj do të nisemi për në Wallowa». Bëri një pushim, pastaj rifilloi. «Meqë ra fjala, harrova që ju nuk keni ngrënë darkë akoma!». Mohova me një lëvizje të kokës, por e sigurova se do të merrja një kafe në dhomë, zakonisht nuk haja shumë në mbrëmje, sidomos para se të shkoja në shtrat. Dhe isha shumë e lodhur, nuk do vononte të më zinte gjumi. Ma morri dorën dhe e puthi. Kontakti i lëkurës së dorës sime me buzët e tij të buta dhe të ngrohta më bëri të dridhesha. Mezi arrita të mbaj brenda vetes emocionin tim dhe e përshëndeta.

«Shihemi nesër Katherine».

«Shihemi nesër John». Më ndoqi me shikim, duke mbetur i palëvizshëm gjatë gjithë kohës, derisa u hap dera e ashensorit. I mbante duart në xhepat e palltos, sikur të ishte duke fshehur diçka brenda tyre. Hyra në ashensor dhe shtypa tastin për të shkuar në katin e tretë. Kisha pak kohë për t’i bërë një shenjë të fundit përshëndetjeje John-it, që ma ktheu, pastaj ngela e palëvizur të vështroja imazhin e tij që zhdukej pas dyerve të ftohta prej çeliku të kabinës së ashensorit. Një korridor i gjatë, i ngushtë dhe i errët, më çoi në dhomën 315. Ndërsa kaloja përpara dyerve të dhomave të tjera, dëgjoja zhurmat e televizorëve të ndezur, të ujit të dusheve dhe zërat e njerëzve që vinin nga brenda. Hoteli ishte pothuajse plot. Hyra në dhomën time, ishte shumë e vogël, me një banjo të ngushtë dhe pak të trajtuar. Pashë jashtë nga dritarja. Shpalosej një panoramë e bukur nga pas qytetit dhe në largësi shikoja dritat e ndezura dhe të forta që ndriçonin pistat e aeroportit. Shkëlqimi i reflektimeve të dritës mbi pllakat e akullta dhe grumbujt e dëborës, i jepte peizazhit një pamje përrallore. Morra zjerësin dhe ngroha ujin për të përgatitur një kafe të mirë amerikane. Kisha nevojë për diçka të ngrohtë për të luftuar acarin që më kishte përshkuar edhe kockat në atë mbrëmje të ftohtë. Por, në të njëjtën mbrëmje, kisha takuar një burrë që kishte arritur të më ngrohte zemrën. Një talk- show transmetuar në televizion mbushte dhomën me fjalë, e pashë me pak interes ndërsa pija filxhanin tim të kafesë. Mendja ime bridhte në atë që do kisha parë dhe jetuar në Wallowa, pyesja veten për ekzistencën e vërtetë të shtëpisë që po kërkoja. Natyrisht, po të mos e kisha gjetur, do të kisha mbetur shumë e zhgënjyer nga vetja ime dhe do të kthehesha në shtëpi me duar bosh, duke u detyruar të fshija përgjithmonë ato imazhe që gjithmonë kishin populluar mendjen time dhe mendimet e mia. Kërkova në kujtesën time vizuale për copëza për të rindërtuar imazhin e John-it dhe vlerësova të gjitha ato që ai kishte bërë për mua. Vetëm tani që ai kishte ikur, duke më lënë vetëm në atë dhomë, mund të arrija të shprehja mirënjohjen time. Kishte marrë komplet një të huaj në aeroport dhe i kishte ofruar ndihmën e tij, shërbimet e tij, pa kërkuar asgjë në këmbim. Të paktën deri në atë moment. Pyesja ende veten nëse ai njeri ishte real apo një fryt i imagjinatës sime. Megjithatë, emocioni që kisha ndjerë ndërsa më puthte dorën ishte i vërtetë, fizik. Vendosa të mos mendoja më për këtë. Nëse kisha ardhur në dhomën e atij hoteli në Portland, dikush ose diçka duhej të më kishte sjellë. E çmendur, po, mund edhe të pranoja se jam, por nuk mund të pezmatoja fantazitë e mia deri sa të gjeneronin hipoteza dhe mendime absurde. U zhvesha dhe hyra në banjo, duke u futur poshtë dushit që derdhte ujë shumë të nxehtë, pothuajse tymues. Ndesha në imazhin tim të reflektuar në pasqyrën përballë meje, gjerësisht të turbullt anash nga avulli i nxehtë i prodhuar nga uji i dushit. Ishte krijuar një kornizë rreth trupit tim dhe mund të admiroja tiparet e mia dhe gjinjtë e mi të plotë sikur të isha duke admiruar një pikturë. Pashë se isha objektivisht një grua e bukur. “Po, je një grua e bukur Kate”, më sugjeroi krenaria ime prej gruaje, duke bërë që të nxjerr një buzëqeshje të bukur krenare në buzët e mia të mbyllura. Dushi më largoi lodhjen e ditës nga trupi im, duke i qetësuar muskujt e mi ndërsa uji i nxehtë rridhte përgjatë ijeve të mia dhe më përshkonte kurrizin. U preka me dorë ndërsa mendja shkonte tek John, njeriu i asaj mbrëmjeje, dhe menjëherë u pushtova nga një dridhje e nxehtë që më bëri të drithërohesha nga kënaqësia. Trupi im reagonte mirë ndaj stimujve të seksit, edhe pse ende nuk kisha mundur të përjetoja kënaqësinë e vërtetë me një burrë. Unë vetë e njihja mirë veten aq sa të kujdesesha për trupin tim ashtu siç e meritonte. Menjëherë më pas u ndjeva e qetë dhe e relaksuar, e kënaqur në trup dhe në mendje për atë që sapo kisha bërë. Vesha pizhamat e mia dhe u futa poshtë shtresave. Në televizion talk-show vazhdonte me diagolët e tij, midis grindjeve të forta të pjesëmarrësve grindavecë dhe të qeshurave të publikut, ndërsa prezantuesi përpiqej më kot të merrte kontrollin e një situate që dukej tashmë se i kishte ikur plotësisht nga duart. Pa e kuptuar, në shumë pak kohë rashë në një gjumë të thellë.


KAPITULLI 4



Bastard! Je një bastard i ndyrë, po! Unë të dhurova dashurinë time dhe ti e morre bashkë me trupin tim. Ti ke marrë gjithçka nga unë, edhe shpirtin tim. Dhe tani nuk gjen forcën të më pranosh për atë që jam dhe atë që të kam dhënë, fshihesh pas justifikimeve më të poshtra dhe e quan “fryt i mëkatit”! Të kam thënë të zgjedhësh, por duhet ta bësh tani, nuk jam më e gatshme të pranoj më asgjë dhe asnjë! Duhet të zgjedhësh midis ne të dyjave, dhe duhet të jetë zgjedhja jote përgjithmonë. Po më detyron të të urrej, je një i poshtër. Nuk e meriton dashurinë time dhe nëse nuk merr një vendim, nuk do ta kesh më! Ik larg, ik! Liro sytë e mi dhe jetën time nga prania jote e parehatshme, ik tutje përgjithmonë. Nuk dua të të shikoj më, kurrë më! Kam besuar tek ty dhe ti më asgjësove, u poshtërova përpara familjes sime, njerëzve të mi, për ty. Dhe ti në këmbim ke shkelmosur atë pak nder që akoma më kishte mbetur dhe ke larguar thërrimet e krenarisë së një gruaje që akoma mbroja me dhëmbët shtrënguar, pasi kisha vendosur të rrija me ty. Shko tek ajo atëherë! Shko… Ik menjëherë! Je i vdekur për mua, tani dhe përgjithmonë! Bastard i ndyrë!



Natën hapa sytë, isha e lagur nga djersët. Ndieja nxehtësinë të më mbështillte plotësisht, në të gjithë trupin. Pashë orën me zile, kishte kaluar tre i natës vetëm prej disa minutash. Televizori kishte mbetur i ndezur, po transmetonte një koncert rrok të viteve tetëdhjetë. Në dhomë mbizotëronin shkëlqimet me dritë të përhershme të llampave psikodelike, të përshtatura nga kamerat dhe të kthyera nga skena në të cilën ata këngëtarë të çmendur ishin duke performuar. Muzika ishte ndërprerë herë pas here nga ndonjë bori e shurdhër e makinave që ende kalonin në rrugë, poshtë hotelit. U ngrita dhe dola në dritare të shikoja jashtë, përtej perdeve. Nuk e prisja një kaos të tillë në atë orë të natës, m’u duk shumë i çuditshëm, atipik për një ditë në mesjavë në një rrugë mjaft periferike në krahasim me qendrën e qytetit.

«Ç’farë furie absurde!», i pëshpërita vetes ndërsa po i mbyllja me vështirësi perdet errësuese të dritares, që po i bënin një farë rezistence rrëshqitjes së grepave në shinë. U ktheva në shtratin tim për të provuar të përpiqesha të rikuperoja gjumin e ndërprerë. Rrotullohesha vazhdimisht në krevat, siç kthehet salsiçia e një hotdogu në pllakën e nxehtë për të evituar që të digjet, nga njëra anë në tjetrën, por thjesht nuk mund të më zinte gjumi. Isha e shqetësuar, por ç’farë ishte ajo që më mbante në atë gjendje thjesht nuk mund ta kuptoja.

«Përpiqu të flesh Kate, dreqin! Nesër do të jetë një ditë e gjatë dhe e vështirë!», qortoja veten me zë të lartë, e bindur se fjalët kishin më shumë forcë sesa mendimet. Sa më shumë e bëja, aq më shumë ndjeja eksitimin për diçka të pakapshme që rritej dhe hapte me forcë vend në trupin dhe në mendjen time, duke u tallur me mua. Ç’farë po bënte John në atë moment? “Gjumë” do të kishte qenë përgjigjja më e qartë, por edhe më pak interesante. Ndoshta po mendonte për mua? Apo ndoshta kishte një grua me të në shtratin e tij në atë moment? Nuk më kishte folur për familjen e tij, dija vetëm që ishte ndarë. Ose ishte një qejfli grash, një burrë në kërkim të një gruaje të re për çdo natë. Unë ndoshta dukesha si një pre e mundshme për atë mbrëmje, por i kishte shkuar keq! Bëra një buzëqeshje të ndrojtur të kënaqur, por menjëherë e kuptova se e kisha gabim.

«Nesër do të shohim se si do të shkojnë gjërat, tani fli», u sigurova duke u vetëftuar për t’u shplodhur. Dalngadalë kllapa e nxehtësisë mbytëse e kishte çliruar trupin tim, duke i lejuar lëkurës sime të rifreskohej dhe djersës të thahej, derisa u zhduk plotësisht. Ndihesha më e qetë, më e relaksuar. Të mendoja për atë njeri, për më mirë ose për keq, më sillte qetësi. Dhe me këtë mendim ankoruar në mendjen time dhe imazhin e tij gjallërisht të ndezur para syve të mi, trupi im i lejoi gjumit të vinte dhe të më zinte, për të më dalë pastaj kur drita e natyrshme e ditës filloi të filtrohej përmes perdeve, të mbetura vetëm gjysmë-mbyllur gjatë natës. Një rreze dielli, e ngjashme me një shpatë e bërë vetëm nga drita, mbulonte dyshemenë e dhomës, duke e përshkuar plotësisht nga njëra anë në tjetrën. Kishte kaluar ora shtatë e mëngjesit prej një kohe të gjatë dhe ende duhej të përgatitesha para se të zbrisja në holl për mëngjes, ku do të shihja sërish John-in. Hyra në banjo dhe u pashë në pasqyrë, tani e lirë nga gjurmët e avullit të formuara natën e kaluar. Sytë e mi ishin të fryrë, nuk do të kisha ofruar një pamje të mirë të personit tim në ato kushte, e kuptova menjëherë. U përpoqa të mbuloja atë deformim me tualet, por rezultati në fund ishte vetëm i pjesshëm, vërtetë i varfër. Nuk mund të bëja asgjë, siç më kishte ndodhur herë të tjera, ënjtja do të kishte ikur vetë gjatë ditës. Kisha njëfarë përvoje të tillë. Por pse pikërisht atë ditë, dreqin? John do të kishte qeshur me mua, do të ishte çuditur me mrekullitë që dritëhijet e mbrëmjes mund të bëjnë në imazhin e një gruaje të papërsosur. Megjithatë, një natë më parë sytë e mi më shihnin kaq të bukur! E gjeta zgjidhjen, do të kisha shfaqur një dekolte të madhe. Do të kisha përdorur armët e mia më të mira për të devijuar shikimin e tij nga sytë e mi, për t’i dhënë vlerë diçkaje që ishte më tërheqëse dhe e menjëhershme për të! Në fund të fundit ishte një burrë, duhej të vlerësonte tiparet e një gruaje. Shtrëngova pra gjinjtë në duart e mia për t’i bashkuar. Vërtet aspak keq Kate! Vesha një këmishë pambuku elastin, pa reçipeta, shumë të ngushtë dhe me një dekolte me të vërtetë bujare. Ishte e vetmja që kisha, ishte ngjyrë rozë. Nxitova për në banjë për t’u parë dhe për të bërë ndonjë rregullim të përshtatshëm. “Je perfekte Kate, je vërtet një bombë!” mendova, krenare për veten dhe që zotëroja një trup të tillë. Unë vetë nuk i pashë më sytë e mi, tani të kaluar në plan të dytë. Përfundova së veshuri me nxitim dhe pas një ekzaminimi të fundit para pasqyrës, ndihesha gati. Sapo morra çelësin e dhomës, u katapultova në korridor, drejtur tek ashensorët. Brava e sigurisë në derën e dhomës u fut menjëherë automatikisht pas mbylljes së derës pas kurrizit tim. Ashensorit iu deshën disa sekonda përpara se të arrinte në katin tim dhe kur u hapën dyert, brenda ishte një burrë mjaft i shëmtuar, që vinte erë të keqe dhe shumë i shëndoshë, pothuajse obez. Kishte një model qesharak të flokëve në kokën e tij pothuajse tullace që, me sa duket, donte ta mbulonte me çdo kusht. Po të kisha qenë në vendin e tij, do të kisha menduar për një paruke. E kishte mbajtur shikimin e tij manjak të fiksuar në gjoksin tim për gjithë kohën që m’u desh të arrija në holl. Funksionon, mendova dhe menjëherë harrova ndjenjën e bezdisë që ai vështrim këmbëngulës do të më kishte shkaktuar në një situatë tjetër. Përkundrazi, i isha pothuajse mirënjohës që më siguroi provën që kërkoja për efektivitetin e asaj përshtatjeje të vogël që kisha planifikuar për t’u shfaqur tërheqëse në sytë e John-it.John ishte ulur në holl, më priste ndërsa shfletonte një nga revistat e vëna në dispozicion të klientëve dhe vizitorëve. Ishte elegant, si një ditë më parë. Kishte veshur një këmishë të kaltër me një kravatë të hollë, me vija ngjyrë ari dhe të zeza. Mbi këmishë kishte xhaketën e ditës së mëparshme. Pantallonat formonin një kostum me xhaketën, tregonin një suvatim të lehtë që nuk e kisha vënë re mbrëmjen e mëparshme. U afrova me hap të shpejtë, ndërsa ai më vuri re, duke ndjekur me shikim ecjen time.

«Mirëmëngjes John. Kërkoj falje për vonesën, ke shumë që pret?», pyeta në siklet. Më ishte kthyer papritur frika se mund të vinte re ënjtjen nën sytë e mi.

«Mirëmëngjes Katherine. Po pres vetëm prej disa minutash. A keni kaluar një natë të mirë? Ndonjë problem?».

«Gjithçka shumë mirë, faleminderit. Më zuri gjumi pothuajse menjëherë mbrëmë në darkë. Isha kaq e lodhur sa nuk u kujtova të fikja televizorin, mendo. Kam fjetur si një fëmijë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes ndjehesha plotësisht e shplodhur», gënjeva, pa turp.

«Shumë mirë. Megjithatë çudi, sytë tuaj do të donin të më sygjeronin të kundërtën e saktë. Mendova se kishit qarë. Gëzohem të di se gabohem dhe në vend të kësaj keni pushuar mirë».

“Dreqin!”, mendova. Gjoksi im nuk kishte pasur asnjë efekt mbi këtë njeri, e mundur? Ai i kishte vënë re menjëherë sytë, të fryrë si topa tenisi. Duhej t’i thoja diçka për ta qetësuar.

«Sytë e mi? Oh John, mos i kushtoni vëmendje. Unë jam gjithmonë kështu në mëngjes sapo ngrihem. Pastaj rregullohen vetë. Pse duhet të kisha qarë? Nuk kam arsye, a nuk mendoni?», ishte e vetmja gjë që mund të sajoja për momentin.

«Unë nuk mund ta dija këtë. Jam vërtet shumë i lumtur që ju jeni mirë». Kuptova që po i përkeqësoja gjërat, do të kishte qenë më mirë të zhvendosnim bisedat tona në tema të tjera.

«Shkojmë të hamë mëngjes? Unë paskam pak uri, po ju?»

«Po, shkojmë. Ju lutem», u përgjigj, duke më ftuar me një krah për t’i paraprirë në rrugën drejt sallës së restorantit. Dukej që ishte me të vërtetë një burrë galant. Ishte një burrë që unë e perceptoja si “të rrallë” me sytë dhe shqisat e mia. Në restorant shërbehej një mëngjes ndërkombëtar. Kishte kaq shumë gjëra për të ngrënë sa mund të ushqehej një ushtri e tërë atë ditë. John morri një kafe amerikane që e përzjeu lehtazi me qumësht të ftohtë. Unë u hodha mbi diçka më të rëndë: reçelna të ndryshëm me bukë dhe gjalp, fruta të freskëta, proshutë, salsiçe dhe djathëra. Të gjitha këto ishin të shoqëruara nga një lëng i bollshëm portokalleje të përqëndruar. John më shikonte i habitur.

«Ç’farë keni që më shikoni në atë mënyrë?», pyeta ndërsa nxehtësia pushtonte qafën time. Imagjinoja skuqjen që po mbulonte fytyrën time në atë moment të saktë. Gjithmonë shprehja emocionet e mia të pakontrolluara përmes reflekseve të pakontrolluara të trupit tim. Nuk iu kisha fshehur shumë nga jeta ime njerëzve. Vetëm sekreti im më i madh nuk kishte dalë kurrë jashtë mureve të shtëpisë sonë, po të mos kishte qenë për dhjetëra shtrydhës trush që kishin patur mundësi të ushtronin shkencën e tyre tek unë, thjesht për zgjedhje dhe dëshirë të nënës sime.

«Vërej me kënaqësi vlerësimin tuaj për kënaqësitë dhe mrekullitë e tavolinës. Është tipike për një italian, e di?», m’u përgjigj duke buzëqeshur. Po tallej me mua, ishte e dukshme.

«Ç’farë doni të thoni me këtë? Mbrëmë në darkë mbeta pa ngrënë, kam pirë vetëm kafe dhe pastaj shkova të fle. Dhe është e arsyeshme, njerëzore dhe fizike të kesh uri! Dhe ç’hyjnë italianët në gjithë këtë?». Donte luftë? Isha gati të luftoja me të njëjtat armë! Piruni im me një copë salsiçe të ngulur mbeti për pak kohë i ngritur në ajër, mbajtur nga dora ime që nuk dinte më të vendoste ta ulte në pjatë apo drejt gojës.

«Mbrëmë në darkë, kur ju pyeta nëse kishit darkuar, m’u përgjigjët që nuk e kishit zakon të hani shumë para se të flini. Iu besova fjalëve tuaja dhe nuk guxova të ngulmoja shumë për t’ju ofruar një zemër. Ju kërkoj ndjesë, ndoshta duhet të kisha ndjekur më mirë instiktin tim. Sa i përket italianëve, i keni parasysh ato grupet që nisen nga qytetet e mëdha për një pushim jashtë mureve të shtëpisë së tyre, duke blerë paketat e plota të ushqimit dhe fjetjes? Nuk lënë t’ju bjerë as një thërrime buke nga tavolina e tyre. Me justifikimin se kanë paguar gjithçka, zhyten si derra dhe shëndoshen deri sa nuk e njohin veten kur kthehen në shtëpi».

Nuk mund të mbaja të qeshurat ndërsa, ndërkohë, kisha filluar të haja me shije. Ai njeri më zbaviste, ndihesha mirë me të. Fillova të mendoj se ndoshta duhej të kisha ndarë me të situatën time dhe qëllimin kryesor të vizitës sime. Megjithatë, nuk do të kisha pretenduar ndihmë nga ana e tij. Ashtu si, me siguri, nuk do ta refuzoja nëse do ta ofronte me vullnetin e tij spontan.

«Dhe ku dini gjë ju se si sillen italianët? Pastaj nuk janë të gjithë njësoj. Sipas meje, i dashur John, ju keni në mendje stereotipin e italianit të vrazhdë dhe zhurmaxhi, ngrënës të madh picash dhe makaronash, që i bie mandolinës dhe që është gati për t’ia hedhur të parit që gjen. E kam mirë?», e ngacmova për të përballuar pastaj goditjen e fatit, «Italianët pastaj janë dashnorë të mëdhenj, e dini këtë apo jo?». Shpërtheva në të qeshur ndërsa ai po ulte filxhanin e tij të zbrazët, tregonte një vështrim të ashpër.

«Si thoni nëse vazhdojmë me check-out-in dhe të nisemi? Rruga është e gjatë. Shoh që nuk keni me vete valixhen tuaj», u përgjigj, më shumë i zënë ngushtë nga shigjeta ime e fundit që, pa dyshim, duhet të kishte goditur në shenjë.

«Po John, italianët bëjnë dashuri vërtet mirë! Kujtojeni këtë, gjithmonë. Po shkoj të marr valixhen time, shihemi këtu për disa minuta, nëse nuk takoj ndonjë italian në ashensor», replikova duke shkelur syrin siç do të bënte një vajzë e vogël papërmbajtshmërisht e kënaqur që po i mbante mëri një konkurrenti.

«Katherine!», më thirri, «Duhet të vishni diçka më të ngrohtë, të rehatshme dhe të përshtatshme para se të dilni. Në Wallowa bën shumë ftohtë, sidomos në këto ditë, nuk do doja që të sëmureshit». Kishte fituar ai edhe një herë. Me qetësinë, seriozitetin dhe mirësjelljen e tij, kishte arritur fjalë për fjalë të më tërhiqte përgjatë rrugës së tij. Tani isha unë që po e ndiqja atë dhe e bëja me kënaqësi dhe me mirënjohje ekstreme. Kishte menduar për mua, që unë të mos sëmuresha, me mospërfillje ndaj batutave si vajzë e fëlliqur që sapo kisha shqiptuar dhe që, në njëfarë mënyre, duhej ta kishin prekur thellë. Duhej të rregulloja gabimin tim. “Por unë e bëra gjithë këtë për ju, John!”, isha gati të thoja, por u përmbajta në kohë vetëm për të shmangur një tjetër figurë të keqe, tashmë kisha bërë mjaft në vetëm një orë të ditës. Gjithashtu e dija shumë mirë që e kisha bërë këtë kryesisht për veten, për të fshehur një difekt timin, nuk kishte asnjë gjurmë altruizmi në gjestin tim. Me një shenjë të kokës konfirmova se kisha pranuar sugjerimin e tij dhe hyra në ashensor. John ishte afruar dhe para se dyert të mbylleshin më buzëqeshi, ndërsa më shikonte me shprehje të qetë dhe me shaka.

«Nuk shikoj italianë në ashensor Katherine. Mirë, atëherë mund të ngjiteni». Shpërtheva në të qeshur dhe nuk arrija të ndalesha jo më parë se të kisha hyrë në dhomën time.

Vesha pulovrën time të leshtë me golf të gjatë, morra bagazhin dhe u ktheva në holl. John po më priste pranë derës së ashensorit. Ndalova, duke lëshuar valixhen për të veshur pallton që kisha të varur në krah, si gjithmonë. John, pa thënë asgjë, morri valixhen time dhe filloi të lëvizë përpara, duke më pritur në daljen e hotelit.

«Prisni, duhet të paguaj llogarinë e dhomës».

«U bë, mos u shqetësoni. Mund të shkojmë, më ndiqni».

«Por, a jeni i sigurt John?».

«Më pyesni nëse jam i sigurt që kam paguar? Sigurisht, karta ime e kreditit është akoma e nxehtë», u përgjigj duke më buzëqeshur.

«Jo. Dua të them nëse jeni i sigurt për atë që po bëni. Jam një njeri plotësisht i panjohur për ju, nuk ju duket?».

«Nuk është e vërtetë! U njohëm mbrëmë në darkë në aeroport, kemi udhëtuar bashkë në makinë, kemi ngrënë mëngjes bashkë këtë mëngjes dhe pak duhej që të më tregonit plotësisht gjoksin tuaj me atë dekoltenë e mëparshme. Mendoni akoma se unë dhe ju jemi komplet të panjohur?». Ishte çarmatosës në thjeshtësinë e tij shprehëse, në aftësinë e tij për të më bërë të ndihem e rëndësishme! U ndjeva aq e rrethuar saqë nuk arrija të përgjigjesha, veçse në makinë, pasi të isha sistemuar në brendësi të ambientit akoma të ftohtë.

«Po, jemi të panjohur. Nuk e shikoni që i drejtohemi njëri-tjetrit me një “ju” të ftohtë?», i thashë, duke shpresuar të shpalosja dyert e një besimi më të madh midis nesh. Shpresa ime u shpagua menjëherë.

«E pra në të vërtetë, po e mendoja edhe unë pak më parë ndërsa prisja ashensorin. Si thoni të shembim murin dhe të flasim me “ti”?».

«Mirë, me kënaqësi», u përgjigja, ndërsa ndjeja me të vërtet kënaqësi ta thosha atë, duke u çliruar nga një kufizim që prirej të më frenonte madje shumë.

John më shikonte gjithmonë drejt në sy kur më fliste seriozisht, si mund të kisha menduar ta shpërqëndroja me mjete të tjera? Kisha përshtypjen gjithmonë e më të fortë se e njihja vërtetë atë njeri prej shumë kohësh.

«Makina është akoma e ftohtë, por së shpejti do të jetë më mirë. Të vjen keq nëse hap kondicionerin e ajrit për ta ngrohur sa më shpejt?».

«Absolutisht jo, shiko të bësh më të mirën».

«Mirë, vërej që fryrja e syve po zhduket përfundimisht. Tani janë bërë të bukur, si mbrëmë në darkë».

I buzëqesha në heshtje dhe ndenja duke parë vijëzimet e buta të profilit të tij, ndërsa, me vëmendje, ngiste makinën në rrugën kryesore. Qëndruam në heshtje për pak, ndërsa radioja transmetonte muzikë klasike vazhdimisht. Kaluam qendrën e qytetit, Portland ishte i gjallëruar në atë orë të mëngjesit, rrugët e tij dhe trotuaret ishin të mbushura me njerëz që ecnin me hapa të shpejtë, drejtuar kushedi se ku, kushedi përse. Kaluam urën mbi lumin Willamette, ishte aq e bukur me borë, merrte një bukuri të veçantë. Shikoja jashtë nga dritarja dhe kapja të gjitha imazhet e këtij peizazhi, duke u përpjekur të kuptoja nëse kisha qenë tashmë në atë zonë në jetën time të kaluar. Jo, për mua ishin krejtësisht të reja dhe për këtë, ndoshta, i vlerësoja edhe më shumë.

«Atëherë, të pëlqen Portland?».

«Është një qytet i bukur dhe me dëborë duket vërtet magjik. Është shumë më i qetë se New York-u por duket se nuk mungon vërtet asgjë. Mendoj se nuk ka asgjë për ta patur zili».

«Është një qytet i plotë dhe misterioz. Është një qytet i bukur, por kur ke kohë që jeton, fillon të të mbysë, siç ndodh me pjesën më të madhe të metropoleve të mëdhaja. Ndërsa Wallowa është e zhytur në natyrë. Do ta shikosh ç’farë ndryshimi, Kate! Ka liqenin e tij të bukur, të mbyllur mes maleve, ngjyrat e luleve në pranverë, bimët dhe gjelbërimin gjithandej përreth. Vend i shkëlqyer Kate!», m’u përgjigj, «Është gjynah që ti mund ta shohësh vetëm me dëborë».

«Me dëborë do ketë gjithsesi bukurinë e vetë, apo jo?», vazhdova. “Dhe pastaj unë e kam parë”, do kisha dashur të bërtisja. Por arrita të përmbahesha.

Të humbur mes atyre fjalëve arritëm në kufijtë ekstremë të qytetit, përtej të cilave hapej fshati i pakufijshëm. Temperatura në brendësi të makinës ishte bërë me të vërtet e këndshme, prandaj vendosa të hiqja pallton që e vendosa mbi sediljet e pasme. Ndihesha më e lirë në lëvizje, më rehatshëm, pavarësisht golfit të lartë të pulovrës që nuk isha mësuar të vishja dhe që pjesërisht më bezdiste. Ndërsa po përkulesha për të rregulluar pallton, John u kthye për të më parë. Sytë tanë u takuan dhe në atë moment unë kapa gjithë bukurinë dhe thellësinë e syve të tij, të asaj ngjyre të gjelbër që kisha vënë re tashmë në aeroport, por që vetëm në atë moment mund ta vlerësoja në të gjithë intensitetin e saj. Ndoshta për shkak të çmendurisë sime, në atë moment ndjeva një dëshirë të fortë për ta puthur. Por po, pse mos ta bëja? Jemi qënie njerëzore në thelb, jemi prej mishi dhe kockash. Pse të mos i jepemi kënaqësive të jetës, pasi ajo është kaq e shkurtër? Unë dashuroja një burrë në jetën time të kaluar, e di me siguri absolute falë të gjitha imazheve të çmuara që ruaj brenda meje. Përse në këtë jetë nuk kisha arritur akoma të takoja njeriun e duhur, deri në atë moment? John nuk ishte indiferent ndaj meje, dhe ndoshta as unë nuk isha për të. Po gaboja gjithçka, ndoshta? Po vrapoja shumë? Do të kisha rënë në një humnerë të thellë, siç më ka ndodhur herë të tjera në të kaluarën? Po i bëja shumë pyetje vetes të cilave nuk mund t’u jepja ndonjë përgjigje. Iu përgjigja shikimit të tij me një buzëqeshje. John ma ktheu i kënaqur. Kishte mirëkuptim mes nesh dhe kjo më bënte të lumtur dhe për momentin, më mjaftonte.


KAPITULLI 5



Përgjatë anëve të saj, rruga i jepte hapësirën një shtrirjeje të pafundme me dëborë të bardhë, vetëm aty këtu ndërprerë nga gjurmë hapash të fëmijëve që luanin në fushat e mbuluara dhe plot me njerëz dëbore dhe igloo të vogla. John ishte i heshtur dhe i vëmendshëm ndaj makinës. Më vuri në dukje se kishte disa shtresa akulli në karrexhiatë dhe për këtë arsye, përveç kushteve të dukshme të trafikut të ngadaltë, do të na duhej më shumë kohë nga parashikimi të arrinim në destinacion. Ndoshta punonjësja në aeroport, që e njihte zonën, kishte të drejtë që më vuri në dukje se do të duheshin edhe tetë orë për të përfunduar udhëtimin. E pyeta John-in nëse nuk kishte rrugë të tjera që do të na lejonin ta paraprinim edhe vetëm pak kohë ardhjen tonë në Wallowa.

«Kate, e njoh këtë rrugë përmendësh tashmë, aq shumë saqë mund të ngas edhe me sy të mbyllur. Fatkeqësisht nuk kemi zgjidhje tjetër. Mund të dilnim nga autostrada dhe të kalonim nëpër rrugët e qytetit dhe të fshatit, por do të largoheshim nga rruga kryesore dhe pastaj do të duhej të ktheheshim domosdoshmërisht sipër. Gjithashtu nuk pres që të gjej rrugë të zbrazëta nga dëbora dhe të rrjedhshme atje jashtë dhe rreziku i gjetjes së akullit do të rritej duke na bërë të ngadalësojmë më tej. Do të na duhet akoma më shumë kohë, kështu që është më mirë të vazhdojmë kështu. Ke shumë nxitim për të arritur?».

«Jo, nuk nxitoj. Kam vetëm disa gjëra që duhet t’i bëj në këto anë dhe do të doja të filloja sa më parë, pa humbur shumë kohë», u përgjigja. Duhej t’i kisha folur për veten me detaje.

«Janë çështje vërtet kaq të rëndësishme? Çështje për jetë a vdekje?», pyeti duke buzëqeshur dhe duke u kthyer për të më parë në sy dhe zbuluar çdo gënjeshtër timen të mundshme. Ishte hera e parë që bënte këtë gjë që kur ishim në udhëtim.

«Do të thoja vërtet “çështje për jetë a vdekje”, të dyja. Dhe nuk është vetëm një lojë fjalësh, besomë». Kisha vendosur tashmë, do kisha zbrazur thesin pas pyetjes tjetër. Pas vdekjes së sime mëje i premtova vetes sime të mos iu zbuloja më të tjerëve mendimet e mia, por mesa duket nuk isha në gjendje të mbaja premtimet ose propozimet e bëra. Pranova këtë kufi timin dhe vendosa të hapesha plotësisht, hap pas hapi.

«Shpjegohu pak më mirë, nuk arrij të të ndjek në bisedën tënde», kërkoi, kureshtar për përgjigjen time. Në fytyrën e tij vëreja një shprehje ndryshe, po fillonte të tregonte shenjat e para të një shqetësimi rritës.

«Unë do ta lija bisedën të kalonte», dhe duke u kthyer drejt tij për ta parë në sy, «do më konsideroje një të çmendur të shkretë përndryshe, po të ta tregoja». Por, këto fjalë nuk bënin gjë tjetër veçse rrisnin kureshtjen e tij tashmë të dukshme.

«Po i ikën diçkaje apo dikujt?»

«Jo, përkundrazi. Po shkoj të gjej dikë».

«Bëhet fjalë për një burrë? Më fal Kate, unë nuk doja të ndërhyja në çështjet e tua private».

«Asnjë burrë, veçse një grua». Më shikonte i zbavitur me insistim. Kuptova që ndoshta kishte kuptuar gjënë sikur i përkiste sferës sime seksuale më intime.

«Nuk besoj se ti e ke kuptuar vërtetë atë që doja të thoja, John», e njoftova, «Nuk është një çështje fizike ose seksi».

«Ç’farë duhej të kisha kuptuar atëherë? Shpjegohu më mirë nëse mundesh».

«Nuk jam homoseksuale».

«Unë nuk kam dyshuar kurrë e di?»

«Je i sigurt? Bëre një fytyrë të çuditshme pak çaste më parë».

«Me dekoltenë që po më tregoje këtë mëngjes dhe me historitë e tua mbi performancat seksuale të italianëve po më komunikoje ndoshta se ishe homoseksuale? Nuk dukej aspak! Ose ndoshta unë nuk kam qenë në gjendje të kuptoja», u përgjigj me krenari. Më zbaviste ai dialog, doja ta ngacmoja edhe pak para se t’i flisja për jetën time të mëparshme.

«Mos bëj edhe ti si ata që sillen si budallenj për të mos shkuar në luftë, i dashur John!», bërtita. M’u përgjigj me një pikëpyetje të stampuar në fytyrë, pa thënë asnjë fjalë, «Vërtet nuk ke dëgjuar ndonjëherë të flitet se sa janë të mirë italianët në shtrat? Nuk do të doja kurrë të plagosja krenarinë tënde mashkullore, por mendoj se disa pyetje ndoshta ti mund t’i bëje, apo e kam gabim?». Fytyra e John-it u bë shumë serioze, pikërisht siç ndodhi po atë mëngjes dhe ndoshta edhe më shumë. Morra konfirmimin se kjo duhej të ishte një temë shumë delikate për të. Menjëherë e kuptova, duke dëgjuar rrëfimin e tij.

«Gruaja ime më ka lënë për një italian. Gjithçka që ndodhi midis tyre kishte filluar si një histori e pastër seksi, shumë vite para se të ndaheshim, pastaj u transformua në dashuri dhe u konkretizua me një shtatzani. Ai quhej Antonio, ishte një djalosh që vinte nga Avellino, një qytet në jug të Italisë që me siguri ke dëgjuar të flitet». Pohova me kokë, me qëllim për ta shoqëruar gjatë hapjes së tij ndaj meje. Edhe ai, mesa dukej, donte të nxirrte atë të keqe që mbante prej shumë kohësh në në zemrën e tij.

«Ai ishte më i ri se gruaja ime, nja dhjetë vjetë më i vogël».

«Tani gjithçka e kam më të qartë John. Pse vallë flet për të në të shkuarën?», pyeta, por me delikatesë ekstreme.

«Marrëdhënia e tyre ishte bërë e stuhishme. Ai donte të kthehej në Itali dhe ta merrte me vete, por gruaja ime nuk donte. Ai e la pasi mësoi se priste një fëmijë prej tij, vetëm disa muaj pas ngjizjes».

«Dhe ti si i di këto gjëra? Ke patur kontakte me gruan tënde ndërsa ata frekuentoheshin?».

«Sigurisht që jo. Por kisha njerëz që më informonin».

«Por, ti e lëndoje veten duke dashur të hetoje për të dhe për atë burrë, John».«Po, por unë e doja dhe nuk mund t’i dorëzohesha idesë se e kisha humbur». Kuptova gjendjen e tij shpirtërore, atë të një njeriu vërtet të dashuruar dhe të sprovuar nga një zhgënjim i fortë. Nëse gruaja e tij e kishte tradhtuar që pastaj ta kishte lënë ose nëse kishte vdekur përfundimisht nuk përbënte ndonjë ndryshim për të. Do të ishte e njëjta lloj dhimbjeje dhe i njëjti intensitet.

«Keni mbajtur domethënë raporte të mira, vërtet?».

«Vërtet. Ajo u kthye tek unë, duke më kërkuar që të fillonim përsëri bashkë, të rinisnim jetën tonë si çift. Unë i kam mbyllur disa herë derën në fytyrë, sidomos herët e para nuk mund ta shikoja as në sy. E shihja si një grua të pistë, brenda dhe jashtë trupit të saj. Jo aq shumë për pabesinë e saj ndaj meje, por më tepër për pafytyrësinë që tregonte ndërsa lutej për faljen time, në lot. Pastaj një mbrëmje e lashë të hynte në shtëpi për ta lënë të fliste dhe ajo më tregoi gjithçka, në detaje, pa mbrojtje. Ai më tregoi fije e për pe si shkuan gjërat midis tyre. Ajo mbeti shtatzënë gabimisht. Për fatin e saj të mirë, mendova në atë moment, duke parë llojin e njeriut që kishte marrë». Bëri një ndalesë, gjatë së cilës mbretëroi heshtja më absolute. Asnjëri prej nesh nuk mund të hidhte një fjalë.

«Nuk munde të pranosh fëmijën e tij si tëndin, vërtet?».

«Kështu është. Ndoshta jam një person i kufizuar, me mbyllje ekstreme dhe të rrezikshme mendore. Po vërtet nuk kam arritur të pranoj idenë se ajo grua, gruaja ime, po priste një fëmijë nga dikush tjetër».

«Tani fëmija rri me të?».

«Ai fëmijë nuk lindi kurrë. Sarah abortoi fshehurazi pasi e la Antonio, dhe para se të më komunikonte vendimin e saj».

«Pra ka bërë gjithçka për të të rifituar John. Deri sa arriti në abort. Për një grua nuk duhet të jetë një vendim i parëndësishëm për të marrë. Nëse ende ndieje diçka për të, përse nuk e lejove të kthehej për të qenë pjesë e jetës tënde?». Pati një pauzë tjetër, shumë më të gjatë, para se John të njoftonte një jo me një lëvizje të kokës dhe të përfundonte fjalimin e tij.

«Tani e kupton përse unë nuk jam një simpatizant për banorët e “Vendit të Bukur”».

«Por nuk mund ta përgjithësosh. Njerëzit nuk janë të gjithë njësoj, pavarësisht nga kombësia, kultura apo besimi i tyre fetar». Nuk m’u përgjigj, por ndjeva menjëherë se nuk ishte dakord me mendimin tim.

«Më fal për atë që të thashë këtë mëngjes».

«Ishte një projeksion i mendimit tënd, që e respektoj, por nuk pajtohem, asgjë më tepër Kate», m’u përgjigj, duke më dhuruar një buzëqeshje.

Fytyra e tij ishte kthyer e qetë dhe e ndritshme. Ndoshta ai shpërthim i kishte bërë mirë dhe na kishte afruar më shumë, duke na bërë pothuajse bashkëpunëtorë. Kishte ardhur rradha ime për të folur pastaj, për t’u hapur plotësisht me atë njeri të cilit fillova t’i besoj dhe që ndieja se e njihja pak më mirë, çast pas çasti, në një rritje të vazhdueshme.



Unë të flas dhe shpresoj që ti po më dëgjon, kudo që të ndodhesh. Sekreti yt është edhe i imi. Të shtrëngoj midis krahëve të mi kur je këtu, të mbaj në mendimet e mia kur je larg. Zgjidh të kalosh një jetë me mua i dashuri im, më merr në ditët e tua dhe më bëj gjithmonë pjesë të gëzimeve të tua ashtu si të bëj edhe unë pjesë të integruar të gëzimeve të mia. Sot, duke shëtitur përgjatë liqenit, pashë përsëri ato lule që ti mi solle atë ditë me shi, duke më dhuruar sërish buzëqeshjen dhe duke më grisur nga zemra atë trishtim që prej kohësh e kaplonte. Tani e di, ku kanë mbirë dhe janë rritur. Dhe e di edhe që ti ishe atje duke pritur që të rriteshin të forta dhe të bukura, që pastaj të m’i dhuroje. Unë jam veç një mëkatare e shkretë, mëkatoj për një dashuri që nuk mund ta shpreh ose ta ndaj me pjesën tjetër të botës, kështu që nuk jam për gjë. Një shaka e vërtetë nuk është kështu? Paguaj për një faj në sytë e të tjerëve të pa kryer dhe të pashprehur kurrë, konsumoj jetën time dhe emocionet e mia një ditë pas tjetrës, duke shpresuar gjithmonë në kthimin tënd tek unë. Në mbrëmje shikoj tek dritarja e dhomës sime dhe përqafoj hënën ndërsa me zë të lartë shqiptoj emrin tënd që edhe veshët e mi përveç zemrës sime të mund ta dëgjojnë. Drita e saj e butë hyn ëmbëlsisht në dhomën time ashtu siç bën ti kur hyn tek unë, duke më ngrohur zemrën dhe trupin me praninë tënde. Kthehem në shtrat, por është bosh dhe e perceptoj mungesën tënde. Kur ti vjen tek unë të më takosh, zhvishem nga gjithçka dhe kthehem të ndihem si një grua e vërtetë. Ndjej shumë uri brenda meje, lakmia e asaj dashurie që meritoj, por që ti duhet t’i japësh një gruaje tjetër për shkak të një premtimi të bërë përpara Zotit tonë. Më thuaj, si është të bësh dashuri me të? Për ç’farë mendon kur i dhuron asaj trupin tënd, edhe pse e di se ajo tashmë jeton në bollëk dhe nuk e kupton fatin që ka duke të patur pranë, ndërsa unë vuaj nga uria që çon në vdekjen e ngadaltë të shpirtit tim? Kthehu i dashur, jam këtu, unë të pres dhe gjithmonë do ta bëj.


KAPITULLI 6



Udhëtimi vazhdoi përmes bisedimeve që shkonin në tema të ndryshme, shpesh të ndërprera nga pushime të gjata e të heshtura dhe nga ndalesa në stacionet e shërbimit. Secili nga ne reflektonte në këto momente, duke u përpjekur ndoshta të mblidhte mendimet e veta para se tjetri të bënte lëvizjen e tij. Duhej edhe pak para se të mbërrinim në Joseph dhe ende nuk i kisha thënë asgjë vërtet të rëndësishme për mua, asgjë që të ishte realisht e rëndësishme dhe që ta ndihmonte vërtet të më kuptonte më mirë. Duhej ta bëja, nuk mund të prisja më tepër. Përndryshe do të kishte qenë pastaj e kotë të flisje, meqë një bisedë e tillë nuk mund të lihej përgjysmë. E hodha veten në boshllëk, duke shpresuar që të kapesha në kohë nga krahët e tij, para se të bija në tokë.





Конец ознакомительного фрагмента. Получить полную версию книги.


Текст предоставлен ООО «ЛитРес».

Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию (https://www.litres.ru/pages/biblio_book/?art=40208207) на ЛитРес.

Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.



”Kur të më shohësh të vdekur prej dashurisë për ty, gruaja ime, dhe buzët e mia të jenë të çelura dhe i zbrazur nga shpirti të jetë trupi im … atëherë, e mbushur me dhimbje dhe keqardhje, do të vish tek ana e krevatit tim dhe me zë të ëmbël dhe të ulët do të thuash: Unë jam ajo që të ka vrarë dhe e penduar jam kthyer…”. Dy trupa, një shpirt i vetëm. Një kthim në jetë një shekull e gjysmë pas herës së parë që asgjëson kufijtë e caktuar nga koha. Një jetë e re apo vetëm një shpërblim. Po sigurisht një dashuri e re që çel në rishikimin e përditësuar të një të kaluare tashmë të zhdukur. ”NJË FLLUSKË JASHTË KOHE” është një Roman i pasur me emocione, me imazhe dhe të papritura që e mbajnë lexuesin të gozhduar deri në faqen e fundit.

Po sikur të ishte e vërtetë se të gjithë ne jetojmë një jetë të dytë? Po sikur të rriteshim me sigurinë e të kujtuarit të një jete të mëparshme? Katherine, nga të gjithë e quajtur Kate, është një grua e re italo-amerikane që jeton në New York. Shumë janë të bindur që ka probleme mendore, përfshirë familjen e saj të origjinës. Por, nuk është kështu: e veçanta e saj është që kujton me qartësi absolute detajet e një jete të saj të kaluar, jetë e jetuar në një vend të largët nga qyteti i saj i lindjes. Tashmë tridhjetë e pesë vjeçare, vendos të kthehet në Joseph, në kontenë e Wallowa-s, në Oregon, ku është e sigurtë se ka jetuar. Kërkon të kaluarën e saj, atë që qe shpirti i saj i mbyllur në trupin e një gruaje të kohërave të tjera. E detyruar të ndalojë në Portland nga një shtrëngatë, takon John-in, me të cilin përjeton një tërheqje të çuditshme. Ai do ofrohet ta ndihmojë të kërkojë gjurmët e kësaj të kaluare që nuk rresht së obsesionuari atë. Një pikturë, një puthje, një shtëpi dhe një ditar i shkruar nga ajo vetë në gjysmën e dytë të viteve tetëqind, gjithçka konvergon drejt një zbulimi befasues ruajtur për një finale të aftë për ta bërë këtë roman të paharrueshëm.

Как скачать книгу - "Një Flluskë Jashtë Kohe" в fb2, ePub, txt и других форматах?

  1. Нажмите на кнопку "полная версия" справа от обложки книги на версии сайта для ПК или под обложкой на мобюильной версии сайта
    Полная версия книги
  2. Купите книгу на литресе по кнопке со скриншота
    Пример кнопки для покупки книги
    Если книга "Një Flluskë Jashtë Kohe" доступна в бесплатно то будет вот такая кнопка
    Пример кнопки, если книга бесплатная
  3. Выполните вход в личный кабинет на сайте ЛитРес с вашим логином и паролем.
  4. В правом верхнем углу сайта нажмите «Мои книги» и перейдите в подраздел «Мои».
  5. Нажмите на обложку книги -"Një Flluskë Jashtë Kohe", чтобы скачать книгу для телефона или на ПК.
    Аудиокнига - «Një Flluskë Jashtë Kohe»
  6. В разделе «Скачать в виде файла» нажмите на нужный вам формат файла:

    Для чтения на телефоне подойдут следующие форматы (при клике на формат вы можете сразу скачать бесплатно фрагмент книги "Një Flluskë Jashtë Kohe" для ознакомления):

    • FB2 - Для телефонов, планшетов на Android, электронных книг (кроме Kindle) и других программ
    • EPUB - подходит для устройств на ios (iPhone, iPad, Mac) и большинства приложений для чтения

    Для чтения на компьютере подходят форматы:

    • TXT - можно открыть на любом компьютере в текстовом редакторе
    • RTF - также можно открыть на любом ПК
    • A4 PDF - открывается в программе Adobe Reader

    Другие форматы:

    • MOBI - подходит для электронных книг Kindle и Android-приложений
    • IOS.EPUB - идеально подойдет для iPhone и iPad
    • A6 PDF - оптимизирован и подойдет для смартфонов
    • FB3 - более развитый формат FB2

  7. Сохраните файл на свой компьютер или телефоне.

Видео по теме - RTV Ora - "Zgjedhorja", Gjoni: Flluskë sapuni që na u shit shtrenjtë. Një mandat i tretë për Ramën

Книги автора

Рекомендуем

Последние отзывы
Оставьте отзыв к любой книге и его увидят десятки тысяч людей!
  • константин александрович обрезанов:
    3★
    21.08.2023
  • константин александрович обрезанов:
    3.1★
    11.08.2023
  • Добавить комментарий

    Ваш e-mail не будет опубликован. Обязательные поля помечены *